Dubravka Ugrešić (lindur më Kutina, Kroaci, 27 mars 1949 - vdiq më 17 mars 2023) është shkrimtare e njohur nga Kroacia e cila që prej vitit 1999 jeton në Hollandë.

Dubravka Ugrešić
U lind më27 mars 1949
Vdiq më17 mars 2023
KombësiaKroate
Gjinitë letrareromane, tregime, poezi

Me baba kroat dhe nënë bullgare, Ugrešići u rrit në qytetin e lindjes në rajonin e Sisakut pranë Zagrebit. Studioi letërsi ruse dhe letërsi të krahasuar në Fakultetin filozofikUniversitetit të Zagrebit.[1] Për njëzet vite punoi në Institutin për shkencë dhe letërsi në atë fakultet.

Në ish-Jugosllavi u bë fillimisht e njohur në vitin 1981 me satirën fiksionale postmoderne Štefica Cvek u raljama života (Shtefica Cveku nëpër nofulla të jetës), histori e zgjimit të një daktilografisteje adoleshente nga Zagrebi. Romani u adaptua tre vite më vonë në filmin kult U raljama života nga regjisori Rajko Grlić.

Në fillim të viteve nëntëdhjetë, Ugrešići ishte mjaft aktive me prononcime publike dhe shkrime kundër nacionalizmave, luftës dhe dhunës ndëretnike (më vonë të përmbledhura në vëllimin Kultura laži - Kulturë gënjeshtrash). Për shkak të qëndrimeve të saj, mediat kroate të kohës e akuzojnë si “tradhtare e popullit” dhe “shpifëse”. Më 1993 Dubravka Ugrešić lë Kroacinë dhe pas endjeve disavjeçare në Gjermani, Hollandë dhe Shtete të Bashkuara, vendoset përfundimisht në Amsterdam. Ajo shkruan, ligjëron në universitete amerikane dhe europiane dhe bashkëpunon me revista dhe gazeta evropiane.

Librat e Dubravke Ugrešićit janë përkthyer në shumë gjuhë dhe janë lauruar me çmime të rëndësishme letrare ndërkombëtare.

Vepra Redakto

  • Mali plamen (1971)
  • Filip i sreća (1976)
  • Poza za prozu (1978)
  • Nova ruska proza (1980)
  • Štefica Cvek u raljama života (1981)
  • Život je bajka (1983)
  • Forsiranje romana-reke (1988) (përkthyer në shqip si Piramida e Emës, 1990)
  • Kućni duhovi (1988)
  • Američki fikcionar (1993)
  • Kultura laži (1996)
  • Muzej bezuvjetne predaje (1998) (Muzeu i kapitullimit pa kushte, 2009)
  • Zabranjeno čitanje ( 2001)
  • Ministarstvo boli ( 2004) (Ministria e dhimbjes, 2010)
  • Nikog nema doma (2005)

Çmime Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Balkan warrior, The Guardian, 23 shkurt 2008" (në anglisht).
  2. ^ Jean Améry-Preis für Dubravka Ugresic. In: Saarbrücker Zeitung (Kultur) 29. augusta 2012, S. BB5
  3. ^ http://neustadtprize.org/

Lidhjet e jashtme Redakto