Ed Sheeran

Këngëtar, tekstshkrues, producent dhe aktor anglez

Edward Christopher Sheeran i lindur më 17 Shkurt 1991 është një këngëtar, tekstshkrues, producent dhe kitarist britanik me famë botërore. Ai ka lindur në Halifax, West Yorkshire dhe është rritur në Franglinham, Suffolk. Ai mori pjesë në Akademinë e muzikës bashkëkohore në Guildford, Surrey si një student 18 vjeçar në 2009. Në vitin 2011, Sheeran, në mënyrë të pavarur, publikoi shfaqjen No.5 Collaborations Project. Ai bëri debutimin e tij si një muzikant profesionist pasi nënshkroi me Asylum Records, me albumin + (plus), i publkuar më 9 Shkurt 2011. Albumi përmbante "The A Team" që i dha atij çmimin Novello Award si kënga më e mirë dhe teksti më i mirë. Në vitin 2012, Ed Sheeran fitoi çmimin si këngëtari më i mirë britanik në kategorinë "këngëtari më i mirë solo" në Brit Awards . Fama e Ed Sheeran filloi të rritej në vitin 2012, kur ai këndoi si i ftuar në albumin e katërt të Taylor Swift, Red. "The A Team" u nominua si kënga më e mirë në vitin 2013. Albumi i tij i dytë -X- i publikuar më 23 Qershor 2014 ishte albumi më i dëgjuar në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i dha atij çmimin Novello pët tekstshkruesin më të mirë. Kënga e tij Thinking out loud i dha atij dy çmime Grammy në 2016. Albumi i tij i tretë ÷ i pulikuar në mars 2017 ishte më i dëgjuari në UK dhe US.

Ed Sheeran
Background information
Emri i lindjesEdward Christopher Sheeran
Lindi17 Shkurt 1991
OrigjinaFranglinham, Suffolk, Angli
Zhanretpop, folk pop
këngëtar, tekstshkrues, producent, kitaristi p
Instrument(et)kitara
Vitet aktiknga 2004 - aktiv
LabeliAsylum, Atlantic, Elektra
Websiteedsheeran.com

Albumi i tretë i Sheeran, ÷ (lexohet si "ndarje"), u publikua në mars të vitit 2017. Albumi shënoi numrin një në Britani të Madhe, SHBA dhe tregjet e tjera të mëdha. Dy këngë nga ky album "Shape of You" dhe "Castle on the Hill" u publikan në janar të 2017 dhe thyen rekordet në disa shtete, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Australinë dhe Gjermaninë, duke debutuar në dy vendet e para në klasifikim. Ai gjithashtu u bë këngëtari i parë që kishte dy këngë debutuese në dhjetëshen më të mirë në SHBA në të njëjtën javë. Deri në mars të vitit 2017, Sheeran kishte grumbulluar dhjetë këngë në dhjetëshen më të mirë të këngëve nga ÷ në klasifikimin e këngëve Singles Chart në Mbretërinë e Bashkuar, duke thyer rekordin për renditjen në dhjetëshen më të mirë të këngëve nga i njëjti album. Kënga e tij e katërt nga albumi ÷, "Perfect", u rendit e para në Mbretërinë e Bashkuar, Australi dhe ShBA. Në prill të vitit 2018, albumi ÷,, u shpall albumi më i shitur në të gjithë botën për vitin 2017, ndërsa "Perfect Duet", një version akustik me Beyoncé, arriti numrin një në SHBA. Sheeran ka shitur më shumë se 26 milionë albume dhe 50 milionë këngë në mbarë botën, duke e bërë atë një nga artistët muzikantë që ka shitur më shumë në botë.[1]

Si aktor, Sheeran ka shfaqur role të përsëritura në The Bastard Executioner dhe në Home and Away. Ai gjithashtu u shfaq si një ushtar i Lannister në Game of Thrones.

Referimet Redakto

  1. ^ Klein, Frances (21 Mars 2018). "Ed Sheeran backs Gympie's Good Fight campaign". The Gympie Times.