Dylber Vrioni (Berat, 4 qershor 1946) ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe ministër i shtetit shqiptar.

Dylber Vrioni
Zëvendëskryeministër
Në detyrë
4 dhjetor, 1994 – 10 korrik, 1996
Paraprirë ngaBashkim Kopliku
Pasuar ngaTritan Shehu
Ministër i Financave dhe i Ekonomisë
Në detyrë
4 dhjetor, 1994 – 10 korrik, 1996
Paraprirë ngaPirro Dishnica
Pasuar ngaRidvan Bode
Ministër i Privatizimit
Në detyrë
11 korrik, 1996 – 1 mars 1997
Paraprirë ngade novo
Pasuar ngaEduart Ypi
Të dhëna vetjake
U lind më4 qershor 1946
Berat, Republika Popullore e Shqipërisë
Nënshtetësiashqiptar
Partia politikePartia Demokratike e Shqipërisë
Punësimiinxhinier, politikan

Biografia Redakto

U lind në Berat më 4 qershor 1946, i biri i Irfan bej Vrionit. Pas arrestimit të dytë të të atit, ende foshnje disamujore, strehohet së bashku me nënën e tij në Tiranë tek shtëpia e gjyshit amësor. Dylber Vrioni ndjek arsimin e ulët dhe të mesëm në Tiranë pranë gjimnazit Sami Frashëri. Ndjek dhe diplomohet në Fakultetin e Inxhinierisë në Universitetit të Tiranës në vitet 1967-1971.

Pas diplomimit, emërohet si inxhinier në Uzinën Mekanike në Peshkopi, qytet në të cilin punon për disa vite. Më 1979 komandohet me punë pranë Institutit të Studimeve dhe Projektimeve Mekanike në Tiranë. Më 1987 - 1990 ka qenë inxhinier në Uzinën Elektroteknike.

Ndryshimet e vitit 1990 e shtyjnë Vrionin të përfshihet në politikën shqiptare në anën e Partisë Demokratike, ku më 1991-1992 punoi në sektorin e jashtëm të saj. Po më 1991 u zgjodh nënkryetar i PD-së së Tiranës.

Më 22 mars 1992 zgjidhet deputet i Tiranës për Legjislaturën XII 4.4.1992- 29.3.1996. Në qershor të vitit 1993 emërohet President i Bankës Italo-Shqiptare, gushtin e po atij viti emërohet Kryetar i Komitetit Shqiptar për Negociimin e Borxhit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë. Një muaj më tej, në shtator emërohet Guvernator i Bankës së Shtetit Shqiptar.

Në dhjetor të 1994 emërohet Ministër i Financave dhe i Ekonomisë dhe zëvendëskryeministër i Republikës së Shqipërisë. Ngarkohet me misionin e reformës ekonomike dhe asaj të privatizimit. Me zgjedhjet e 26 maj 1996 zgjidhet deputet i Beratit për Legjislaturën e Re XIV 1.7.1996 - 15.5.1997.

Në qershor 1996 emërohet Ministër i Privatizimit i Republikës së Shqipërisë.[1]

Kontributet Redakto

  • Themelimi i Bankës Italo-Shqiptare si një sipërmarrje e përbashkët e Banca di Roma dhe Bankës Kombëtare Tregtare Shqiptare
  • Rinegociimi i Borxhit Publik dhe Privat të Shtetit Shqiptar
  • Hartimi dhe implementimi i strategjisë së privatizimit
  • Negociimi dhe kthimi në Republikën e Shqipërisë i rezervave të arit të Shtetit Shqiptar marrë nga Shteti Gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore e më vonë të ngrira prej sheteve aleate[2]
  • Implementimi i TVSH i Republikës së Shqipërisë.
  • Themelimi i Regjistrit të Aksioneve dhe themelimi i Bursës së Tiranës.

Referime Redakto

  1. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 251. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Albania to Get Back $30 m Gold Seized by War Allies". hri.org. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)