Ergys Sorra (lindur më 23 korrik 1989) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si sulmues.[1]

Ergys Sorra
Të dhënat vetjake
Emri i plotëErgys Sorra
Datëlindja (1989-07-23) 23 korrik 1989 (34 vjeç)
VendlindjaTiranë, Shqipëri
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
200x–2007Tirana
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2007–2011Tirana19(2)
2011–2012Dinamo2(0)
2012–2013Luftëtari0(0)
2013Dinamo8(2)
2013–2016Tirana1(0)
2014–2015Dinamo (huazim)9(0)
Karriera ndërkombëtare
2005Shqipëria U173(0)
2007–2008Shqipëria U193(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 16 maj 2015
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 1 prill 2010

Karriera me klube Redakto

Tirana Redakto

Sorra bëri debutimin e tij për Tiranën në ndeshjen e javës së 31të të Kategorisë Superiore 2007–08 më 10 maj 2008 kundër Besëlidhjes, ku ekipi u mposht 1–0 si vizitor. Ai u aktivizua si zëvëndësues në vend të Berat Hysenit në minutën e 68të, duke regjistuar paraqitjen e parë dhe të fundit sezonale.[2]

Goli i tij i parë si profesionist erdhi më 16 maj të vitit të ardhshëm në javën e 32të të Kategorisë Superiore 2008–09 kundër rivalëve të qytetit Dinamo, duke i dhënë ekipit avantazhin 3–1 para se Elis Bakaj të ngushtonte shifrat për Dinamon në 3–2.[3]

Sorra mbajti fanallën me numrin 11 për sezonin 2009–10, duke hequr numrin 18.

Luftëtari Redakto

Më 18 korrik 2012, Sorra u bashkua me klubin në elitë Luftëtari në një marrëveshje një-vjeçare.[4] Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në ekip, Sorra zhvilloi vetëm dy paraqitje, duke luajtur si titullar në të dyja ndeshjet e raudit të parëkupës kundër Gramshit.[5][6]

Dinamo Redakto

Në janar 2013, Sorra u transferua te klubi tjetër kryeqytetas Dinamo.[7]

Rikthimi te Tirana Redakto

Në korrik 2013, Sorra u rikthye te Tirana.[8]

Sorra u huazua te Dinamo për sezonin 2014–15.[9] Gjatë sezonit, Sorra luajti nëntë ndeshje në kampionat dhe dy në kupë.

Sorra u regjistua si lojtar i Tiranës për sezonin 2015–16.[10] Ai nuk zhvilloi asnjë ndeshje në kampionat dhe madje nuk faturoi edhe në stol gjatë atij sezoni.[1] Megjithatë, ai luajti vetëm një herë në kupë më 4 nëntor 2015 kundër Kastriotit në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë.[11]

Karriera ndërkombëtare Redakto

Sorra filloi karrierën e tij ndërkombëtare në vitin 2005 kur ai u thirr në ekipin nën-17. Më vonë, në prill 2007, ai ishte pjesë e ekipit nën-19 me trajner Ramadan Shehun që luajti në Kupën e Sllovakisë 2007.[12] Ai luajti në të treja ndeshjet kundër Sllovakisë, Kroacisë dhe Polonisë; Shqipëria i humbi i treja ndeshjet dhe dështoi të shënonte qoftë edhe një gol.[13][14]

Statistikat e karrierës Redakto

Redaktuar më 4 nëntor 2015[1][15]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Tirana 2007–08 Kategoria Superiore 1 0 0 0 1 0
2008–09 4 1 2 1 6 2
2009–10 7 1 1 0 0 0 8 1
2010–11 7 0 3 1 1[a] 0 11 1
2011–12 0 0 3 0 0 0 3 0
Gjithsej 19 2 9 2 1 0 29 4
Dinamo 2011–12 Kategoria Superiore 2 0 0 0 2 0
Luftëtari 2012–13 Kategoria Superiore 0 0 2 0 2 0
Dinamo 2012–13 Kategoria e Parë 8 2 0 0 8 2
Tirana 2013–14 Kategoria Superiore 1 0 0 0 1 0
2015–16 0 0 1 0 1 0
Gjithsej 1 0 1 0 2 0
Dinamo (huazim) 2014–15 Kategoria e Parë 9 0 2 0 11 0
Gjithsej karriera 39 4 14 2 1 0 54 6
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës

Referime Redakto

  1. ^ a b c "Ergys Sorra" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 29 dhjetor 2017.
  2. ^ "Besëlidhja 1-0 KF Tirana" (në anglisht). Football Database. 10 maj 2008. Marrë më 29 dhjetor 2017.
  3. ^ "Dinamo 2-3 KF Tirana" (në anglisht). Football Database. 16 maj 2008. Marrë më 29 dhjetor 2017.
  4. ^ Erjon Hamitaj (18 korrik 2012). "Devolli mban peng Luftëtarin, Dede zbardh listën e fazës përgatitore". Panorama Sport. Marrë më 4 gusht 2018.
  5. ^ "Gramshi vs. Luftëtari Gjirokastër 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 26 shtator 2012. Marrë më 4 gusht 2018.
  6. ^ "Luftëtari Gjirokastër vs. Gramshi 5 – 0" (në anglisht). Soccerway. 3 tetor 2012. Marrë më 4 gusht 2018.
  7. ^ Erjon Hamitaj (5 shkurt 2013). "Dinamo mbyll merkaton, ja firmat në kontratë". Panorama Sport. Marrë më 4 gusht 2018.
  8. ^ Leonard Karaj (8 korrik 2013). "Tirana drejt Pukës vetëm me 18 lojtarë, trajneri Nevil Dede skarcon 6 në provë". Panorama Sport. Marrë më 4 gusht 2018.
  9. ^ Erjon Hamitaj (17 shtator 2014). "Dinamo përforcohet, vijnë Sorra e Imami". Panorama Sport. Marrë më 29 dhjetor 2017.
  10. ^ "Federimet, ja si ndryshon Tirana nga sezoni i kaluar". Sport Ekspres. 2 shtator 2015. Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2017. Marrë më 29 dhjetor 2017.
  11. ^ "Tirana vs. Kastrioti Krujë 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 4 nëntor 2015. Marrë më 29 dhjetor 2017.
  12. ^ "U-19 zbardh listën e turneut të Sllovakisë". Albania Sport. Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 26 prill 2007. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2018. Marrë më 4 gusht 2018.
  13. ^ "U-19, Shqipëria humb 2-0 me Kroacinë". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 1 maj 2007. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2018. Marrë më 4 gusht 2018.
  14. ^ "Shqipëria U-19 humbet 3-0 me Poloninë". Arkiva Shqiptare e Lajmeve. 5 maj 2007. Arkivuar nga origjinali më 4 gusht 2018. Marrë më 4 gusht 2018.
  15. ^ "Football : Ergys Sorra" (në anglisht). Football Database. Marrë më 29 dhjetor 2017.

Lidhje të jashtme Redakto