Bayern München II (Bayern München Amateure që nga viti 2005) është skuadra e rezervave të skuadrës profesioniste gjermane Bayern München. Në sezonin 2010-11 ata luajtën në 3. Liga, duke u kualifikuar për sezonin e inaugurues në vitin 2008, kjo ligë konsiderohet si liga e tretë më e rëndësishme në futbollin në Gjermani (liga më e lartë e arritur ndonjëherë nga një skuadër rezervash) — ata luajn në Regionalliga Süd që nga themelimi në vitin 1994 e deri në vitin 2008, ku ata u kualifikuan në 3. Liga. Ata kanë fituar kampionatin Regionalliga Süd në vitin 2004. Në sezonin 2010-11, Bayern II e përfundoi kampionatin 3. Liga në vendin e fundit duke u rikthyuer sërisht në Regionalliga.
Bayern II i luan ndeshjen në stadiumin, i cili ishte stadiumi i skuadrës së parë deri në hapjen e stadiumit Olympic Stadium (München) në vitin 1972. Në sezonin 2012-13, Bayern II lëvizi në stadiumin Sportpark Heimstetten, që është stadiumi i SV Heimstetten, shkaktuar nga rinovimin e Stadion Grünwalder.