Festivali Evropian i Këngës 1993 ishte Konkursi i 38-të i Këngës Eurovision dhe u mbajt më 15 maj 1993 në Green Glens Arena në Millstreet, County Cork, Irlandë. Prezantues ishte Fionnuala Sweeney. Niamh Kavanagh ishte fituesi i këtij Eurovision për Irlandën me këngën, "In Your Eyes". Kjo ishte fitorja e pestë e Irlandës dhe barazoi numrin e pesë fitoreve në Eurovision të arritura nga Franca në 1977 dhe Luksemburgu në 1983. Irlanda u bë vendi i katërt që fitoi dy vjet me radhë, tre vendet e mëparshme që e bënë këtë ishin Spanja në 1968 dhe 1969, Luksemburgu në 1972 dhe 1973 dhe Izraeli në 1978 dhe 1979.

Festivali Evropian i Këngës 1993
Datat
Finalja15 maj 1993
Pritës
VendiGreen Glens Arena,
Millstreet, County Cork, Irlandë
PrezantuesFionnuala Sweeney
KryetarAnita Notaro
Mbikëqyrës ekzekutivChristian Clausen
Producent ekzekutivLiam Miller
Transmetuesi pritësRaidió Teilifís Éireann (RTÉ)
Akti hapësTregimi i Eochaid dhe Étaín në mitologjinë kelte,
Akti interval"Why Me?", performuar nga Linda Martin
"Keep Love Alive", performuar nga Johnny Logan me the Children of Millstreet and the Cork School of Music Choirs.
Pjesëmarrës
Numri i pjesëmarrësve25
Shtetet debutueseFlag of Bosnja dhe Hercegovina Bosnja dhe Hercegovina
Flag of Kroacia Kroacia
Flag of Sllovenia Sllovenia
Shtetet që kthehenAsnjë
Shtetet që nuk kthehenFlag of Federal Republic of Yugoslavia Jugosllavia
Votimi
Sistemi i votimitSecili shtet jep nga 12, 10, 8–1 pikë për 10 këngët e tyre të preferuara.
Zero pikëAsnjë
Kënga fitueseFlag of Republika e Irlandës Irlanda
"In Your Eyes"

Dy vendet e para të kësaj gare ishin të njëjta me dy vendet e para në konkursin e vitit të kaluar, duke qenë Irlanda dhe Mbretëria e Bashkuar.

Vendndodhja Redakto

Vendndodhja për edicionin e këtij viti të konkursit ishte unike, pasi Millstreet, me një popullsi në kohën e vetëm 1,500 personave, ishte qyteti më i vogël mikpritës i zgjedhur ndonjëherë për Festivalin Evropian të Këngës.

Rezultatet Redakto

Shtetet me shkronja të zeza u lejuan të konkurrojnë në Festivalin Evropian të Këngës 1994.

Rendi Shteti Artist Kënga Gjuha[1][2] Vendi Pikë
01   Italia Enrico Ruggeri "Sole d'Europa" Italisht 12 45
02   Turqia Burak Aydos "Esmer Yarim" Turqisht 21 10
03   Gjermania Münchener Freiheit "Viel zu weit" Gjermanisht 18 18
04   Zvicra Annie Cotton "Moi, tout simplement" Frëngjisht 3 148
05   Danimarka Tommy Seebach Band "Under stjernerne på himlen" Danisht 22 9
06   Greqia Katerina Garbi "Ellada, hora tou fotos" (Ελλάδα, χώρα του φωτός) Greqisht 9 64
07   Belgjika Barbara Dex "Iemand als jij" Holandisht 25 3
08   Malta William Mangion "This Time" Anglisht 8 69
09   Islanda Inga "Þá veistu svarið" Islandisht 13 42
10   Austria Tony Wegas "Maria Magdalena" Gjermanisht 14 32
11   Portugalia Anabela "A cidade (até ser dia)" Portugalisht 10 60
12   Franca Patrick Fiori "Mama Corsica" Frëngjisht, korzikisht 4 121
13   Suedia Arvingarna "Eloise" Suedisht 7 89
14   Irlanda Niamh Kavanagh "In Your Eyes" Anglisht 1 187
15   Luksemburgu Modern Times "Donne-moi une chance" Frëngjisht, Luksemburgisht 20 11
16   Sllovenia 1X Band "Tih deževen dan" Sllovenisht 22 9
17   Finlanda Katri Helena "Tule luo" Finlandisht 17 20
18   Bosnja dhe Hercegovina Fazla "Sva bol svijeta" Serbo-kroatisht 16 27
19   Britania e Madhe Sonia "Better the Devil You Know" Anglisht 2 164
20   Holanda Ruth Jacott "Vrede" Holandisht 6 92
21   Kroacia Put "Don't Ever Cry" Kroatisht, anglisht 15 31
22   Spanja Eva Santamaría "Hombres" Spanjisht 11 58
23   Qiproja Zimboulakis & Van Beke "Mi stamatas" (Μη σταματάς) Greqisht 19 17
24   Izraeli Lahakat Shiru "Shiru" (שירו) Hebraisht, anglisht 24 4
25   Norvegjia Silje Vige "Alle mine tankar" Norvegjisht 5 120

Referime Redakto

  1. ^ "Eurovision Song Contest 1993" (në anglisht). The Diggiloo Thrush. Marrë më 5 mars 2012.
  2. ^ "Eurovision Song Contest 1993". 4Lyrics.eu (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2018. Marrë më 16 shtator 2020.

Lidhje të jashtme Redakto