Dragoti është një fshat në njësinë administrative QendërQarkut të Gjirokastrës, në krahinën etnografike të Labërisë.

Gjeografia Redakto

Dragoti i vendosur në faqen jugore të malit Shëndëlli, i kufizuar nga fshati Beçisht (vendlindja e Ali Pashë Tepelenës) dhe fshati Meshgoran. Vjosa del nga lugina e Këlcyrës, i mbrojtur nga erërat e ftohta të veriut, karakterizohet nga një mikroklimë e veçantë për zonën përreth, që lejon dhe rritjen e agrumeve.

Demografia Redakto

Ekonomia Redakto

Historia Redakto

Megjithëse në një pozicion strategjik dhe në një rrugëkalim të rrahur nga udhëtarët e të gjitha kohërave, ai është bërë pak objekt hulumtimi nga studiues të fushave të ndryshme. Mali i Golikut, ura e Dragotit dhe aktori e regjisori i shquar hollivudian, Sten Dragoti, janë tri simbole të shquara që e lartësojnë këtë fshat. Babai i Stenit, me brengën e mërgimtarit dhe mallin për fshatin e tij ku lindi dhe u rrit, e pagëzoi dhe me pagëzimin e djalit të tij (sten-ngushticë). Në antikitet ato quheshin "Stenat e Aosit", (Vjosës së sotme), kurse në mesjetë, "Klisyrë-Këlcyrë". Gjurmë të lashtësisë I pasurvejuar nga arkeologët, ai nuk u ka shpëtuar vëzhgimeve të vetë fshatarëve, që të nisur nga toponimet: "Ara e Kishës", "Gërmadhat", "Kalaja", "Manastiri", "Ura e Kishës" dhe "Ura e vjetër", si dhe qeramika e gjetur gjatë punimeve bujqësore, kanë hamendësuar se aty kishte rrënoja të vjetra. Këto hamendësime nuk mund të linin të qetë inxhinieren Rajmonda Dragoti, derisa bëri të mundur që një grup arkeologësh nga Instituti i Arkeologjisë të vëzhgonin nga afër rrënojat antike, mesjetare dhe ato të periudhës së Ali Pashë Tepelenës në fshatin Dragot. Këtu në këtë tarracën lumore pranë fshatit Dragot, që thirret nga banorët "Fusha e Dragotit" dhe më një numër të madh mikrotoponimesh si: "Kalimën", "Karraule", "Paraspore", "Gërmadha" etj., është zhvilluar në vitin 198 p.k. në stenat e Aosit, prej të clave hapeshin rrugët e Ballkanit drejt Maqedonisë dhe Epirit, beteja e madhe midis dy ushtrive, ushtrisë mbretërore maqedonase, me në krye Filipin V dhe asaj konsullore romake, me në krye Tit Kuint Flaminin. Këto gryka ishin një lloj termopilesh, ku Filipi u fortifikua dhe ua mbylli rrugën romakëve. Filipi V duke ndjerë rrezikun e depërtimit të ushtrisë romane nëpërmjet luginës së Drinosit dhe ngushticës së Aosit për në Thesali, pa lëshuar grykën e Antigonesë, i vendosi forcat në dy anët e lumit Aos. Mbrojtjen e krahut të majtë nga ana e malit Asnau (mali i Golikut), dhe grykën e Antigonesë, ia besoi komandantit të tij, Atenagorës, kurse krahun e djathtë, domethënë atë nga ana e malit Merop (mali i Shëndëlliut), dhe rrugën që kalonte nga kjo anë buzë lumit, e mbajti vetë. Romakët, që kishin ngritur lëmin e tyre përballë të dyja grykëve, qëndruan të pavendosur për të sulmuar, sepse pozitat e mbretit maqedonas ishin shumë të forta. "Kështu paraqitej gjendja kur mbërriti bariu i dërguar nga Haropi, një prijës i epirotëve, të cilin e çuan tek konsulli, siç tregon historiani romak, Tit Livi. Ai tha se vazhdimisht kulloste bagëtinë në ato male të thepisura, ku ishte ngritur tani lëmi i mbretit. Në qoftë se konsulli dëshironte të dërgonte me të disa ushtarë, ai merrte përsipër t'i udhëhiqte këta në rrugë të sigurta dhe shumë të lehta, që të shpinin sipër mbi "kokën e armikut". Të udhëhequr nga ky bari, një pjesë ushtrisë romake u dërguar përmes shtigjeve malore, mesa duket nëpër Zagori dhe lumin e Dëshnicës, për të dalë në prapavijën e maqedonasve, diku pranë fshatit Dragot të Tepelenës. Pra këtu duhen kërkuar dhe mbetjet e kësaj beteje të madhe, që përcaktoi fatet e mëtejshme të Ballkanit. Nga vëzhgimet sipërfaqësore, të vështirësuara dhe nga bimësia e shumtë, ne mundëm të identifikonim nga kjo vizitë e parë një vendbanim fshatar të shek. IV-VI, të shtrirë në një sipërfaqe prej disa dynymësh dhe një kishë mesjetare e shoqëruar me një varrezë të ndërtuar me rasa guri. Ka shumë gjasa që kisha mesjetare të jetë ndërtuar mbi rrënojat e një kishe më të vjetër të periudhës paleokristiane. Si rrënojat e fshatit të antikitetit të vonë, ashtu dhe kisha, kanë nevojë për disa sondazhe për të përcaktuar mirë fazat e ndryshme të jetës në të dhe ato të ndërtimeve. Pranë kishës ruhet dhe një urë-akuedukt, me një hapësirë drite dhe trashësi të murit 80 cm. Ky ujësjellës e ka marrë ujin nga burimi në lagjen "Kala" dhe nuk e dimë se deri ku ka përfunduar dhe për këtë duhen bërë kërkime të mëtejshme. Duke u nisur nga teknika e ndërtimit, uraakuedukt më tepër afron me ndërtimet e periudhës së Ali Pashë Tepelenës. Në lagjen "Kala", vëmendjen e çdo vizitori e tërheq një banesë e fortifikuar me mure të larta, me një arkitekturë të admirueshme, që tregon për shijen dhe aftësinë e ndërtuesve të saj. Teknika e ndërtimit me gurë të latuar me kujdes me forma të rregullta gjeometrike, si korniza prej guri që konturojnë pjesën e sipërme të mureve, janë elementë të dallueshëm që lidhen me ndërtimet ushtarake e civile të Ali Pashë Tepelenës. Duke qenë i rrallë në funksionin e tij si han i fortifikuar, ai duhet të tërheqë menjëherë vëmendjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës, për ta vënë në ruajtje dhe për të bërë konservimet e nevojshme. Vlerat këtij monumenti ia rrisin dhe kalldrëmet në rrugicat pranë tij, të ndërtuar me gurë petashuqë, vendosur vertikalisht. Një nga veçoritë që karkterizojnë Dragotin është që aty rritet pema e portokallit, mandarinës, dhe limonit.[nevojitet citimi]

Shih dhe këtë Redakto

Lidhje të jashtme Redakto