Papas Frangjisk (Francesco) Solano, (18 nëntor 1914-19 mars 1999)[1][2], i njohur edhe me pseudonimin e tij letrar Dushko Vetmo, ka qenë një klerik dhe njeri i letrave arbëresh, themelues i katedrës së albanologjisë në Universitetin e Kalabrisë në Kozenca.

Dushko Vetmo
Emri Francesco Paolo
Mbiemri Solano
Lindur më 1914
Lindur në Frasnite , Kalabri
Kombësia arbëreshe
Shtetësia italiane
Profesioni albanolog, shkrimtar, publicist

Lindi në Frasnitë (Kalabri) nga një familje me rrënjë të largëta çame. Pas njëzet vjetësh shërbimi si klerik në Argjentinë, Uruguaj dhe Kili kthehet në Itali. Solano ishte studiues, themelues dhe titullar i Katedrës së Gjuhës dhe të Letërsisë shqipe dhe i Dialektologjisë arbëreshe në Universitetin e Kalabrisë në Kozencë, që prej vitit 1975 deri në vitin1990.

Njihet si nismëtari i botimit të revistës “Vija”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve Arbëreshë. Në fushën e gjuhësisë njihet si autori i gramatikës “Manuale di lingua albanese”. Në fushën e dialektologjisë arbëreshe botoi një sërë botimesh për dialektet arbëreshe dhe disa të folmet si ajoPellatënit, edhe ajo e Fermës. Nëfushën e filologjisë botoi veprën e F. A. Santori, Emira (1985) dhe Katekizmin arbërisht të Shën Vasilit (1983). Si shkrimtar i përkasin disa vepra letrare : “Burbuqe të egra”, “Akullnajat”, “Shkretëtira prej guri” e"Tt praku" ej.

Tituj të veprave Redakto

  • Burbuqe t´egra - 1946 [2]
  • Te praku - 1977 [2]
  • Bijtë e Dodonës [2]
  • E po hëna [2]
  • Shkretëtira prej gurit [2]
  • Dhaskal Mitri [2]
  • Tregimet e lëmit [2]

Burimi i të dhënave Redakto

  1. ^ De Rosa, Fiorella (27 mars 2022). "P. Francesco Solano". Fondazione Francesco Solano (në italisht).{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ a b c d e f g h Gjovalin Shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut