Federata e Atletikës e Kosovës ose shkurt FAK është shoqëri e atletëve dhe klubeve të tyre që bënë organizimin dhe mbajtjen e garave sportive nga disiplinat e atletikës në Kosovë.

Kryesia e FAK-ut përbëhet nga 11 anëtarë, në krye të cilëve është Halil Sylejmani. Pos kryesis, ka dhe elemente tjera të strukturës së organizimit të brendëshme. Zhvillon aktivitete brenda dhe jashtë Kosovës. Ndër aktivitet të tilla kohëve të fundit që janë mbajtë dallohen : Krosi i Bardhë, i mbajtur më 6 shkurt 2011 në Prishtinë ; Vrapimi i Pavarësisë mbajtur më 17 shkurt 2011 në Junik ; Pranvera Studentore i organizuar më 13 mars 2011 në Gjilan ; Gjithashtu në këto aktivitete të atletikës dallojmë edhe ; Minimaratonën e Istogut ku marrin pjesë atletë edhe nga vendet fqinje, atletë nga klube të ndryshme nga anëmbanë Kosova, që marrin pjesë në disiplina të ndryshme e në ato bëjnë pjesë edhe nxënësit e shkollave fillore të komunës së Istogut në disiplinë 1500 m.

Në ndërkohë janë duke u bërë përpjekje për të organizuar maratonën më 8 maj 2011, në Prishtinë, Prishtina half-maraton.

Lidhje të jashtme Redakto



Atletik Basketboll Boks Hendboll Futboll Karate Pingpong Shah
Volejboll Mundje Peshëngritje Alpinizëm Çiklizem Not Xhudo
 
 
 ·