Tipet e Memorjeve të kompiuterit
E paqëndrueshme
Non-Volatile

EPROM, është akronimi i Erasable Programmable Read Only Memory, është një memorie vetëm e lexueshme dhe që mund të fshihet nëpërmjet rrezeve ultraviolet. Behet fjalë për një evoluim të memories PROM e cila, pasi programohet, nuk mund të jetë më në modifikim gjeneral. EPROM-i në ndryshim nga kjo mund të fshihet totalisht (gjithsesi vetëm për disa herë) dhe të riprogramohet sipas dëshirës. Shpikja e saj, në 1971, u bë nga një inxhinier izraelit, Dov Frohman, e nxjerre nga Fairchild Semiconductor për tu bashkuar me Moore, Noyce dhe Grove, themelues të shoqërisë Intel, të dalë nga Fairchild një vit më parë.

EPROM e viteve 70' prej 256 byte

Programimi Redakto

 
EPROM e teknologjisë CMOS prej 32 KB (256 Kbit)

Shkrimi në celulat e një memorieje EPROM realizohet nëpërmjet një fenomeni të veçante. Në fakt kalohet një rryme e forte nëpërmjet Drain dhe Source. Me një probabilitet të ditur disa elektrone të nxehte arrijnë të hyjnë në Gate. Celula është e programuar kur në gatë është prezentë një ngarkese e tille që të ndezë pajisjen.

Ekzistonte një mënyre për të përshpejtuar programimin. Në specifikat e ofruara nga prodhuesi tek koha e sinjalit, ishte e dhënë edhe koha e programimit, d.m.th për sa kohë në pinin e përcaktuar për këtë funksion duhet të qëndronte tensioni i programimit (Vpp), vlerat ishin në disa dhjetëra milisekonda. Për siguri (për shkak të tolerancës së ndërtuesit), kjo vlerë vendosej disa herë më lart sesa koha e nevojshme për programimin nga një celule e shkruajtur me vlere 0, përderisa në shumë raste përveçse programimit standard, adoptohej metoda e përshtatur, e cila kishte të bënte me 2 veprime të përsëritura disa herë ; ku jepej tension për 1 të 10 e kohës standarde, pasi lexohej celula, cikli përsëritej derisa celula të shfaqej e programuar, në këtë moment jepej tension për një kohë të barabarte me shumën e provave të programimit të mëparshme, në praktikë nëse kishin kaluar në total 15 milisekonda ta çuar celulën 0, jepej tension edhe për 15 milisekonda të tjera, me dyfishimin e kohës së programimit kishte siguri në programimin e bërë. Sigurisht që e gjithë sekuenca kryhej në automatik, e menaxhuar nga firmware e programuesit të epromit. Në fund të programimit kopjoheshe dritarja me një etiketë ku ishte i vendosur niveli i daljes së mikrokodit, dhe në të njëjtën kohë mbante në eresire cip -in.

Fshirja Redakto

 
Ky Mikrokontrollor 8749 ruan programin e tij në një EPROM të brendshme

Për të shmangur rrezatimin ultraviolet, die i EPROM -it është i pozicionuar në paketën poshtë një dritareje transparente. Në versionet e para, dritarja mbyllej me një cipë të hollë kuarci, më vonë u përdor xhami i zakonshëm, duke përdorur sasinë e nevojshme për tu përdorur si një lente për paketën qeramike të kësaj pajisjeje. Fshirja kryhej nëpërmjet një vegle të quajtur Eprom Eraser, një kuti e thjështë që përmbante një llambë me rreze UV të tipit UV-C dhe një temporizator elektromekanik, që lejonte të vendosje kohën e rrezatimit deri tek një maksimum prej 45 minutash ; fshiresat më të vegjël ishin të pajisur me një llambë në gjendje të fshije në një veprim të vetëm një dyzine epromesh. Fshirja nënkuptonte ti çoje të gjitha bit-et (celula apo lokacione) në vlerë të lartë(1), EPROM-i në këtë pikë rikthehej të ishte i programueshëm. EPROM-et tashme thuajse nuk përdoren me. Janë zëvendësuar nga memoria flash dhe EEPROM që mund të fshihen në mënyre elektrike dhe nuk kanë nevoje të përdoren rrezet UV.

Llojet e EPROM-eve Redakto

 
Zmadhime të një die të një EPROM-i

Janë prodhuar disa lloje EPROM që ndahen midis tyre përveçse kapacitetit të memories në dispozicion edhe për shpejtësinë (kohën e aksesit) dhe për tensionin e punës dhe atë të programimit. Përgjithësuesish çdo programues ka një listë cip-esh, të ndara nëpërmjet prodhuesve, për të automatizuar veprimet në fund të programimit, e cila mund të kryhet në dy mënyra : ti transmetosh programuesit-EPROM dokumentin me kod eksadecimal i cili ndodhet në floppy ose hard disk të një kompjuteri nëpërmjet një ndërfaqeje, ose ta kopjosh direkt përmbajtjen e një EPROM-i në një EPROM bosh.

EPROM-et me kapacitet deri 4096 byte (32768 celula), me sigël komerciale 2732, kishin një pakete me 24 pin, të zëna komplet nga 12 fijet e adresimit, 8 fijet e të dhënave, 1 të seleksionimit cip, 1 për programimin dhe 2 për ushqimin me rryme. Për versionet pasardhëse, duke u nisur nga cip-i i targuar 2764, duke pasur kapacitet të dyfishte (8192 byte për një total 65536 celula), u pa e nevojshme të implementohej një pakete me 28 pin, duke shtuar fijen e 13 të adresimit ; me tej në kohë me shtimin e kapacitetit, edhe paketa me 28 pin nuk mjaftonte. Paketa ishte e gjitha në qeramikë, duke garantuar mbajtjen e forte të dritares.

Duke u nisur nga cip-i me kapacitet 8 Kbyte e më sipër, disa prej këtyre llojeve memoriesh u prodhuan edhe duke përdorur teknologjinë CMOS, duke lejuar një reduksion të fortë të konsumit të rrymës si pasoje edhe të një prodhimi më të vogël të nxehtësisë.

Zëra të lidhura Redakto