Mehmed Fevzi bej Alizoti i njohur edhe si Fejzi Alizoti (Janinë ose Gjirokastër, 1869-1876Tiranë, 14 prill 1945) qe nëpunës i Perandorisë Osmane, kryeministër dhe disa herë ministër i shtetit shqiptar, financier në administratën austriake të vendosur në Shkodër dhe nën pushtimin italian komisar civil i Tokave të Lirueme në qeverinë Vërlaci. Gjykohet nga Gjyqi Special, dënohet me vdekje dhe pushkatohet.

Fejzi bej Alizoti
Drejtor i Përgjithshëm i administrimit
Në detyrë
22 janar – 14 mars 1914
Paraprirë ngaIsmail Qemali
Pasuar ngaTurhan pashë Përmeti
Ministër i Punëve të Brendshme dhe zëvendësisht i Luftës
Në detyrë
nëntor-dhjetor 1913 – 14 mars 1914
Paraprirë ngaHasan Prishtina dhe Mehmet pashë Deralla
Pasuar ngaEsad pashë Toptani
Ministër i Financave
Në detyrë
1916-1918 (administrata austro-hungareze); 25 dhjetor 1918 – 29 janar 1920
Paraprirë ngaHaxhi Jusuf Banka
Pasuar ngaNdoc Çoba
Në detyrë
12 shkurt – 20 tetor 1927
Paraprirë ngaSulejman Starova
Pasuar ngaS. Starova
Në detyrë
12 prill 1939 – 5 prill 1940
Paraprirë ngaKosta Marku
Pasuar ngaQemal Vrioni
Ministër i Punëve të Jashtme, zëvendësisht
Në detyrë
12 shkurt – 20 tetor 1927
Paraprirë ngaHysen Vrioni
Pasuar ngaIljaz Vrioni
Kryetar i Këshillit të Epërm Korporativ Fashist
Në detyrë
16 maj – 8 shtator 1943
Paraprirë ngaErnest Koliqi
Pasuar ngaLef Nosi
Komisar Civil i Tokave të Lirueme
Në detyrë
8 korrik – 3 dhjetor 1941
Paraprirë ngaCarlo Umiltá
Pasuar ngaTahir Shtylla
Të dhëna vetjake
U lind më22 shtator 1876
Janinë ose Gjirokastër, Perandoria Osmane
Vdiq më13 prill 1945
Tiranë, Qeveria Demokratike e Tiranës
Nënshtetësiashqiptar
Punësiminëpunës, financier

Jetëshkrimi Redakto

U lind në Janinë më 8 korrik 1869,[1] burime të tjera thonë se u lind në Gjirokastër më 22 shtator 1876, i biri i Hasan bej Alizotit dhe Zybejte hanëmit nga Kokajt e Delvinës.[2]

Mësimet e para i mori në qytetin e lindjes, ndërsa shkollen e mesme (ryzhdijen) në Janinë dhe shkollimet e larta i vijoi në Shkollën Civile e Administratës Mbretërore "Mülkiye-i-Sehahané" për ekonomi dhe administratë civile më 1891. Dërgohet me shërbim administrativ në dhe Bejrut ku dha edhe mësim historie e gjeografie në idadien e vendit. Më 1897-99 nisi si kajmekam ndër provincat arabe, ndërsa më pas më 1899-1903 në sanxhaqet e Vilajetit të Selanikut.[3] Më 1903-1904 mytesarifTripoli, më pas në Ortogrul pranë Stambollit (1904), në Korçë (1904-1906), Sardi të Kurdistanit (1906),[1] sekretar i përgjithshëm i Ejaletit të Tripolitanisë (pranverë 1907)[4] dhe zëvendësisht vali i Biltizit (1906-1908), mytesarif i Prizrenit (1908-1909), Urfa (1909), Ajdin (1910-1911), SakezEgje (1911-1912), Prishtinë (1912) deri kur pushtohet gjatë Luftës së Parë Ballkanike nga serbët.[1]

Pas një qëndrimi në Shkup dhe Selanik, shkoi në Stamboll. Në prill të 1913 u dëbua nga Stambolli si anëtar i Komitetit Shqiptar të atjeshëm dhe shkoi në Rumani. Në qershor shkoi në Shqipëri dhe në periudhën shtator-nëntor 1913 u caktua prefekt i Beratit,[1] ku zëvendësoi Mehdi bej Frashërin.[5]

Në periudhën nëntor 1913 e deri në janar të 1914 shërbeu si ministër i Punëve të Brendshme dhe zëvendësisht i Luftës.[1] Në periudhën janar-mars 1914 qe i ngarkuar Drejtor i Përgjithshëm i administrimit gjatë periudhës kalimtare në Vlorë pas dorëheqjes së Ismail Qemalit.[6] Me grupin e kryesuar nga Esad pashë Toptani, me Aziz pashë Vrionin, Mehdi bej Frashërin dhe Mehmet pashë Derallën pritën dhe i uruan mirëseardhjen Princ Vidit.[7] Nga maji deri në shtator 1914 ishte këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në shtator 1914 ishte kryeadministrator i Shkodrës, malazezët kur e pushtuan për së dyti qytetin, e arrestuan dhe burgosën korrikun e 1915.[8] Me ardhjen e ushtrive autro-hungareze janarin e 1916, u lirua dhe drejtoi drejtorinë e financave gjatë pushtim-administrimit austro-hungarez po në Shkodër deri më 1918, si drejtor financash ishte në të njëjtën kohë edhe drejtor i përgjithshëm dhe kryesonte mbledhjet e administratës qendrore shqiptare.[9] U largua nga Shkodra pas marrjes në administrim të qytetit nga francezët bashkë me krerët e tjerë që shërbyen në administratën qendrore, për t'i shpëtuar arrestimit.[10] Më 1918 mori pjesë në punimet e Kongresit i Durrësit si delegat i Beratit, prej ku doli ministër i Financave në qeverinë e Turhan pashë Përmetit.[1][2][11]

Në qeverinë 1927 drejtuar nga ministri i Drejtësisë Petro Poga, gjatë periudhës së Republikës Shqiptare, shërbeu si ministër i Financave dhe zëvendësisht i Punëve të Jashtme. Pas pushtimit italian, në prill 1939 u caktua ministër sekretar shteti i Financave në qeverinë e Shefqet bej Vërlacit, deri kur u zëvendësua nga Qemal bej Vrioni pas afro një vit[12] pasi paraqiti vetë dorëheqjen. Me propozimin e Vërlacit,[13] u emërua Ministër Shteti në Mbretërinë Italiane.[14] Më 3 qershor 1939 qe ndër firmosësit e Statutit Themeltar të Mbretnisë Shqiptare të rishikuar nga italianët.[15] Më 1940 merr pjesë në Komisionin për Rivendikimet Shqiptare, të kryesuar nga Xhemil Dino, Mustafa Kruja, Dhimitër Beratti, Tahir Shtylla dhe vetë Alizoti. Vetë do të kryesonte një nëndarje, atë të Komitetit për Rivendikimet në ish Vilajetin e Manastirit ose Komitetin e Maqedonisë dhe do të ishte anëtar i Komitetit për Rivendikimet në ish Vilajetin e Shkodrës ose Komiteti i Kufijvet me Malin e Zi.[16] Më 11 qershor 1941 Delegata e Kufinit ku ishte pjesë Alizoti, priten në audiencë nga Musolini. Më 8 korrik 1941, duke zëvendësuar Carlo Umiltá, emërohet nga komisar civil i qeverisë shqiptare në Kosovë nga Këshilli i Ministrave i Shqipërisë, pasi e emëroi që në takim Duçja. Alizoti me këtë emërim, ushtronte në viset e Kosovës, Dibrës dhe Strugës, pushtetet civile që i ishin dhënë qeverisë shqiptare nga Duçja më 29 qershor 1941.[17] Dhjetorin e 1941 me administrimin e qeverisë Kruja, posti i komisarit civil pezullohet dhe krijohet Ministria e Tokave të Lirueme, në krye të së cilës u emërua Tahir Shtylla.[18] Me dekret mëkambësor të Alberto Parianit, më datë 1 qershor 1943 u emërua anëtar i Këshillit Qendror të Ekonomisë Korporative, ndërkohë që më 16 maj 1943 qe kryetar i Këshillit të Epërm Korporativ Fashist, deri më 4 gusht 1943.[13]

U arrestua nëntor të 1944, u dënua me vdekje nga Gjyqi Special nën akuzën e "kolaboracionistit" dhe "sabotatorit të luftës kundër pushtuesit". Pushkatohet në Tiranë më 13 prill 1945.[1][19]

Referime Redakto

  1. ^ a b c d e f g Dervishi 2012, p. 76
  2. ^ a b Shehu, Eugen (8 shtator 2013). "Fejzi Alizoti, Komisari i Tokave të Lirueme Shqiptare". gazetadielli.com (në anglisht).
  3. ^ Özdalga, Elisabeth (2013). Late Ottoman Society: The Intellectual Legacy (në anglisht). Routledge. fq. 312. ISBN 9781134294732.
  4. ^ Vlora, Eqrem bej (2003). Kujtime 1885-1925. Përkthyer nga Afrim Koçi. Tiranë: IDK. fq. 205. ISBN 99927-780-6-7.
  5. ^ Ikonomi, Ilir (2016). Esat pashë Toptani: njeriu, lufta, pushteti. Tiranë: Uet press. fq. 190. ISBN 978-9928-190-91-8.
  6. ^ Ikonomi 2016, p. 249.
  7. ^ Ikonomi 2016, p. 286.
  8. ^ Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. fq. 129. ISBN 978-9928-140-54-8.
  9. ^ Vllamasi 2012, pp. 131-132.
  10. ^ Vllamasi 2012, p. 399.
  11. ^ Nosi, Lef (2007). Dokumente historike 1912-1918. Tiranë: ASH, Instituti i Historisë. fq. 288. ISBN 978-99956-10-04-3.
  12. ^ Dervishi 2012, p. 26.
  13. ^ a b Hoxha, Çelo, red. (2012). Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist I (A-Ç). Vëll. I. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 106–107. ISBN 978-9928-168-01-6.
  14. ^ Annuario del Regno d'Albania (PDF) (në italisht). Milano: Ravagnati. 1940. fq. 106.
  15. ^ Gurakuqi, Romeo (2018). Shqipëria dhe tokat e lirueme (1939-1946). Durrës: Jozef. fq. 105. ISBN 9928-241-84-8.
  16. ^ Gurakuqi 2018, pp. 290, 292.
  17. ^ Gurakuqi 2018, pp. 295-296.
  18. ^ Gurakuqi 2018, p. 311.
  19. ^ Album Historik Kushtuar Ministrave Te Financave Ne Vite. Ministria e Financave. ISBN 999-27-857-2-1.

Literatura Redakto