Draupadi Ratha është një monument në kompleksin e Pancha Rathave në Mahabalipuram, më parë të quajtur Mamallapuram, në bregun e Coromandelit në gjirin e Bengalit në distriktin Kancheepuram të shtetit indian Tamil Nadu. Është një shembull i Arkitekturës monolitike shkëmbore të Indisë. Daton që nga fundi i shekullit të VII, atribuar mbretërimit të Mahendravarmanit I dhe djalit të tij, Narasimhavarmani I]] (630–680 i e.s.; i quajtur edhe Mamalla, ose "luftëtari i madh") i mbretërisë Pallava.[1][2] I gjithë kompleksi është nën autoritetin e Archaeological Survey of India (ASI) dhe është pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram të shpallur trashëgimi botërore e UNESCO-s që nga viti 1984.[3] E ngjashme me një karrocë (ratha), është skalitur nga një bllok i vetëm shkëmbor i gjatë prej graniti.[3][4][5] Megjithëse shpesh gabimisht konsiderohet si një tempull, struktura nuk u shenjtërua si e tillë pasi nuk u përfundua[6] për shkak të vdekjes së Narasimhavarmanit I.[4][5][7] Struktura është emërtuar sipas emrit të bashkëshortes së përbashkët, Draupadi të Pandavave të eposit të Mahabharatas,[3][5][8] megjithëse ky emërtim është i pabazuar në të dhënat historike.[4] Struktura e pambaruar i është kushtuar hyjneshës Durga.[9]

Detaj i jashtëm i Draupadi Rathas

Gjeografia Redakto

 
Draupadi Ratha

Siti gjendet në Mahabalipuram (i njohur më parë si Mammallapuram) në bregun e Coromandelit në gjirin e Bengalit të Oqeanit indian në distriktin Kancheepuram. Është afërsisht 56 km në jug të Chennai (i njohur më parë si Madras), kryeqyteti i shtetit të Tamil Nadu-së,[10] ndërsa nga Chengalpattu është rreth 32 km larg.[11] Draupadi Ratha është në skajin verior të Pancha Rathave,[12] mbi shtratin e gjatësor prej shkëmbi mbi të cilin janë skalitur. Pjerrësia e terrenit ngrihet lehtësisht nga veriu për në jug.[12]

Historia Redakto

 
Skulptura e luanit pranë Draupadi Rathas

Veçoria e kësaj rathe si dhe të tjerave nuk mund të krahasohet me asnjë ndërtim të lashtë para ndërtimit të tyre në arkitekturën indiane. Megjithatë, pesë rathat kanë qenë pararendëset ose modeli i zhvillimit të arkitekturës së tempujve të Indisë së Jugut. Ashtu si katër rathat e tjera, kjo është një imitim i një versioni më të hershëm prej druri.[13] Megjithëse është konsideruar një tempull monolitik, termi "tempull" është i pasaktë pasi pesë rathat nuk u përfunduan ndonjëherë,[6] siç dëshmohet nga shtrati shkëmbor i paskalitur në majëz. Në këtë mënyrë, rathat as nuk u shenjtëruan si tempuj as mundën të përdoreshin për të zhvilluar ceremoni fetare në to. Statusi i papërfunduar i të pesë rathave i është atribuar vdekjes së mbretit Narasimhavarman I në vitin 668 të e.s..[8][12] Madje edhe emri epik i bashkëshortes së përbashkët të Pandavave, Draupadi, nuk është i mbështetur në të dhënat historike. Bashkë me mjaft monumente të tjera, kjo ratha është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 1984 si "Grupi i monumenteve në Mahabalipuram".[3] Tempulli i është kushtuar hyjneshës Durga, megjithëse hyjnia mendohet se është e një periudhe të mëvonshme.

 
Arjuna dhe Draupadi Ratha, me Durgën në murin lindor dhe Nandin anash.

Arkitektura Redakto

Të gjitha Pancha Rathat janë rreshtuar në drejtimin veri-jug dhe ndajnë të njëjtën plintë. Ato nuk kanë pararendëse në arkitekturën indiane dhe kanë shërbyer si modele për ndërtimin e tempujve më të mëdhenjë të traditës së arkitekturës dravidiane të Indisë së Jugut.[8] Megjithëse të nxjerra nga shkëmbinjë monolitikë, ato janë skalitur në formën e tempujve strukturorë në formën e rregullt të ndërtesës dhe kështu të konsideruara si “forma tempujsh gati-monolitikë”.

Planimetria Redakto

Draupadi Ratha është më e vogla nga pesë rathat dhe është skalitur nga një bllok i vetëm shkëmbi graniti. Është ndërtuar në formën e një kasolleje të thjeshtë, duke e ndarë një upapitha (platformë dytësore) me Arjuna Rathan.[3][5][14] Ratha është e vendosur në një plan katror dhe është në formën e një bangla-je ("një kasolle në Bengal").[12][15] Përmasat e saj të jashtme janë 3.4 m x 3.4 m, e ngritur në një lartësi prej 5.5 metrash. Mbi upapptha-n, e cila formon një platformë të përbashkët me Arjuna Ratha-n, një stupi ka qenë skalitur nga shtrati shkëmbor në kënd dhe nuk ka qenë shkëputur nga faltorja kryesore. Çatia ka formë lakore dhe përfundon si një katror prej 0.76 m në krye.[12] Majëza mungon. Çatia si me kashtë, kutagara, është një faltore vimana. Ka qenë skalitur nga shkëmbinj graniti, duke filluar nga kreu i shkëmbit duke punuar më poshtë deri në bazë.[16][17] Çatia është e ngjashme me atë të një kasolleje, me motive dekoruese te nyjat bashkuese. Hyrja e tempullit është e drejtuar nga perëndimi.[18][19] Dera e hyrjes është skalitur mbi një platformë të ngritur, e cila është e mbajtur në këkat e elefantit dhe luanit në përmasa të mëdha në sekuencë alternuese. Mbi derën e hyrjes ndodhen harqet dekorues "makara torana" me dy fasha; këto torana janë tipike të stilit Mahendraverma dhe shihen gjithashtu në shpellat dhe më vonë do të modifikoheshin në një fashë të vetme gjatë sundimit të Rajasimha-s. Dhoma që bujt hyjnitë është 2 m e gjatë dhe 1.4 m e gjerë.[12][14][15][17]

Veçoritë Redakto

 
Durga e adhuruar nga besimtarët brenda shenjtërores së rathas

Në tempull shihen të paraqitura imazhe të shumta të Durgës, veçanërisht në shenjtërore dhe po ashtu në sipërfaqen e jashtme të murit lindor. Te dera janë portretizuar shalabhanjika-t ose dy rojat femërore dvarapalaka, që janë po ashtu në formën e hyjneshës. Tempulli pohoet se gjeneron "energji primale" në konsonancë me karakteristikat e perëndeshës Durga; dvarapalika në të majtë ka një hark në dorën e saj dhe ajo në të djathtë ka një shpatë. Shenjtërorja e portretizon Durgën në murin e mbrapëm duke qëndruar mbi një zambak, në atë që quhet postura "sambhaga" me katër krahë, me krahët e sipërm duke mbajtur një shankha dhe një chakra dhe dora e poshtme është në abhaya mudra (posturë bekimi) dhe duartë e tjera te beli. Zbukurimi i veshur është një fashë gjoksi pa ndonjë rrip lidhës.[12] Ajo është e rrethuar nga besimtarët me një prej të cilëve në të majtë të saj gati të presë kokën e tij si një ofertë (një version tjetër pohoet se është ofrimi i një luleje nga besimtar[12]) dhe një tjetër besimtar (me gërsheta të lidhur ekspozon qafën e tij për tu prerë[12]} në të majtë të saj duke gjymtuar pjesët e tij të trupit, po ashtu si ofertë; ky ishte një rit hindu i lidhur me kapalika-t. Kjo lloj oferte ndaj një hyjneshe, megjithëse e kobshme, shihej në shumë tempuj të Durgës; është e lidhur me mitin e rolit të saj si Mahisasuramardini (vrasësja e demonit Mahishasura). Imazhet e Durgës te niket e paraqesin hyjneshën duke ndenjur mbi një kokë bualli që përfaqëson Mahishasuran. Adoptimi i kombinimit të elefantit dhe luanit është pohuar si më shumë i traditës budiste që u modifikua në stilin arkitekturor Pallava kur u shtuan motivet me kafshë. Luani, i cili është gjogu i Durgës, është një skulpturë guri 1.8 m i lartë i skalitur nga popla gjigande e vendosur në prakara-n e rathas.[12] Në tre niket në dhomën e tempullit relievet paraqiten brenda dy gjysëm-kolonave me dokorime të një "florid makara torana" me fasha të dyfishta. Imazhet brenda rathas përfshijnë edhe katër gana (shpirtra të këqinj) në krye të panelit qendror, anash Durgës; dy shpirtra të këqinj në anën e jashtme mbajnë shpata të vogla kurse ata në pjesën e brendshme paraqiten me një dorë të ngritur në pozicion adhurimi.

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ The Culture of India; isbn 9780852297629, The Rosen Publishing Group, 2010, fq. 315
  2. ^ Indu Ramchandani: Student Britannica India 7 Vols; Popular Prakashan, 2000, isbn 9780852297629, fq. 5
  3. ^ a b c d e "Group of Monuments at Mahabalipuram" (në anglisht). World Heritage. Marrë më 8 shkurt 2007.
  4. ^ a b c "File:Five Rathas, Mahabalipuram.jpg" (në anglisht). Archaeological Survey of India, Chennai Circle. Marrë më 9 prill 2013.
  5. ^ a b c d "Pancha Rathas, Mamallapuram". Arhaeological Survey of India. Marrë më 23 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b Marilyn Stokstad: Art History; 2008, Pearson Education, isbn 9780131577046, fq. 333
  7. ^ "Mahabalipuram" (në anglisht). UCLA Education, South Asia. Marrë më 30 dhjetor 2012.
  8. ^ a b c "The Rathas, monolithic [Mamallapuram]" (në anglisht). Online Gallery of British Library. Marrë më 19 shkurt 2013.[lidhje e vdekur]
  9. ^ Margaret Prosser Allen: Ornament in Indian Arch; 1991, fq. 139
  10. ^ Gunther, Michael D. "Pancha Rathas, Mamallapuram". art-and-archaeology.com. Marrë më 23 tetor 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; 1982, Asian Educational Services, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-206-0151-2, fq. 157–
  12. ^ a b c d e f g h i j "Mahabalipuram – The Workshop of Pallavas – Part III". 1. Draupadi Ratha. Indian History and Architecture, Puratattva.in. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2013. Marrë më 23 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Marian Moffett, Michael W. Fazio & Lawrence Wodehouse: World History of Architecture; 2003, Laurence King Publishing, kontrolluar më 9 janar 2013, isbn 978-1-85669-371-4, fq. 75
  14. ^ a b "World Heritage Sites – Mahabalipuram – Monolithic Temples" (në anglisht). Archaeological Survey of India. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2013. Marrë më 9 janar 2013.
  15. ^ a b "Draupadi Ratha" (në anglisht). Art-and-archaeology.com. Marrë më 20 shkurt 2013.
  16. ^ Shobhna Gupta: Monuments Of India; 2003, Har-Anand Publications, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-81-241-0926-7, fq. 32–36
  17. ^ a b Karen Schreitmüller, Mohan Dhamotharan & Beate Szerelmy: India Baedeker Guide; 14 shkurt 2012, Baedeker, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-3-8297-6622-7, fq. 589–
  18. ^ "Draupadi Ratha, Mamallapuram" (në anglisht). Art-and-archaeology.com. Marrë më 20 shkurt 2013.
  19. ^ "The Five Rathas of Mahabalipuram". Varalaaru. Marrë më 9 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia Redakto

  • Margaret Prosser Allen: Ornament in Indian Arch; 1991.
  • P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; 1982, Asian Educational Services, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-206-0151-2.
  • Shobhna Gupta: Monuments Of India; 2003, Har-Anand Publications, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-81-241-0926-7.
  • Marian Moffett, Michael W. Fazio & Lawrence Wodehouse: World History of Architecture; 2003, Laurence King Publishing, kontrolluar më 9 janar 2013, isbn 978-1-85669-371-4.
  • Indu Ramchandani: Student Britannica India 7 Vols; Popular Prakashan, 2000, isbn 9780852297629.
  • Karen Schreitmüller, Mohan Dhamotharan & Beate Szerelmy: India Baedeker Guide; 14 shkurt 2012, Baedeker, kontrolluar më 3 janar 2013, isbn 978-3-8297-6622-7.
  • Marilyn Stokstad: Art History; 2008, Pearson Education, isbn 9780131577046.
  • The Culture of India; isbn 9780852297629, The Rosen Publishing Group, 2010.