Europaeum është një organizatë e dhjetë universitetev udhëheqëse evropiane. Është krijuar më 1990–1991 nga Lordi Weidenfeld dhe Sër Ronnie Grierson për ta përkrahur ‘përparimin e arsimit nëpërmjet inkurajimit të studimeve evropiane në Universitetin e Oksfordit dhe në institucione të tjera evropiane të arsimit të lartë që kanë lidhje me Oksfordin; për ‘lëvizjen e stafit akademik dhe studentëve ndërmjet këtyre institucioneve’; dhe për ‘studimin e gjuhëve, historisë, kulturave dhe profesioneve të njerëzve të Evropës’. Europaeum realizon një program të përbashkët të masterit për Historinë dhe civilizimin evropian. Universitete partnere në këtë program janë Universiteti i Leiden-it, Universiteti Paris 1 Pantheon-Sorbonë dhe Universiteti i Oksfordit. Europaeum poashtu organizon shkolla verore dhe konferenca. Profesorët vizitues të Europaeum ligjerojnë në institucionet partnere.

Secretar gjeneral i Europaeum është Dr. Paul Flather.

Universitetet anëtare
Vendi Universiteti
Italia Italia Universiteti i Bolonjës
Republika Çeke Republika Çeke Universiteti i Karlit në Pragë
Finlanda Finlanda Universiteti i Helsinkit
 Franca Universiteti Paris 1 Pantheon-Sorbonë
Gjermania Gjermania Universiteti i Bonit
Holanda Holanda Universiteti i Leiden-it
Polonia Polonia Universiteti i Jagiellonit
flamuri Zvicra Instituti i lartë për studime ndërkombëtare dhe të zhvillimit, Gjenevë
Britania e Madhe Britania e Madhe Universiteti i Oksfordit
flamuri Portugalia Anëtar shoqërues: Instituti për studime politike, Universiteti katolik i Portugalisë
Spanja Spanja Anëtar shoqërues: Fondacioni Ortega Marañón (FOM), Madrid

Shih poashtu Redakto

  • Anne Dreydel, e cila në fillim i lidhi universitetet e Oksfordir dhe të Bonit

Lidhje të jashtme Redakto