Edward Snowden

Informator amerikan dhe ish-agjent i sigurise nacionale

Edward Joseph Snowden (i lindur më 21 qershor 1983) është një ish-kontraktor teknik amerikan, i cili punonte për Agjencinë e Sigurimit Kombëtar (NSA) dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).[1] Snowden në qershor 2013[2] zbuloi në media materiale sekrete të SHBA dhe Britanisë së Madhe në lidhje me programet e tyre përgjuese të qytetarëve në mbarë botën.

Edward Snowden

Publikimet rreth programeve Prism dhe Tempora Redakto

The Guardian botoi një pjesë të materialeve dhe informacioneve të Snowden në qershor 2013 duke përfshirë detaje mbi një shumëllojshmëri dokumentesh sekrete në lidhje me metodat e përgjimit të individëve amerikanë dhe evropianë si biseda telefonike, komunikime në shërbimet internetike si dhe informacione mbi programin PRISM dhe Tempora. Snowden tha se materiali i dhëne prej tij ishte vetëm një përpjekje "për të informuar publikun për atë që është bërë në emër të tij dhe kundër tij".[3]

Akuzat nga prokurora Amerikane Redakto

Më 14 qershor 2013, prokurorët federalë amerikanë paraqitën një dosje, te bërë publike më 21 qershor, e cila akuzon Snowden për vjedhje të pronës qeveritare, komunikim të paautorizuar të informacionit kombëtar të mbrojtjes, dhe komunikimit me paramendim të materialeve të shërbimit sekret; dy akuzat e fundit janë bazuar në aktin anti-spiunazh të ShBA.[4]

Vlerësime Redakto

Informacionet e shpërndara nga Snowden konsiderohen si më seriozet dhe të rëndësishmet në historinë e NSA-së. Matthew M. Aid, një historian dhe studiues i shërbimeve sekrete, deklaroi që dhënia e informacioneve të zbuluara nga Snowden "kanë konfirmuar dyshimet e vazhueshme në lidhje me përgjimet masive të NSA-së".

Referime Redakto

Lidhje të jashtme Redakto