Fenomenologjia- metoda për të arritur dije të sigurta. Fenomenologjia është metoda për të depërtuar tek sendet dhe për ti kapur ato ashtu siç janë realisht. Ajo nuk na paraqet se çfarë është objekti, por si mund të njihet ai. Hapi i parë i saj është "epoka" - çlirimi i objektit prej mbulesave që i vesh njohja jonë nëpermjet reduktimit edietik. Hapi i dytë është "reduktimi transhendental fenomenologjik" - ribashkim i pjesëve të ndërgjegjes. [1]

Kemi disa lloje fenomenologjie:

1- fenomenologji deskriptive e cila nxit një analizë të koncepteve e dijeve të marra si të vetëkuptueshme në fusha të ndryshme të dijes.

2- fenomenologji ekzistenciale, përpjekje për të kuptuar individët dhe marrëdheniet ndërmjet tyre.

3-fenomenologjia operative e veprimit që merret me format e veprimit njerëzor dhe me gjuhën.

Referime Redakto

  1. ^ Pasho Baku: Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë, 2011, fq. 316