Ebu Ejub el-Ensari (arabisht: أبو أيوب الأنصاري, turqisht: Ebu Eyyûb el-Ensarî, vdiq rreth vitit 674)[1] - i lindur Khalid bin Zeyd bin Kulejb bin Thaalba (arabisht: خالد ابن زيد ابن كُليب ابن ثعلبه) në Jethrib - me prejardhje nga fisi Beni Nexhar, ishte një shok i ngushtë (arabisht: الصحابه, sahaba) dhe flamurtari i profetit islam Muhamed. Ebu Ejubi ishte një nga ensarët të historisë së hershme islame, ata që e mbështetën Muhamedin pas hixhrës (migrimit) në Medine në vitin 622. Patronimi Ebu Ejub, do të thotë baba i Ejubit. Ebu Ejubi vdiq nga sëmundja gjatë Rrethimit të Parë Arab të Kostandinopojës.

Ebu Ejub el-Ensari
أبو أيوب الأنصاري
Varri i Ebu EjubitStamboll, Turqi
Guvernator Rashidun i Medinës
GuvernatoriAli ibn Ebi Talib
Paraprirë ngaSahl ibn Hunaif (From 657)
Pasuar ngaMaruan ibn el-Hakam (662–669)
Të dhëna vetjake
U lind mëJethrib, Hexhaz, Arabia
Vdiq mërr. 674
Kostandinopoja, Perandoria Bizantine
MarrëdhënietBenu Hazrexh (Beni Nexhar)
Prindër(it)
  • Zejd bin Kulejb bin Thaalba bin Abdulauf el-Hazrexh (father)
  • Hind bint Said (mother)

Biografia Redakto

Ebu Ejub el-Ensariu u lind në Jethrib, Hexhaz si Khalid bin Zejd në familjen Beni Nexhari të Benu Hazrexh, Ebu Ejubi ishte kryefamiljari i tij, ai ishte një nga pleqtë e zgjedhur në Medine i cili shkoi në luginën e Akabesë dhe u betua për besnikëri ndaj Islamit në duart e Muhamedit, i cili e quajti atë Ebu Ejub el-Ensari.

Konvertimi në Islam Redakto

Kur Muhamedi mbërriti në Medine, të gjithë banorët e qytetit u ofruan ta strehonin. Thuhet se deveja ishte urdhëruar nga Allahu, kështu që Profeti Muhamed e la devenë të vendoste të ecte aty ku zgjidhte dhe të qëndronte në shtëpinë e kujtdo që ndalonte. Deveja u ndal në shtëpinë e Ebu Ejub el-Ensariut. Ndonëse Ebu Ejub el-Ensari kishte përgatitur ushqim vetëm për Muhamedin dhe Ebu Bekrin, Muhamedi urdhëroi që të gjithë në lagje të ftoheshin për të marrë pjesë në ushqim.

Disa hadithe të transmetuar nga Ebu Ejubi Redakto

Ebu Ejub el-Ensariu i njihet merita që ka transmetuar shumë thënie të Muhamedit. Shembuj të njohur të tyre përfshijnë:

  • I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Nuk i lejohet muslimanit t'i shmanget vëllait të tij më shumë se tri netë. Kur takohen, ky largohet (nga ai) dhe ai largohet (nga kjo). e më i miri prej tyre është ai që i pari përshëndet vëllanë e tij”.[2]
  • Ebu Ejub el-Ensari tregon se në natën e Miraxhit, Muhamedi kaloi pranë Ibrahimit. Ibrahimi pyeti: "O Xhibril, kush është me ty?" Xhibrili u përgjigj: "Muhamedi". Ibrahimi i tha: “Urdhëro Umetin tënd që të mbjellë pemë të Xhenetit me bollëk, pasi toka e Xhenetit është pjellore dhe fusha e tij është e gjerë”. U pyet: "Cilat janë pemët e Xhenetit?" Ai u përgjigj: "La haule ue la kuete illa billah (arabisht لا حول ولا قوة إلا بالله).[3]

Referime Redakto

  1. ^ Or 52 A.H, see Ibn Sa'd and Tabari, cited in Prof. Philip K Hitti, A History of the Arabs, London, 1951 revised edition, p.202
  2. ^ "Agreed upon hadith by Sahih Bukhari and Muslim" (në anglisht).
  3. ^ prej Musnad Ahmad ibn Hanbal, Majma al-Zawa'id