Drapëri dhe çekiçi është simbol i komunizmit. Këto dy vegla janë simbole të proletariatit dhe fshatarësisë ndërsa së bashku përfaqësojnë lidhjen e punonjësve të fabrikave dhe punonjësve të bujqësisë. Ky simbol u krijua në kohën e Revolucionit të tetorit në vitin 1917.

Drapëri dhe çekiçi në flamurin e Bashkimit Sovjetik.

Historia Redakto

Në fillim simboli ishte një gërshetim i çekiçit me plugun (parmendën). Drapëri dhe çekiçi edhe pse përdoreshin që nga 1917/18 nuk ishin simbol zyrtar deri në vitin 1922, deri atëherë ky simbol përdorej nga Armata e kuqe dhe Garda e kuqe në uniformat, medaljet dhe kësulat e tyre, etj.

Më vonë ky simbol u vendos në flamurin e Bashkimit Sovjetik në vitin 1923. Ndërsa i stilizuar ky simbol u vendos te flamujt e Republikave Sovjetike.