Fatos Arapi (Zvërnec, 19 korrik 1930[1] - Tiranë, 11 tetor 2018) ka qenë një poet, novelist, përkthyes dhe gazetar shqiptar. Shkrimet e Arapit janë çmuar shumë nga lexuesit dhe bashkëkohësit e tij, për të cilat ka marrë çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Emri Fatos Arapi
Lindur më 1930
Lindur në Vlorë
Kombësia Shqiptare
Shtetësia Shqiptare
Profesioni Shkrimtar, gazetar, përkthyes, ekonomist

Biografia Redakto

U lind i biri i Tol Stavre Arapit[2]Zvërnec, pranë qytetit të Vlorës, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet e larta i ndoqi në SofieBullgarisë për ekonomi, më pas u kthye të punonte në Tiranë si gazetar dhe lektor për letërsinë moderne shqipe.[1] Puna e tij e parë ishte në vitin 1953 në Komisionin e Planit të Shtetit si Kryetar i Degës së “Artizanatit dhe Industrisë Lokale”. Në vitin 1954 ai u transferua në Teknikumin Financiar si mësues i asaj shkolle (Qyteti i Nxënësve) ku dha lëndët: Statistikë, Planifikim dhe Ekonomi Politike. Ai ka punuar pedagog i Ekonomisë në Institutin Bujqësor, po kështu gjatë viteve 1959 – 1966 ka qenë pedagog i Ekonomisë Politike në Institutin e Lartë Ekonomik të Tiranës.

Në vitin 1966 u dërgua në qarkullim, në Vlorë, ku punoi si mësues i shkollës tetëvjeçare “Ismail Qemali”, rreth katër vjet (mars 1966 – gusht 1969). Në vitin 1971 ai u emërua pedagog në Fakultetin Histori–Filologji, Universiteti i Tiranës. Në vitin 1973 (pas Plenumit IV) u dërgua në shkollën e mesme të natës “Sami Frashëri”, Tiranë, ku qëndroi 10 vjet deri më 1983.[3]

Në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet "Shtigje poetike" dhe "Poezi dhe vjersha". U kritikua më 1973 për vëllimin Drama e një partizani pa emër, qëndroi për shumë kohë gati në heshtje deri më 1989.[1][4]

Në vitin 2008 e fitoi ,,Kurorën e artë,, në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Tituj të veprave Redakto

  • Shtigje poetike, 1962
  • Partizani pa emër, 1962
  • Poema dhe vjersha, 1966
  • Ritme të hekurta, 1968
  • Patat e egra, 1969
  • Dhjetori i shqetësuar, 1970
  • Dikush më buzëqeshte, 1972
  • Poezi të zgjedhura, 1974
  • Drejt qindra shekujsh shkojmë 1977
  • Shokët, 1977
  • Cipa e borës, 1985
  • Deti në mes, 1986
  • Ku shkoni ju statuja, 1990
  • Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995
  • Gjeniu pa kokë, 1999
  • Na ishte një almë, 2002
  • E sajoi reja zogun e furtunës

Përkthime Redakto

  • Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981;
  • Poezi, Pablo Neruda, 1989;
  • Safo, 1990;
  • Antologji e poezisë turke të shekullit XX, 2001.

Referime Redakto

  1. ^ a b c Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Rowman & Littlefield. fq. 16. ISBN 9780810861886.
  2. ^ "Shuhet shkrimtari i njohur Fatos Arapi". Shqiptarja.com. 11 tetor 2018.
  3. ^ Bardhyli, Alda (26 prill 2017). "Fatos Arapi, poeti është ende në qytet". "Shqip".
  4. ^ Marcel Cornis-Pope, John Neubauer (2004). History of the Literary Cultures of East-Central Europe: Junctures ..., Volume 3 (në anglisht). John Benjamins Publishing. fq. 233. ISBN 9789027234551.