Europa regina është emërtimi latin për Evropën si Mbretëreshë - Mbretëreshën Evropë.[1] Ky është emërtimi i një harte të vjetër mesjetare nga viti 1582 ku kontinenti evropian paraqitet në formën e një mbretëreshe.[2]

Europa regina (Prima Pars Terrae in Forma Virginis)
Europa regina (Prima Pars Terrae in Forma Virginis)
Evropa si mbretëreshë

Përshkrimi Redakto

Harta në fjalë ëshë popullarizuar në vitet 1500 dhe aty Evropa paraqitet si një grua e re me një qëndrim të drejtë, me Gadishullin Iberik që formon kokën e saj të kurorëzuar dhe Bohemia e cila paraqet zemrën e saj.[3] Autor i saj është humanisti Heinrich Bunting i cili në veprën me titull "Itenerarium sacrae scripturae", e kishte paraqitur një hartë të Evropës me karakteristika të një gruaje të përfshira në edicionin e tij të vitit 1582.[1] Në edicionin e vitit 1589 kjo paraqitje e Evropës njihet si Europa Regina - Mbretëresha Evropë. Bazuar në këto dhe shembuj të tjerë, viti 1587 shënon kohën kur shumë botime filluan të adoptojnë imazhet e njohura si Europa Regina.[4]

Europa regina paraqitet si një grua e re. Kurora e saj, shtrihet në Gadishullin Iberik. Franca dhe Perandoria e Shenjtë Romake përbëjnë pjesën e sipërme të trupit të saj, ndërsa Bohemia paraqet zemrën e saj. Fustani i saj i gjatë shtrihet në Hungari, Poloni, Lituani, Illiricum, Albania dhe Mons. Albanus, Bullgari, Moskovi, Maqedoni dhe Greqi. Në duartë e saj, të cilat përfaqësojnë Italinë dhe Danimarkën, ajo mban një skeptër dhe një kubit (Sicili). Në shumicën e përshkrimeve, Afrika, Azia dhe Gadishulli Skandinav janë treguar vetëm pjesërisht.[3]

Harta e Buntingut, e cila mbështetet mbi një paraqitje më të hershme të saj nga hartografi Johannes Putsch, e vitit 1537, paraqet mes atyre pak vendeve evropiane, edhe Arbërinë (Albania), e cila gjatë asaj epoke kishte emër të madh në Europë.[1]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ a b c Evropa Mbretëreshë dhe Arbëria, 9 tetor 2016, Zëri.info, vizituar më 23 shkurt 2019.
  2. ^ Landwehr, Achim; Stockhorst, Stefanie (2004). Einführung in die europäische Kulturgeschichte. UTB M (in German). 2562. Paderborn: Schöningh. p. 279, ISBN 3-8252-2562-3.
  3. ^ a b Werner, Elke Anna (2009). "Triumphierende Europa - Klagende Europa. Zur visuellen Konstruktion europäischer Selbstbilder in der Frühen Neuzeit". In Ißler, Roland Alexander; Renger, Almut-Barbara. Europa- Stier und Sternenkranz. Von der Union mit Zeus zum Staatenverbund. Gründungsmythen Europas in Literatur, Musik und Kunst (in German). 1. Bonn University Press, Vandenhoeck & Ruprecht. pp. 241–260. ISBN 3-89971-566-7.
  4. ^ Schmale, Wolfgang (2004). "Europa, Braut der Fürsten. Politische Relevanz des Europamythos im 17. Jahrhundert". In Bussmann, Klaus; Werner, Elke Anna. Europa im 17. Jahrhundert. Ein politischer Mythos und seine Bilder. Kunstgeschichte (in German). Stuttgart: Franz Steiner Verlag. p. 244, ISBN 3-515-08274-3.