Federico Bonazzoli (lindur më 21 maj 1997) është një futbollist italian i cili luan me klubin italian InternazionaleSerie A dhe me kombëtaren U–17 [2][3][1].

Federico Bonazzoli
Të dhënat vetjake
Emri i plotëFederico Bonazzoli
Datëlindja (1997-05-21) 21 maj 1997 (26 vjeç)
VendlindjaManerbio, Itali
Gjatësia1.92 m (6 ft 4 in)
PozicioniSulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri97
Karriera me të rinjtë
2001–03Ghedi[1][2][3]
2003–04Atalanta[2][3][1]
2004–14Internazionale[2][3][1]
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2014–Internazionale4(0)
Karriera ndërkombëtare
2012Italia U–159(5)
2012Italia U–161(1)
2012–2014Italia U–1717(4)
2013–Italia U–182(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 24 janar 2015

Karriera Redakto

Bonazzoli bëri debutimin e tij me skuadrën e parë më 4 dhjetor në një ndeshje të Kupës së Italisë kundër TrapanitSan Siro ku Inter fitoi me rezultatin 3–2.[4] Më 18 maj 2014, Bonazzoli bëri debutimin e tij si profesionist në Serie A me Interin në humbjen 2–1 jashë fushe kundër Chievo Veronës në ndeshjen e fundit të sezonit në ligë.[5] Kjo gjë e bëri atë debutuesin e dytë më të ri me Interin pas italianit Massimo Pellegrini i cili debutoi me Interin më dhjetor 1982.

Në ndeshjen e parë miqësore të skuadrës për sezonin 2014–15, Bonazzoli shënoi dy gola duke kontribuar në fitoren 6–1 kundër Trentinos në Stadio La Pineta më 16 korrik 2014.[6] Ai gjithashtu luajti edhe në ndeshjen e dytë miqësore në Pinzolo katër ditë më vonë kundër Pratos ku Inter fitoi me rezultatin 1–0.

Bonazzoli ishte në listën e 28 lojtarëve të thirrur nga trajneri Walter Mazzarri për dy ndeshjet play-off në Ligën e Europës kundër islandezëve të Stjarnan si një nga tre lojtarët e ardhur nga akademia.[7]

Ai luajti ndeshjen e tij të parë për sezonin 2014–15 në humbjen 2–0 në Stadio Ennio Tardini kundër Parmës më 1 nëntor 2014.[8] Ai hyri në fushën e lojës në minutën e 73 duke zëvëndësuar mesfushorin Zdravko Kuzmanović.[9]

Bonazzoli bëri debutimin e tij europian më 6 nëntor 2014 në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve kundër francezëve të AS Saint-Étienne, ku ai e nisi ndeshjen si titullar dhe luajti 66 minuta në barazimin 1–1 jashtë fushe.[10]

Stili i lojës Redakto

Bonazzoli është vlerësura shumë nga tifozët e Interit si ish sulmuesi italian Christian Vieri, me fizik dhe aftësi të mira teknike.[11]

Statistikat Redakto

Klubi Sezoni Liga Kupa Europa[nb 1] Tjetër Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Internazionale 2013–14 1 0 0 0 1 0
2014–15 1 0 0 0 1 0 2 0
Total 2 0 0 0 1 0 0 0 3 0
Karriera në total 2 0 0 0 1 0 0 0 3 0
  1. ^ Përfshirë kompedicionet e tjera, përfshirë UEFA Liga e Europës.

Referime Redakto

  1. ^ a b c d Armanini, Alberto. "Bonazzoli, il predestinato sulle orme di Balo". Bresciaoggi. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2015. Marrë më 18 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c d "Inter, ecco il rinforzo che non ti aspetti". Calciomercato.com. Marrë më 18 shtator 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c d Stefanelli, Alessandra. "Vita da Monella - L'Inter scopre Bonazzoli, l'anti-Balotelli". FcInterNews. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2014. Marrë më 18 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Pëson dy gola shqetësues, Interi kualifikohet me vuajtje". Panorama Sport. 5 dhjetor 2013. Marrë më 24 janar 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  5. ^ "Lamtumirë e hidhur për heronjtë e tripletës". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2014. Marrë më 20 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Inter hit six in first Pre-Season friendy". inter.it. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2014. Marrë më 20 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Inter's list for Europa League play-off round". inter.it. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2014. Marrë më 11 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Mallkimi i tri fitoreve ndal sërish Interin". Panorama Sport. 2 nëntor 2014. Marrë më 3 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  9. ^ "Parma vs. Internazionale - 1 November 2014". Soccerway. Marrë më 2 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Dodo nderon Interin, mbrojtja çalon ende". Panorama Sport. 6 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2014. Marrë më 7 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "FEDERICO BONAZZOLI – PLAYER PROFILE". inter1908blog.com. Arkivuar nga origjinali më 4 nëntor 2014. Marrë më 3 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto