Dy pikat (:) shënojnë një pushim që zgjat pothuajse sa pikëpresja , por ndryshe prej saj dy pikat kanë një vlerë, lajmërojnë një shpjegim, një varg shembujsh etj.

Dy pikat paralajmërojnë fjalët që riprodhohen në ligjëratën e drejtë,sqarimin a shpjegimin e diçkaje që është thënë ne pjesëne parë te fjalisë,numërimin e nje vargu shembujsh etj.

Dy pikat përdoren në ligjëratën e drejtë për të ndarë fjalët e autorit nga fjalët që riprodhohen, kur fjalët e autorit prijnë

Dy pikat vihen para onomatopeve që riprodhojnë tinguj e zhurma të ndryshme, kur vijnë pas fjalësh që i paralajmërojne si psh:Në deget e nje portokalli ia thoshte përvajshëm nje kumri:gu-gu-gu

Dy pikat vihen para një vargu gjymtyrësh homogjene kur prihen nga një emër i shoqëruar nga një numëror ose nga ndonjë fjalë tjetër që paralajmëron numërimin

Dy pikat vihen pas fjalëve p.sh., si, si p.sh. e siç janë kur paralajmërojne numërimin dhe ndiqen nga një varg gjymtyrësh homogjene

Dy pikat vihen në fund të një formulimi ose rregulle, pas së cilës renditen një ose më shumë shembuj për ilustrim.

Me dy pika ndahen fjalitë e bashkuara pa lidhëza me marrëdhënie shtesore.

Ndahen me dy pika dy fjali të bashkuara pa lidhëza, nga të cilat e dyta zbërthen kuptimin e përgjithshëm e të papërcaktuar të një gjymtyre të fjalisë së parë ose gjithë fjalinë e parë.

Dy pikat përdoren edhe për të ndarë dy fjali të bashkuara pa lidhëza kur e dyta tregon shkakun e së parës.