Fiku (Ficus carica ) është një pemë frutore që klasifikohet në familjen Moraceae.

Fiku
noform
noform
Ficus carica
Klasifikimi Shkencor
Mbretëria Bimë
Nënmbretëria Tracheobionta
Ndarja Magnoliophyta
Klasa Magnoliopsida
Nënklasa Hamamelidae
Rendi Urticales
Familja Moraceae
Gjinia Ficus
Lloji Ficus carica


Epiteti carica i referohet origjinës së tij nga rajoni Caria në Azinë e Vogël. Dëshmi për kultivimin e tij vijnë që nga qytetërimet e hershme të Palestinës dhe Egjiptit, prej nga më vonë u përhap në të gjithë pellgun e Mesdheut.

Përshkrimi Redakto

Ficus carica është një pemë ose shkurre e madhe, që rritet në një lartësi prej 7-10 metra, me lëvore të lëmuar të bardhë. Gjethet e tij janë 12-25 centimetra të gjata dhe 10-18 centimetra të gjera, dhe të ndara thellë në tre ose pesë lobe. Lulet e fikut lulëzojnë brenda kokrrës së fikut. Ato nuk duken nga jashtë. Edhe pse zakonisht kokrra e fikut quhet frut i tij, në të vërtetë frutat e fikut ndodhen brenda kokrrës së tij.

Kokrra e pjekur e fikut përmban fruta të shumta një-farësh shumë të vegjël. Kokrra është 3-5 centimetra e gjatë, me një lëkurë të gjelbër, nganjëherë e purpurt ose ngjyrë kafe kur është e pjekur. Fiku ka kapilarë me lëng si qumësht që acarojnë lëkurën e njeriut.

Përhapja Redakto

 
Një fik në bregdetin shqiptar.

Ky lloj duket se e ka prejardhjen nga një zonë e gjerë me klimë të butë dhe të ngrohtë, duke përfshirë pellgun e mesdheut deri në Azinë Qendrore (Azerbaixhan, Afganistan, Iran, Pakistan).

Kultivimi i fikut është përhapur në të gjithë rajonet tropikale dhe subtropikale. Fiku pak a shumë është natyralizuar edhe në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Prodhimi Redakto

2020
Prodhimi i fikut – 2020
Vendi (ton)
320,000
201,212
144,246
116,143
107,791
59,900
46,502
27,084
21,889
19,840
19,601
Bota
1,264,943
Source: United Nations FAOSTAT[1]

Në vitin 2020, prodhimi botëror i fikut ishte 1.26 milion ton, ku Turqia kishte 25% të prodhimit total, pasuar nga Egjipti, Maroku, dhe Algjeria. Këtë vit Shqipëria ishte radhitur në vendin e 9 me 21 889 ton të fikut të prodhuar.[1]

Galeria Redakto

Shiko dhe këtë Redakto

Literatura Redakto

  • RHS A-Z encyclopedia of garden plants. United Kingdom: Dorling Kindersley. 2008. fq. 1136. ISBN 978-1405332965. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • {cite book| title=Confronting the Classics | url=https://archive.org/details/isbn_9780871407160 | url-access=registration | author=Mary Beard| year=2013| page=128| publisher=Liveright Publishing Corporation, a division of W.W. Norton & Company | isbn=9780871407160 }}
  • Leroi, Armand Marie (2014). The Lagoon: How Aristotle Invented Science (në anglisht). Bloomsbury. fq. 244–247. ISBN 978-1-4088-3622-4.
  • Lyle, Katie Letcher (2010) [2004]. The Complete Guide to Edible Wild Plants, Mushrooms, Fruits, and Nuts: How to Find, Identify, and Cook Them (bot. 2nd). Guilford, CN: FalconGuides. fq. 96. ISBN 978-1-59921-887-8. OCLC 560560606. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Walker, Barbara (1988). The Woman's Dictionary of Symbols and Sacred Objects. Harper One. fq. 484. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Eric Brandon Roberts (2012). The Parables of Jesus Christ:: A Brief Analysis. Booktango. ISBN 9781468908800. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Landranco, Guido (2001). Mediċina popolari ta' l-imgħoddi fil-gżejjer Maltin [Popular medicine of the past in the Maltese islands] (në maltisht). Valletta, Malta: Klabb Kotba Maltin. ISBN 99909-75-97-3.

Referime Redakto

  1. ^ a b "Raw fig production in 2018; Crops/World Regions/Production Quantity from picklists" (në anglisht). UN Food and Agriculture Organization Corporate Statistical Database, FAOSTAT. 2019. Marrë më 7 qershor 2020.

Lidhje të jashtme Redakto

  Commons: Moraceae – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale