Energjia elektrike në Kosovë mbështetet kryesisht në energjinë e prodhuar nga termocentralet (97%)[1] dhe ky sektor konsiderohet si një nga sektorët me potencialin më të madh për zhvillim.

Termocentrali "Kosova B", Kastriot

Problemet e trashëguara pas lufte në Kosovë dhe periudha e tranzicionit kanë pasur një ndikim të madh në këtë sektor. Rregullimi I aktiviteteve në sektorin e energjisë në Kosovë është përgjegjësi e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE). Rol të rëndësishëm në sektorin e energjisë ka edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE), që ka përgjegjësi në çështje që kanë të bëjnë me energjinë. MZhE përgatit legjislacionin, draftstrategjitë dhe projektet.[2]

Hyrje Redakto

Trafostacioni i parë në Kosovë ka qenë i ndërtuar në Ferizaj me kapacitet 25 KV, ndërkohë më vonë janë ndërtuar edhe në 7 qendra të tjera të Kosovës.

Konstruktimi i rrjetit elektrik të Kosovës ka qenë i programuar në një sistem fillestar prej 0.4 KV pastaj 6 KV, 10 KV, 35 KV, 110 KV, 220 KV dhe 400 KV, i cili është edhe kapaciteti maksimal i bartjes së tensionit në linjat elektrike të Kosovës.

Sistemi elektroenergjetik:

 
Harta e Sistemit të Transmetimit të Kosovës

Sistemi elektroenergjetik i Kosovës është ndërtuar në bazë të planifikimeve për konsum shtëpiak dhe industrial i cili tregon mënyrën e shpërndarjes së linjave transmetuese në territorin e Kosovës. Gjatësia e përgjithshme e linjave të sistemit transmetues të Kosovës është 1196.59 km[3], ku prej tyre janë:

  • Linja 400kV – 188.49 km
  • Linja 220kV – 231.8 km
  • Linja 110kV – 776.3 km

Politika dhe rregullimi Redakto

Institucionet kryesore përgjegjëse për menaxhimin e sektorit të energjisë në Kosovë janë: Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Përgjegjësi të rënëdësishme kanë edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Ministria e Infrastrukturës. Përveç institucioneve qeveritare, janë disa kompani që kanë një ndikim të madh në sektorin e energjisë si Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Operatori I Sistemit të Transmisionit dhe Tregut, dhe Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS). Shumë dokumente legjislative që kanë për qëllim rregullimin e sektorit të energjisë elektrike janë miratuar. Kjo përfshin: ligje, udhëzime administrative dhe dokumente strategjike. E gjithë kjo kornizë legjislative është bazuar në dokumentet përkatëse të BE-së. [4]

Gjenerimi i Energjisë Elektrike Redakto

Termocentralet Redakto

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) është një kompani publike, që posedon dhe operon me asetet prodhuese të energjisë elektrike. Termocentralet, si lëndë djegëse përdorin qymyrin i cili në Kosovë gjendet në sasi të mëdha. Nxjerrja e qymyrit në Kosovë ka filluar më 1922. Miniera të tjera janë hapur për të përmbushur nevojat e rritjes së kapaciteteve prodhuese.[5]

Pjesa më e madhe e kapaciteteve gjeneruese të Kosovës janë dy termocentralet: Kosova A dhe Kosova B. Kapacitetet e dy termocentraleve janë më të ulëta se niveli i parametrave të instaluar, për shkak të sistemit të vjetruar dhe mungesës së mirëmbajtjes gjatë dekadës së fundit të shekullit XX.

Blloku i parë i termocentralit Kosova A filloi punën në vitin 1962 me një fuqi gjenerimi prej 65 MW. Blloku i fundit A5 u ndërtua më 1975. Blloqet A1 dhe A2 janë jashtë funksionit dhe është planifikuar dekomisionimi i tyre. Blloqet A3, A4 dhe A5 janë akoma në funksion.

Termocentrali Kosova B është i përbërë nga dy blloqe. Blloku i parë u ndërtua më 1983 me kapacitet prej 340 MW, përderisa blloku i dytë u ndërtua më 1984 më fuqi të njëjtë të gjenerimit. Kushtet në termocentralin Kosova B janë përmirësuar pas investimeve të kohëve të fundit.[6]

Termocentralet dhe minierat e qymyrit ndodhen në Kastriot, vetëm 3 km larg nga kufinjtë e komunës së Prishtinës.

Hidrocentralet Redakto

Centrali i vetëm i madh përveç KEK-ut është Hidrocentrali i Ujmanit, i cili administrohet nga Ndërmarrja Hidroekonomike Ibër-Lepenc. Kapaciteti gjenerues i Hidrocentralit të Ujmanit është 35 MW. Në të kaluarën Kosova ka pasur katër hidrocentrale të vogla të cilat funksiononin. Pas luftës së vitit 1999 ata u ndalën së punuari, por janë rehabilituar në vitet e fundit.

Energjia e erës Redakto

 
Parku i erës në Bajgorë

Aktualisht janë kanë përfunduara dy parqe me erë (Parku i erës në Bajgorë dhe në Kitkë) me një kapacitet të instaluar të kombinuar prej 137.4 MW. Janë gjithashtu disa projekte të propozuara në pritje të aprovimit dhe një tjetër park me erë 100 MW i miratuar në Vushtrri. [8]

Parku i erës në Kitkë është parku i parë me erë në Kosovë me 9 turbina me fuqi 3.6 MW dhe ka një kapacitet të instaluar prej 32.4 MW. [9]

 
Parku i erës në Kitkë

Parku i erës prej 105 MW në Bajgorë është më i madhi në Kosovë deri më tani. Ky park përbëhet nga 27 turbina. Prodhimi total vjetor i tij vlerësohet në 320 GWh, ndërsa sistemi është projektuar për të funksionuar për të paktën 25 vjet. [10]

Energjia solare Redakto

Kosova ka potencial të shfrytëzimit të energjisë solare si energji termale ose duke e shndërruar në energji elektrike, por pengesë është mungesa e investimit, pasi në ditët e sotme energjia nga celulat solare është mjaft konkurruese me teknologjitë e tjera. Energjia solare tashmë përdoret në disa ndërtesa të cilat kanë përfituar nga fondet e organizatave ndërkombëtare.[11]

Konsumi i energjisë elektrike Redakto

Konsumi i energjisë elektrike në Kosovë është rritur vazhdimisht. Kjo për shkak të humbjeve komerciale dhe rritjes së zhvillimit ekonomik. Për të përmbushur kërkesat, është i nevojshëm importi i energjisë gjatë periudhave të caktuara të kohës (kryesisht në dimër). [12]

Import-Eksport Redakto

Importi mbulon 10-15% të konsumit. Zakonisht energjia e importuar në Kosovë është më e shtrenjtë se ajo e eksportuar. Kjo ndodh sepse Kosova importon energjinë një ditë para se t’i duhet, ndërsa e eksporton gjatë natës kur kërkesat janë nën nivelin e gjenerimit. Kjo politikë ka ndikim negativ në çmimin e energjisë elektrike.[13]

Transmisioni Redakto

Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) është themeluar në vitin 2006. KOSTT është një kompani publike përgjegjëse për operim, planifikim, mirëmbajtje dhe zhvillim të rrjetit të transmisionit dhe interkonjeksionit me sistemet energjetike fqinje, në mënyrë që të ruaj sigurinë e furnizimit në Kosovë. KOSTT ëshë përgjegjës për operimin e tregut energjetik në Kosovë.[14] Kosova është pjesë e Komunitetit Rajonal të Energjisë dhe është e lidhur me sistemin regjional përmes interkonjeksioneve me Serbinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Shqipërinë. Kosova është një pikë kyçe në Evropën Juglindore për shkak të pozitës gjeografike në qendër të regjionit. Sistemi i transmisionit të energjisë elektrike është i lidhur me sistemet fqinje në nivelin 400 kV, përveç më Shqipërinë, me të cilën kjo lidhje do fillojë të ndërtohet së shpejti.[15]

Distribucioni Redakto

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim (KEDS) është kompani që operon në Kosovë dhe ka ekskluzivitetin e furnizimit me energji elektrike dhe shpërndarjes së saj. KEDS është themeluar në vitin 2009, ndërsa ka filluar aktivitetet e saj operative më 8 maj 2013, kur është ndarë përfundimisht nga KEK-u. KEDS është pronë e kompanive turke Çalık Holding dhe Limak. KEDS konsiderohet si një nga punësuesit më të mëdhenj në Kosovë, me 2618 punëtorë. Mbi 470 mijë konsumatorë furnizohen me energji elektrike: konsumatorë të amvisërisë, komercial dhe industrial. KEDS planifikon të investojë 110 milion euro në 5 vitet e ardhshme dhe 300 million euro në një periudhë 15-vjeçare.[16]

Tarifat Redakto

Zyra e Rregullatorit të Energjisë është një organ i pavarur që ka për detyrë të rregullojë aktivitetet në Sektorin e energjisë në Kosovë, përfshirë energjinë elektrike, ngrohjen qendrore dhe gazin, në pajtim me detyrimet që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë. Çmimi i energjisë elektrike përcaktohet nga disa faktorë: kosto operative, mirëmbajtja, importi dhe faktorë të tjerë. Ulja e humbjeve komerciale dhe teknike do të kishtë ndikim pozitiv. Faktorë që kanë mbajtur çmimet e ulëta deri tani janë: investimet e huaja në formë grantesh, subvencionet qeveritare, mungesa e investimeve në mbrojtjen e mjedisit dhe forca e lirë punëtore.[17]

KEK-u meqenëse gjeneron pothuajse 97% të energjisë ka monopolin e tregut. ZRrE ka juridiksionin e rregullimit të tarifave të shërbimeve të energjisë.

Ndikimi i termocentraleve në mjedis Redakto

Mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Meqë pjesa më e madhe e energjisë elektrike prodhohet nga termocentralet, ata konsiderohen ndotësit më të mëdhenjë të mjedisit. Emitimi aktual i gazrave, pluhurit dhe ujërave të zeza nga termocentralet, janë mbi nivelet e lejuara nga direktivat e BE-së. Sipas statistikave të Bankës Botërore , 835 vdekje, 310 raste të reja të bronkitit kronik, 22900 raste të problemeve me frymëmarrje te fëmijët, 11160 vizita në siptale dhe mbi 100 milion euro humbje çdo vit janë pasojë e termocentraleve. [18]

Eficienca e energjisë Redakto

Agjencia e Kosovës për Eficiencë të Energjisë - AKEE është institucion ekzekutiv në kuadër të Ministrisë për Zhvillim Ekonomik. AKEE zbaton politikat e Efiçiencës së Energjisë përmes vlerësimit të mundësive të kursimit të energjisë dhe zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë në të gjithë sektorët e konsumit të energjisë. Kjo agjensi ka draftuar kornizën legjislative per Eficiencën e Energjisë me qëllim të implementimit të praktikave më të mira të BE-së.[19]

Bashkëpunimi Redakto

Duke u bazuar në kërkesat në rritje, roli i importit është esencial për të siguruar furnizim stabil me energji elektrike. Kosova ka nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi në sektorin e energjisë me Shqipërinë. Duke qenë se sistemi energjetik i Shqipërisë mbështetet në hidro-energji (pothuajse 100%), kurse Kosova mbështetet në termocentrale, kjo është një mundësi shumë e mirë për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve. Linja e interkonjeksionit 400 kV është në procedimin final para fillimit të ndërtimit.[20]

Alternativa për energji elektrike Redakto

Kosova e Re është projekt për ndërtimin e termocentralit të ri. Ndërtimi i këtij termocentrali do të përmbushte nevojat për energji elektrike në Kosovë. Ky projekt është ndryshuar disa herë. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, ka thënë se Kosova e Re do të fillojë ndërtimin në vitin 2015. [21]Hidrocentrali i Zhurit është ndoshta mundësia më e madhe e përdorimit të potencialeve të energjisë se ripërtritshme. Është llogaritur se kapaciteti gjenerues i hidrocentralit të Zhurit do të ishte 305 MW. Projekti ka ngecur për shkak të kostos së lartë, kapaciteteve të limituara dhe çështjeve që kanë të bëjnë me përdorimin e ujërave me Shqipërinë. [22]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Projekti Energjetik i Kosovës" (PDF). Banka Botërore. Marrë më 2 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "http://pashtriku.beepworld.de/files/KEK_u_dok./strategjia_e_energjise_kosoves_2009-2018_18shtator2009.pdf" (PDF). Government of Kosovo. Marrë më 2 mars 2014. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "http://www.kostt.com/"
  4. ^ "http://pashtriku.beepworld.de/files/KEK_u_dok./strategjia_e_energjise_kosoves_2009-2018_18shtator2009.pdf" (PDF). Government of Kosovo. Marrë më 2 mars 2014. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |title= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Coal Mining". Kosovo Energy Corporation. Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2014. Marrë më 1 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Generation". Kosovo Energy Corporation. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2013. Marrë më 1 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Plani i Kosoves per burimet e ripertritshme te energjise" (PDF). Ministry of Economic Development. Marrë më 2 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "100 milionë euro investime në energji në Vushtrri". Lajmet e fundit - Zëri (në anglisht). 2019-05-27. Marrë më 2022-06-07.
  9. ^ "Kitka wind farm in Kosovo* to be expanded by 20 MW". Balkan Green Energy News (në anglishte amerikane). 2020-09-14. Marrë më 2022-06-07.
  10. ^ "Kosovo's 102.6 MW wind farm Bajgora goes on stream". Balkan Green Energy News (në anglishte amerikane). 2021-10-25. Marrë më 2022-06-07.
  11. ^ "Energjia diellore me potencial te madh". Telegrafi. Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2013. Marrë më 2 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Strategjia e Kosoves per Energji" (PDF). Kosovo Prime Minister Office. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 mars 2014. Marrë më 2 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Strategjia e Kosoves per Energji" (PDF). Kosovo Prime Minister Office. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 mars 2014. Marrë më 2 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "About KOSTT". KOSTT. Marrë më 2 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Kosovo Energy Strategy 2009-2018" (PDF). Government of Kosovo. Marrë më 2 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "About". Kosovo Energy Distribution and Supply. Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2014. Marrë më 2 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "About". Energy Regulatory Office. Marrë më 2 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Kosovo Campaign Targets Proposed New Power Plant". Balkan Insight. Marrë më 2 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "About AKEE". Kosovo Agency for Energy Efficiency. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 2 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Kosovo Energy Strategy" (PDF). Kosovo Prime Minister Office. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 mars 2014. Marrë më 2 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Termocentrali Kosova e Re, ne janar 2015". EvropaeLire. Marrë më 2 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Shiko vlerën e |url= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  22. ^ Shehu, Bekim. "Hidrocentrali i Zhurit- Shqipëria nuk do, Kosova po". Deutsche Welle. Marrë më 2 mars 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)