Ermal Kuqo

Ekzekutiv NBA, ish basketbollist

Ermal Kuqo (Turqisht: Ermal Kurtoglu lindur më 12 shkurt 1980) është një lojtar basketbollist profesionist Shqiptaro-Turk i cili luan për Ligën Turke të Basketbollit Turk Telekom (TBL). Kuqo ishte pjesë e ekipit kombëtar Turk nga viti 2004 deri në vitin 2010, por që atëherë luan për Kombëtaren e Basketbollit Shqiptare. [1]

Karriera profesionale Redakto

Në moshën 15 vjeçare,Kuqo filloi karrierën e tij profesionale me klubin e Fenerbahçe. Ai ka luajtur basketboll në Fort Scott në Kolegjin e Komunitetit në Fort Scott, Kansas dhe Kolegjin Shtetëror Seminole në Seminole, Oklahoma, Shtetet e Bashkuara. Pas kolegjit, Kuqo ka nënshkruar një Letër Qëllimi me Texas Tech University në NCAA për të luajtur për legjendarin Bobby Knight, por për shkak të karrierës së tij të mëparshme pro Evropiane, ai u cilësua si i papërshtatshëm. Pas kësaj ai vendosi të kthehet në Evropë për të vazhduar karrierën e tij me ekipin e famshme dalmate KK Split (ish-Jugoplastika). Pas një sezoni frustruese me Žuti ai më në fund pati sezonin e tij të suksesshë me Klubin Slloven KK Pivovarna Laško, mesatarisht pothuajse 13 PPG dhe 7 rpg në Ligën e Adriatikut. Në verën e vitit 2003 Ermali nënshkroi një kontratë dy-vjeçare me klubin Turk Efes Pilsen, i drejtuar nga Oktay Mahmuti, ku ai kishte një ndikim të menjëhershëm në Euroleague, si dhe në kampionatin e brendshëm Turk, duke e vendosur veten si një nga lojtarët kryesor të kampionëve Turk. Në qershor 2015, ai nënshkroi kontratë me Türk Telekom. [2]

Skuadra Kombëtare Redakto

Në vitin verën e vitit 2004, atij i duhet të zgjidhte mes ekipeve kombëtare, ai zgjodhi Turqinë, e cila i dha atij mundësinë për të konkurruar në garat e nivelit më të lartë, të tilla si Eurobasket dhe Kampionatin Botëror. Pasi ka luajtur për skuadrën Turke në dy kampionate evropiane dhe një Kampionat Botëror, në vitin 2010 ai vendosi të kërkojë FIBA t'i japë leje për të luajtur për vendin e tij të lindjes, Shqipërinë. Ai udhëhoqi Shqipërinë në rezultatin e verës së vitit 2010 në lojëra FIBA Divizioni B mesatarisht 19 PPG. Ai përfaqësoi ekipin kombëtar Shqiptar për 4 vjet.

Jeta personale Redakto

Babai i Kuqos, Roberti, dhe xhaxhai Artani janë idhuj basketbollit në vendin e lindjes, Shqipëri. Kuqo vajti në Turqi kur ai ishte 15. Ai fitoi shtetësinë Turke në vitin 1997 dhe për shkak të ligjeve turke atij i duhej të ndryshonte mbiemrin e tij në Kurtoglu. Ai ende përdor mbiemrin e tij Kurtoglu kur ai luan në ligën turke, por në Euroleague dhe konkurse të tjera evropiane ai luan si "Kuqo". Ermal është i martuar dhe ai flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze, italiane, turke, kroate dhe spanjishten.

Çmime dhe arritje Redakto

Awards/Achievements Redakto

  • Albanian Junior Championship Champion - '94
  • Slovenian League All-Star Game -'03
  • Turkish President Cup Winner - '05, '06,'09
  • Turkish League Regular season Champion -'04, '05, '09
  • Turkish League Champion - '04, '05
  • Turkish League All-Stars Game - '05, '07, '08, '11*, '13; (*did not participate due to injury)
  • Turkish Cup Winner - '06, '07
  • Eurobasket.com All-Turkish League Center of the Year - '11
  • Eurobasket.com All-Turkish League 1st Team - '11
  • Eurobasket.com Turkish League All-Domestic Players Team - '11

Referime Redakto

Lidhje të jashtme Redakto