Haxhi Et'hem bej Molla i njohur edhe thjesht si Et'hem Beu (Tiranë, 1783 – 1846) ka qenë qeveritar shqiptar i Perandorisë Osmane dhe poet i rrymës së bejtexhinjve. Gjatë qeverisjes së Tiranës nga ana e tij, u ndërtua Xhamia e Et'hem Beut së bashku me Kullën e Sahatit.

Vendvarrimi i Et'hem Beut

Biografia Redakto

Ishte i biri i Molla Mehmet beutPetrelës, pinjoll i një familjeje me rëndësi në Tiranë me rrethina,[1] martuar me të bijën e Ahmet pashë Tiranës që kishte paraardhës Sylejman pashë Bargjinin.[2] I ati ishte kajmekam i Tiranës dhe bashkëpunëtor me Kara Mahmud Pashën e Bushatllinjve; pasi u vra më 1808, Tirana iu dha për t'u qeverisur rivalëve Toptanas dhe Et'hem beu u detyrua të largohej nga kasabaja. U vendos në Karaagaç, ku shërbeu si postmbajtës i dergjahut bektashi të Mustafa Fatih Babës.[3]

Pas vdekjes së Kapllan pashë Toptanit më 1818, valiu i Shkodrës, Mustafa “Sherifi” pashë Shkodrani, e emëroi Et’hem beun myteselim (kajmekam) të Tiranës. Si qeveritar i kasabasë, në vitin 1822 ndërtoi Kullën e Sahatit pranë xhamisë që mban emrin e tij në Tiranë. Më tej, më 1830 e përfundoi punimet dekorative të kësaj xhamie të themeluar nga i ati i tij (1793).[3]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Norris, Harry T. (1993). Islam in the Balkans: Religion and Society Between Europe and the Arab World (në anglisht). University of South Carolina Press. fq. 77–78. ISBN 9780872499775. OCLC 28067651.
  2. ^ Kiel, Machiel (2012) [1990]. Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912). Përkthyer nga Holta Vrioni. Stamboll: IRCICA. fq. 403. ISBN 9789290632429.
  3. ^ a b Krasniqi, Nehat (2017) [2013]. Zhvillimi i kulturës shqiptare me ndikime orientale prej shekullit XVIII deri në fillimet e Rilindjes Kombëtare. Prishtinë: Instituti Albanologjik. fq. 413–414. ISBN 9789951240550.