Evrenozët ishin familje komandantësh ushtarakë osmanë, veprimtaria e të cilëve lidhet ngushtë me pushtimin e Shqipërisë. Evrenoz Beu luajti rol të rëndësishëm në pushtimin e Ballkanit prej osmanëve gjatë fundit të shek. XIV dhe fillimit të shek. XV. Më 1385 së bashku me bejlerbeun e Rumelisë, Timur Tashin, udhëhoqi forcat osmane në betejën e Savrës kundër Balshës II, kurse më 1389 mori pjesë në betejën e Kosovës si komandant i pararojës së ushtrisë. Pas vitit 1390 për afro 5-6 vjet drejtoi sulmet e trupave osmane për pushtimin e trevave shqiptare. Vdiq më 1417. Djemtë e tij, Ali, Isa dhe Ahmet, morën pjesë si komandantë ushtarakë në pushtimin e tokave shqiptare gjatë shek. XV.