Fatos Nano lindi më 16 shtator 1952 në Tiranë, është politikan shqiptar, ish kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Fatos Nano
Kryeministër i Shqipërisë
Në detyrë
29 shtator 2002 – 1 shtator 2005
Paraprirë ngaPandeli Majko
Pasuar ngaSali Berisha
Në detyrë
25 korrik 1997 – 27 shtator 1998
Paraprirë ngaBashkim Fino
Pasuar ngaPandeli Majko
Në detyrë
22 shkurt 1991 – 4 qershor 1991
Paraprirë ngaAdil Çarçani
Pasuar ngaYlli Bufi
Kryetar i Partisë Socialiste
Në detyrë
12 qershor 1991 – 3 korrik 2005
Paraprirë ngaRamiz Alia
Pasuar ngaEdi Rama
Të dhëna vetjake
U lind më19 shtator 1952
Tiranë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePS
PunësimiPolitikan, Ekonomist

Jetëshkrimi Redakto

Ai filloi karrieren e tij politike ne vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeminister i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizojë zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në po atë vit dhe të përgatise vendin për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik. Zgjedhjet në 31 Mars 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërise dhe ai u caktua përsëri Kryeministër. Pas dy muajsh ai u detyrua të jep dorëheqje. Atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste e cila ishte pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërise. Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata. Burgosja e tij u be problemi kryesor i Shqipërise post komuniste, sepse shumë socialistë besonin se kjo burgosje ishte shkase e opozicionit të Nanos ndaj qeverrisë së Berishës.

Gjatë vitit 1994 skemat piramidale po bëheshin të njohura në Shqipëri dhe rrënia e tyre në vitin 1997 shkaktoi një revoltë të armatosur të nxitur nga opozita kundër qeverisë me kërkesën për kthimin e parave të humbura në firmat piramidale. Kjo revoltë çoi në shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme nga presidenti Berisha. Nano u lirua nga burgu pas një amnistie të dhënë nga presidenti Berisha. Zgjedhjet u fituan nga Partia Socialiste. Presidenti Berisha dha dorëheqjen dhe kuvendi i ri zgjodhi president Rexhep Mejdanin. Presidenti Mejdani emëroi kryeministër Fatos Nanon. Në shator të vitit 1998 forcat e policisë së Tropojës vranë në një atentat udhëheqësin e lëvizjes studentore antikomuniste Azem Hajdari. Kjo çoi në një revoltë popullore dhe meqënëse u krye nga një segment i shtetit, e detyroi Fatos Nanon të japë dorëheqjen. Fatos Nano u gjykua i pafajshem nga nje Gjykate ne Tirane ndaj akuzave per shperdorim detyre dhe korrupsion ne vitin 1999.

Partia Socialiste vazhdoi qeverisjen e vendit dhe fitoi zghedhjet ne qershor 2001. Nano u bë Kryeministër për të tretën herë në korrik, 2002 i emëruar nga presidenti Alfred Moisiu. Në 3 korrik 2005 Partia Socialiste humbi zgjedhjet dhe shumicën në parlament. Partia Demokratike fitoi shumicën dhe kryetari i saj Sali Berisha u emërua Kryeministër i qeverisë së re. Më 1 shtator 2005 Nano dha dorëheqjen si kryetar i Partise Socialiste.

Nano kritikoi kryetarin e ri Edi Rama për stilin autoritar te drejtimit të Partisë Socialiste dhe praktikat përjashtuese të anëtarëve themelues dhe me kontribut të madh në Partinë Socialiste.

Nano kërkoi të zgjidhej si president në 8 korrik 2007 mbas mbarimit të mandatit të presidentit Moisiu, por nuk pati mbështetjen e Ramës. Shumica e deputetëve të opozitës të drejtuar nga Partia Socialiste nuk e përkrahën kandidaturën e tij dhe bojkotuan zgjedhjet. Nano mori vetëm 3 vota ndërsa Bamir Topi, kandidati i Partise Demokratike fitoi 75 vota. Megjithatë Topi nuk fitoi votat e nevojshme për tu zgjedhur president. Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit u mbajt më 10 korrik. Parlameti përsëri nuk arriti të zgjidhte presidentin, me Nanon që mori 5 vota dhe Topi 74 vota. Në raundin e tretë më 20 korrik Topi u zgjodh president.

Si deputet i parlamentit Shqiptar, Nano ka shërbyer zonën e Kucovës, Tepelenës dhe Sarandës.

Edukimi Redakto

Mbaroi gjimnazin Sami Frashëri në Tiranë. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës (Fakulteti i Ekonomisë). Në vitin 1975 kreu specializimet për Ekonomi Politike.

Në vitin 1983 me vendimin nr.81, 23 shtator 1983 të Universitetit të Tiranës merr titullin "Doktor i Shkencave" ne fushën e ekonomisë, ndërsa në vitin 2000 titullin "Profesor Doktor" në fushën e ekonomisë.

Nga Universiteti Ndërkombëtar i Milanos (Itali) në vitin 2000 dekorohet me titullin "Doktor Honoris Causa" - në fushën e Ekonomisë dhe Teknikës së Komunikimit dhe po në këtë vit merr titullin e nderit "Doktor Honoris Causa" - në fushën e shkencave ekonomike, nga Universiteti i Barit (Itali).