Donika Nuhiu është këngëtare shqipëtare nga Lugina e Preshevës. Donika është njëra ndër të parat këngëtare nga Presheva e cila bëri bujë në rajon, duke qenë emri më i njohur te të gjithë fëmijët shqiptarë.

Donika Nuhiu
Background information
OrigjinaPreshevë
ZhanretPop
Këngëtare, soliste
Vitet aktik2009-
WebsiteFaqja Facebook

Këngët e saj si "Ti je dritë" e "Ejani këndojmë" kanë qenë këngët më të sukseshme të saj, të cilët kryesonin shumë top-lista. Suksesin e saj më të madhë e arriti në Maqedoni, duke qenë pjesë e emisioneve të ndryshme të organizuara për fëmijë në Shkup e qytete tjera.[1]

Donika është e influencuar nga këngëtaret si Rihanna, Beyoncé, Jessie J e Adele dhe shprehë se stili i saj muzikor është i përzier duke qenë i ndikuar nga këto këngëtare.[2]

Edhe pse tani e rritur, këngët e saja ende dëgjohen nga të gjithë fëmijët anë e mbanë trojeve shqiptare. Duke lënë kështu pas këndimin për fëmijë, Donika tani vijon mësimet për blues dhe soul, ku premton të sjellë diçka të re në tregun shqiptarë.

Burimi Redakto

  1. ^ "Presheva.com Donika Nuhiu promovon këngën "Romeo dhe Zhuljeta"". Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2012. Marrë më 18 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Preshevajone.com Sot Donika Nuhiu nga Presheva nesër “Rihanna” e Kosovës Lindore