Forcat Tokësore janë hallka kryesore e forcave të armatosura.Forca Tokësore ka në strukturën e saj, Komandën dhe Shtabin e FT si dhe repartet e nënrepartet me të cilat bën të mundur realizimin e misionit të saj.Komanda dhe Shtabi,Kompania e Mbështetjes së Shtabit, Qendra Stërvitore,Garnizoni “Zall-Herr”, Batalioni i 1-rë i Këmbësorisë, Batalioni i 2-të i Këmbësorisë, Batalioni i 3-të i Këmbësorisë, Batalioni Komando, Batalioni i Forcave Speciale, Batalioni i Mbështetjes së Luftimit

Forcat Tokësore Shqiptare

Stema e forcave tokësore
Aktive 1912 - Sot
Shteti FlamuriShqipëria
Aleance NATO
Tipi Ushtria
Roli Mbrojtja kombëtare
Pjesë e Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë
Komandantët
Komandanti
në detyrë
Gjeneral Brigade Ilir Xhebexhia
Stema
Indentifikim

Misioni Redakto

Mbrojtja e pavarësisë, sovranitetit, tërësisë territoriale të Republikës së Shqipërisë, pjesëmarrja në operacione humanitare, luftarake, joluftarake dhe ato të mbështetjes së paqes.

Detyra të veçanta Redakto

  • Ruajtja dhe zhvillimi i kapaciteteve për të siguruar nivel të lartë gatishmërie.
  • Trajnim të vazhdueshëm dhe të mirë për aktivizimet në detyrat që mund t’i jepen.
  • Ndihmon komunitetin në rast emergjencash humanitare. Mbështet kërkimet tokësore dhe operacionet e shpëtimit.
  • Bashkëpunon me institucione të tjera kombëtare në ndalimin e trafikimit ilegal të kontrabandës, personave, armëve konvencionale, në Shqipëri.
  • Trajnon, stërvit dhe merr pjesë me trupa në misionet e mbështetjes së paqes në kuadër të NATO, BE dhe OKB.

Historiku i FT Redakto

Forca Tokësore është njësi prioritare në strukturën e Forcave të Armatosura. Forca Tokësore u krijua më datë 29 gusht 2000, duke përfshirë në radhët e saj njësi dhe reparte me traditë me një veprimtari të pasur shumëvjeçare, të përhapura në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Në vitin 2000 në përbërje të Forcës Tokësore ishin 5 divizione këmbësorie me rreth 55 brigada dhe 300 batalione të përhapur në 167 rajone të ndryshme të vendit.

Gjatë reformimit të vazhdueshëm, Forca Tokësore pësoi ndryshime të reja. Në vitin 2006, suprimohet Forca Tokësore dhe krijohet Komanda e Forcës së Bashkuar.Në kuadër të transformimit të vazhdueshëm të Forcave të Armatosura bazuar edhe në konceptin e një ushtrie sa më të vogël në numër dhe sa më operacionale e profesioniste, më 9 dhjetor 2009 u dekretua rikrijimi i Forcës Tokësore mbi bazën e Brigadës së Reagimit të Shpejtë dhe Regjimentit Komando

Bazuar në misionin kushtetues, Forca Tokësore u përfshi në një proces transformimi të thellë e të gjithanshëm sipas koncepteve të ushtrive perëndimore. Me kalimin tërësisht të strukturave të kësaj force, nga një ushtri e shërbimit të detyrueshëm në një ushtri profesioniste është rritur niveli i operacionalitetit. Strukturat e Forcës Tokësore kanë pasur angazhime në Operacionet e Mbështetjes së Paqes në Bosnje-Hercegovinë, Irak, Çad dhe aktualisht operojnë në Herat, Kandahar, Afganistan. Forca Tokësore mban peshën kryesore në operacionet paqeruajtëse në kuadër të NATO, OKB dhe BE. Në radhët e Forcës Tokësore drejtojnë kuadro të rinj, të kualifikuar në shkollat e ushtrive të vendeve të NATO, si në SHBA, Itali, Turqi, Gjermani, Angli, Austri, etj, me të cilët kemi projekte bashkëpunimi.

Forca Tokësore ka angazhime në operacione të emergjencave civile në ndihmë të komunitetit në rast fatkeqësish natyrore, si përmbytje, zhbllokim rrugësh dhe shpërndarje ndihmash në rast rënie bore, operacione shuarje zjarresh, etj.

Forca Tokësore nga krijimi deri më sot është drejtuar nga komandantë me eksperiencë.

Nga viti 2000-2006, Forca Tokësore u drejtua nga gjeneralmajor Kostaq Karoli, nga viti 2006-2008, u drejtua nga gjeneral brigade Shpëtim Spahiu, nga viti 2008-gusht 2012, nga gjeneral brigade Viktor Bërdo. Nga gushti 2012 e në vijim, Forca Tokësore drejtohet nga gjeneralmajor Zyber Dushku.

Uniformat e Forcave Tokësore Redakto

Grada Oficer

Grada Madhore

Oficer

Grada e Lartë

Uniforma e

Stervitje

Foto

Pistoleta Redakto

Modeli Foto Kalibri Origjina Shënime
Beretta Px4 Storm   Parabellum 9×19mm   Italia Perdoren nga B.O.S
P8 Pistol   Parabellum 9×19mm   Gjermania Perdoren nga B.O.S
P12 Pistol   .45 ACP   Gjermania Perdoren nga B.O.S
Beretta 92   Parabellum 9×19mm   Italia Perdoren nga B.O.S

Automatik Redakto

Modeli Foto Kalibri Origjina Shënime
MP5   Parabellum 9×19mm   Gjermania Perdoren nga B.O.S
HK MP7   4.6×30mm   Gjermania Perdoren nga B.O.S
HK UMP   Parabellum 9×19mm   Gjermania Perdoren nga B.O.S

Pushka Automatike Redakto

Modeli Foto Kalibri Origjina Shënime
AK-47   7.62x39 mm   Rusia do zevendesohet me M4
AKM   7.62x39 mm   Rusia 3.000.000 do zevendesohet me M4
Tipi 56 7.62x39 mm   Kina do zevendesohet me M4
Heckler & Koch G3   7.62×51mm NATO   Gjermania
Heckler & Koch G36   5.56x45 mm   Gjermania Perdoren nga B.O.S
Heckler & Koch 416   5.56x45mm   Gjermania Perdoren nga B.O.S
Beretta ARX 160   5.56x45mm   Italia Perdoren nga B.O.S dhe nga

Policia Ushtarake

M4   5.56×45mm   SHBA Nga 2015 do jete arma baze e

Forcave Tokesore

Perdoren nga Batalioni i 2-të i Këmbësorisë

dhe Batalioni Komando

Modeli Foto Kalibri Origjina Shënime
M203   40x46mm SR   SHBA Montohet te Arma M4

Snajper Redakto

Modeli Foto Kalibri Origjina Shënime
SVD Dragunov   7.62x54mm   Rusia Perdoren nga B.O.S
PSL   7.62x54mm   Rumania Perdoren nga B.O.S
Sako TRG   308 Winchester   Finlanda Perdoren nga B.O.Sdhe nga RENEA
Barrett M99   12.7×99mm NATO   SHBA Perdoren nga B.O.S
Steyr HS .50   12.7×99mm NATO   Austria Perdoren nga B.O.S

Mitralozët Redakto

Modeli Foto Kalibri Origjina Shënime
ASH-78 Tip-2   7.62x39mm   Shqipëria
RPD   7.62x39mm   Rusia Perdoren nga B.O.S
PKM   7.62x39mm   Rusia
M2 Browning   12.7×99mm NATO   SHBA
DShKM   12.7x108mm   Kina Perdoren nga B.O.S

Artileria Redakto

Modeli Kalibri Prodhusi Sasi
D-44   85mm   Rusia 18
M-30 122mm   Rusia 90
M-46 130mm   Rusia 18
D-20 152mm   Kina

Anti-Tank Redakto

Modeli Foto Kalibri Origjina Sasi Shënime
RPG-7   58mm   Rusia Perdoren nga B.O.S
Hongjian-8 120mm   Kina

Mortaja Redakto

Modeli Foto Kalibri Origjina Sasi
82mm   82MM   Rusia 259
M-120 120MM   Izraeli 550
160mm   160MM   Rusia 100

Kundër-Ajror Redakto

Modeli Foto Kaliri Origjina Sasi
ZU-23-2 23mm   Rusia
KPVT 14.5mm   Rusia
M1939 61-K 37mm   Rusia
S-60 57mm   Rusia
M1939 52-K   58mm   Rusia
HN-5 72mm   Kina

Automjetet Redakto

Humvee     SHBA 150 Perdoren nga B.O.S
Mercedes-Benz G-Class
 
Mercedes Benz 290GD (1997)
  Gjermania 350 Perdoren nga B.O.S
Land Rover Wolf
 
Land Rover Defender, Trupa Detare e Holandës.
  Anglia 175 Perdoren nga B.O.S
Iveco VM 90
 
Xhandarmëria Bullgare.
  Italia 300
Fiat ACM   Italia 200

Transportues Personeli të Blinduar Redakto

Modeli Foto Prodhusi Sasi
Nexter Aravis   Franca 5+ Perdoren nga B.O.S
Nexter Titus   Franca 1+ Perdoren nga B.O.S
MRAP     SHBA 150 Perdoren nga B.O.S
International MaxxPro   SHBA 250 Perdoren nga B.O.S
BRDM-1     Rusia 35
BTR-50     Rusia 350
YW531     Kina 103
M113     SHBA 250

Makinat Luftarake të Këmbësorisë Redakto

Modeli Foto Prodhusi Sasi
BMP-1     Rusia 17
BMP-2     Rusia 50
Type-59   Kina 250

Teksti Burimor Redakto