Flamuri i Afganistanit (Persisht: پرچم افغانستان) ka pasur shumë flamuj gjatë shekullit 20-të. Afganistani ka pasur 20 flamuj që nga viti 1709 e deri më tani. Flamuri i tanishëm është bërë nga viti 2004.

Falmuri i Afganistanit

Ky flamur eshte i njejte si rrjedhoje gjate monarkise, midis viteve 1930-1973 ne Afagnistan. Ndryshimi eshte shtesa e mbishkrimit "shahadah" ne krye ne brendesi te emblemes e shenuar ne ngjyre te verdhe. Flamuri i Afganistanit është me tri ngjyra: e zezë, e kuqe dhe e gjelbërt dhe në qendër është emblema e shtetit. Kjo embleme ka qene prezente ne shumicen e flamujve te Afganistanit ne njezet vitet e fundit. Emblema qendrore eshte emblema klasike e Afganistanit e karakterizuar nga skicimi i xhamise me mihrab-in e tij dhe shfaqjen e Makah .

Afganistani ka pasur ndryshimet me te shumta te flamurit te tij gjate shekullit te XX, se cdo shtet tjeter ne bote. Kane ekzistuar 20 flamuj te ndryshem qe nga flamuri i pare i Dinastise Hotaki (1709-1738) dinasti kjo e themeluar ne vitin 1709, e cila e shpalli Afagnistanin te pavarur.

Historia e flamujve Redakto

Viti Flamuri Notë Qeveria Shënimet'
1709–1738   2:3 Dinastia e Hotakut
1747–1842 2:3 Peranodria e Durranit Ky flamur u përdorë nën dinastin e Ahmed Shah Durranit
1826–1880 Nuk ka pasur ndonjë flamur gjatë kësaj epoke. Emirati i Afganistanit Dinastia Barakzai nuk e ka përdorë flamurin së bashku me Durranët.
1880–1901   2:3 Emirati i Afghanistanit Ky flamur u përdorë në sundimin e Abdur Rahman Khanit.
1901–1919   3:5 Emirati i Afghanistanit Ky flamur i shtetit u përdorë nën sundimin e Habibullah Khanit.
1919–1926/29   2:3 Emirati i Afghanistanit Flamuri i parë u përdorë nën sundimin e mbretit Amanullah Khan. Vula ishte i zakonshëm në Perandorinë Osmane. Afghanistani u bë mbretëri më 1926.
1926–1928   2:3 Mbretëria e Afganistanit Flamuri i dytë u përdorë nën sundimin e mbretit Amanullah.
1928   3:5 Mbretëria e Afganistanit Flamuri i tretë u përdorë nën sundimin e mbretit Amanullah.
1928–1929   2:3 Mbretëria e Afganistanit Flamuri i katërt u përdorë nën sundimin e mbretit Amanullah.
1929   2:3 Mbretëria e Afganistanit Flamuri u përdorë në sundimin e Habibullah Kalakani. Kuq, zi dhe bardhë.
1929– 27 mars, 1930   2:3 Mbretëria e Afganistanit Flamuri i parë u përdorë nën sundimin e Muhammed Nadir Shah.
27 mars, 1930 – 16 korrik, 1973   2:3 Mbretëria e Afganistanit Flamuri i dytë u përdorë nën sundimin e Muhammed Nadir Shah
17 korrik, 1973 – 8 maj, 1974   2:3 Republika e Afganistanit Flamuri i parë u përdorë për republikën e Afganistanit.
9 maj, 1974 – 26 prill, 1978 2:3 Republika e Afghanistanit Flamuri i dytë u përdorë për republikën e Afganistanit
27 prill, 1978 – 18 tetor, 1978   2:3 Republika demokratike e Afganistanit
19 tetor, 1978 – 21 prill, 1980 1:2 Republika demokratike e Afganistanit
22 prill, 1980 – 29 nëntor, 1987   1:2 Republika demokratike e Afganistanit
30 nëntor, 1987 – 26 prill, 1992 1:2 Republika e Afghanistanit
27 prill, 1992 − 6 dhjetor, 1992   1:2 Shteti Islamik i Afganistanit Ky flamur u përdorë përkohësisht pas rëzimit së qeverisë së Najibullahut. Flamuri ka pasur ngjyrë të gjelbërt, të bardhë dhe të zi. Tek ngjyra e gjelbërt është shënuar tekbiri, ndërsa në qendër shehadeti.
7 dhjetor, 1992 – 26 shtator, 1996   1:2 Shteti Islamik i Afganistanit / Aleanca veriore Dizajni është shumë i ngjajshëm me flamujt e shteteve të Lindjes së Mesme. Gjithashtu ka logo me shehadet. Më lartë shkruhet "دا افغانستان اسلامی دولت", Shteti Islamik i Afganistanit.
27 shtator, 1996 – 26 tetor, 1997   2:3 Emirati Islamik i Afganistanit
27 tetor, 1997 – 12 nëntor, 2001   2:3 Emirati Islamik i Afganistanit Flamuri ishte me sipërfaqe të bardhe dhe me shehadet.
13 nëntor, 2001 – 27 janar, 2002   1:2 Emirati Islamik i Afganistanit Flamuri ishte me emblemë dhe me shehadet.
28 janar, 2002 – 3 janar, 2004   1:2 Administrata Kalimtare Ky flamur është i ngjajshëm me atë që u përdorë gjatë monarkisë nga viti 1930 deri më 1873.
4 janar, 2004– deri më tani   2:3 Republika Islamike e Afganistanit Flamuri është i ngjajshëm me flamurin e kaluar, por ndryshimi është emblema. "دا افغانستان اسلامی دولت" Shteti Islamik është ndryshuar në "افغانستان" Afganistan.

Kreu i flamurit së shtetit Redakto

Viti Flamuri Notë Përdorimi Shënimet
1931–1973   2:3 Mbreti i Afganistanit Staneardi i mbretit afgan.
2004–present   2:3 Presidenti i Afganistanit Standardi i presidentit afgan.

Shiko edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto