Filiz Ahmet ( lindur me 15 prill të vitit 1981) është një aktore maqedonase me prejardhje turke. Ajo është e njohur për rolet e saj si Zarife në serialin televiziv në gjuhën turke Lamtumirë Rumelia dhe Nigar Kalfa gjithashtu në serialin televiziv turk Muhteşem Yüzyıl.

Filiz Ahmet

Biografia Redakto

Filiz Ahmet e lindur në Shkup, Maqedoni është aktore me prejardhje turke. Shfaqja e parë të cilën ajo e shikoi në teatër ishte Idioti, bazuar në romanin me të njëjtin emër, shkruar nga shkrimtari rus Fjodor Dostojevski. Ajo ka zhvilluar një pasion të përjetshëm për teatër, dhe u paraqit në skenë kur ishte vetëm 6 vjeçare.

Fëmijëria e Filiz Ahmetit përkoi me Luftërat Jugosllave. Për shkak të konfliktit, familja e saj vendosi të shkojë në Suedi, dhe më vonë u kthye në Maqedoni, kur ajo ishte 15 vjeçare. Filiz Ahmeti ka diplomuar në Shkollën e Mjekësisë dhe më pas në Akademinë e Arteve të Bukura në Shkup në vitin 2003.

Filiz Ahmeti është në gjendje të flas shqip, maqedonisht, turqisht, suedisht, anglisht, serbisht dhe bullgarisht.

Karriera Redakto

Filiz Ahmeti e filloi karrierën e saj si aktore skenike ku dhe mori disa çmime të performancës. Ajo nuk kishte në plan të vepronte në ekranin televiziv, dhe orari i saj teatral i lejonte vetëm pak kohë për ndonjë gjë tjetër. Megjithatë, performanca e saj e suksesshme ndodhi në vitin 2007 kur ajo u shfaq në rolin e Zarifes në serialin televiziv "Lamtumirë Rumelia." Për ta bërë karakterin e saj më ekspresiv, Filiz Ahmeti në rolin e saj foli në dialektin turk maqedonas.[1] Pas këtij suksesi, ajo ka marrë oferta të ndryshme në serialet televizive. Projektin i saj i ardhshëm ishte Dasma e Ballkanit, ku ajo luajti rolin e Galinës në vitin 2009.[2]

Referime Redakto

  1. ^ "Cumhuriyet Portal". Cumhuriyet.com.tr. Marrë më 2013-09-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ MNV Creative Studios. "T.C. Başbakanlık Yurtdışı Türkler ve Akraba Topluluklar Bşk". ARTI90 Dergi. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 2013-09-20. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)