Franck Henry Pierre Ribéry (lindi më 7 prill 1983) është futbollist francez i cili luan për klubin gjerman Bayern München. Ai ishte lojtarë në kombëtaren franceze. Ai më shumë preferon të luajë si mesfushor i krahut të majtë. Kur u bashkua me Bayern München, ai u bë i njohur si një nga lojtarët më të mirë francez të gjeneratës së tij.

Franck Ribéry

Ribéry më Francën.
Të dhënat vetjake
Emri i plotëFranck Henry Pierre Ribéry[1]
Datëlindja (1983-04-07) 7 prill 1983 (40 vjeç)
VendlindjaBoulogne-sur-Mer, Francë
Gjatësia1.70 m (5 ft 7 in)
PozicioniMesfushor i krahut majtë, Mesfushor sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Salernitana
Numri7
Karriera me të rinjtë
1989–1996Conti Boulogne
1996–1999Lille
1999–2000Boulogne
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2000–2002Boulogne28(6)
2002–2003Alès19(1)
2003–2004Brest35(3)
2004–2005Metz20(1)
2005Galatasaray14(0)
2005–2007Marseille60(11)
2007–2019Bayern München219(72)
2019–2021Fiorentina50(5)
2021–Salernitana24(0)
Karriera ndërkombëtare
2004–2006Franca U2113(2)
2006–2014Franca81(16)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera me klube Redakto

Vitet e para Redakto

Ribéry filloi karrierën e tij futbollistike në moshën gjashtë vjeçare duke luajtur për sektorin e të rinjëve të klubit amator FC Conti de Boulogne-sur-Mer.[2][3] Pas një qëndrimi shtatë vjeçar, në vitin 1996, ai u bë pjesë e klubit profesionist Lille, të cilët në atë kohë luanin në divizionin e dytë. Të Lille, ai shkëlqeu në aspektin sportiv, por shfaqi probleme disiplinore dhe akademike, gjë që bëri që klubi ta hiqte.[2][4] Në vitin 2012, në një konferencë për shtyp para ndeshjes së Bayernit në Ligën e Kampioneve kundër Lille në vitin 2012, Ribéry shpjegoi se atë e hoqën nga akademia e Lille për shkak se theu brrylin, duke shtuar se zyrtarët e klubit kishin bërë përpjekje për ta hequr më parë për shkak se ishte "shumë i vogël fizikisht".[5]

Pas largimit nga Lille, Ribéry u rikthye në vendlindje dhe u bë pjesë e klubit më të madh të qytetit, US Boulogne. Ai luajti fillimisht për një vit me ekipin rezervë dhe më pas u vendos në ekipin e parë. Ribéry luajti vetëm katër ndeshje në sezonin e tij debutues për Boulogne, e cila në kohë luantë në divizionin e katërt francez. Ekipi në përfundim të sezonit siguroi ngjitjen në Championnat National.[6] Në sezonin e tij të dytë, Ribéry u aktivizua në 25 ndeshje dhe shënoi pesë gola. Pavarësisht se Boulogne u rrëzua nga kategoria pasi e mbylli kampionatin në vendin e 17të, paraqitjet pozitive të Ribéry bënë që ai të transferohej te Olympique Alès, duke qëndruar në divizionin e tretë.[7] Në sezonin e vetëm me Alès, Ribéry luajti 18 ndeshje dhe shënoi një gol.[8]

Edhe pse Alès e mbylli kampionatin në një vend të sigurtë, ata u rrëzuan në Division d'Honneur, divizionin e gjashtë, nga DNCG asi klubi shpalli falimentimin.[9] Kjo ngjarje bëri që Ribéry të transferohej te Stade Brest, një tjetër klub që militonte në divizionin e tretë. Pas kalimit te Brest, Ribéry u konsolidua si një nga lojtarët më të mirë të kampionatit, duke regjistruar 35 ndeshje dhe 3 gola.[10] Paraqitjet e tij pozitive por edhe të ekipit bënë që Brest t'a mbyllte kampionatin në vendin e 2të, duke siguruar ngjitjen në Ligue 2.[3]

Pavarësisht suksesit me Brest, Ribéry synonte të luante në Ligue 1, e cila ishte elita e futbollit francez. Synimi i tij u realizua kur trajneri i Metz, Jean Fernandez, e solli në skuadër me parametra zero.[3] Ribéry qëndroi vetëm në gjysmën e parë të sezonit te Metz, gjatë sē cilës u shpall lojtari i muajit në gusht 2004. Goli i tij i vetëm në kampionat erdhi më 6 nëntor në barazimin 1–1 kundër Toulouse.[11] Ribéry u dallua për lojën e tij në të djathtë, duke bërë që tifozët e Metz t'a krahasonin me Robert Pires, i cili në të kaluarën kishte luajtur me klubin.[4] Pasi negociatat për rinovimin e kontratës dështuan, Ribéry u transferua në Turqi te Galatasaray, duke firmosur për tre vite e gjysëm më 1 shkurt 2005.[12]

Galatasaray Redakto

Ribéry u soll te Galatasaray nga trajneri Gheorghe Hagi; në pjesën e dytë të sezoni4 2004–05, ai luajti katërmbëdhjetë ndeshje me ekipin që e mbylli kampionatin në vendin e 3të. Gjatë kohës së tij në klub, tifozët i vendosën pseudonimin "Ferraribery", duke j'u referuar shpejtësisë së tij me top dhe shenjës në fytyrê.[13][14][15][16] Në Kupën e Turqisë, Ribéry ishte protagonist në fitoren 5–1 kundër ekipit rival Fenerbahçe në finale; ai shënoi golin e parë në minutën e 16të dhe asistoi të dytin. Ai u zëvëndësua në minutën e 52të kur Galatasaray po fitonte 3–1. Ky ishte trofeu i parë madhor në karrierën e tij.

Kalimi te Marseille dhe vendimi i CAS Redakto

Më 15 qershor 2005, Ribéry njoftoi se ai do të transferohej te Marseille në një marrëveshje pesë-vjeçare, duke u rikthyer në Ligue 1; ai gjithashtu u ribashkua me trajnerin Jean Fernandez. Ky njoftim surprizoi Galatasarayn pasi francezi kishte edhe tre vite të tjera kontratë me klubin turk, të cilët i paguan Metz 2 milion € më 30 mars për ta bërë transferimin përfundimtar.[17] Ribéry deklaroi se ai nuk kishte marrë rrogat që klubi turk i detyrohej, dhe i kërkoi FIFAs, organit qeverisës më të madh të futbollit, që t'i anullonte kontratën. Ai gjithashtu shtoi se, gjatë një pike të sezonit, ai u kërcënua me një shkop bejzbolli nga ish agjenti i tij dhe nga një drejtues i Galatasarayt.[18] Një ditë para se të njoftonte rikthimin në Francë, zyrtarët e Galatasarayt dhe trajneri Eric Gerets akuzuan lojtarin se kishte tradhëtuar klubin si dhe shtuan se do t'i kërkonin FIFAs të hetonin situatën.[17][19]

Në korrik 2005, FIFA mbajti anën e Ribéry dhe hodhi poshtë pretendimet e Galatasarayt se lojtari ishte në faj. Si kundërpërgjigje, Galatasaray njoftoi se do ta apelonte vendimin e FIFAs te Gjykata Arbitrare Sportive (CAS). Më 25 prill 2007, apeli i tyre u hodh poshtë nga gjykata e cila deklaroi në një deklaratë se Ribery kishte ndërprerë kontratën e tij me klubin turk në fund të sezonit 2004–05 për arsye të drejta dhe se Galatasaray nuk kishte të drejtë për ndonjë kompensim. Galatasaray kishte kërkuar 10 milion € kompensim nga Marseille.[20]

Sezoni 2005–06 Redakto

Pas mbërritjes në klub, Ribéry j'u dha fanella me numrin 7. Ai debutoi zyrtarisht më 30 korrik në suksesin 2–0 kundër Bordeaux, duke marrë një karton të verdhë.[21] Goli i tij i parë me Marsejezët erdhi më 17 shtator në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Troyes.[22] Dy javë më vonë, Ribéry shënoi rresht në fitoret kundër Metz dhe Nice.[23][24] Më 17 nëntor, Ribéry shënoi golin e dytë të fitores 2–1 kundër Nantes, duke mposhtur portierin kundërshtar me një gjuajtje nga rreth 35 metra distancë.[25] Ky gol u zgjodh si goli i sezonit nga tifozët.[26]

Në Kupën e Francës, Ribéry performoi mirë, fillimisht duke shënuar një dopietë në suksesin 3–1 kundër Le Havre dhe më pas një gol në fitoren 2–1 kundër Rennais në gjysëm-finale, duke ndihmuar Marsejen të shkonte në finale ku u përballën me rivalët e Le Classique, Paris Saint-Germain. Kjo ishte finalja e kupës e dytë rresht për të.

Jeta personale Redakto

Vëllezërit e tij François dhe Steve janë gjithashtu futbollist. Ai ka dy vajza me emrin Hiziya dhe Shahinez dhe dy djem me emrin Salf dhe Muhammed.[27][28] Ribéry u konvertua në Islam[29][30] dhe pas konvertimit ai e morri emrin si Bilal Jusuf Muhammed.[31][32]

Referime Redakto

  1. ^ "FIFA Club World Cup Morocco 2013: List of Players" [FIFA Kupa e Botës për Klube Marok 2013: Lista e lojtarëve] (PDF) (në anglisht). FIFA. 7 dhjetor 2013. fq. 5. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 dhjetor 2018. Marrë më 7 dhjetor 2013.
  2. ^ a b "Local celebrities: The Northern France local celebrities galery" [Të famshmit lokal: Galeria e të famshmëve lokal të Francës veriote] (në anglisht). Meeting Lille. Arkivuar nga origjinali më 28 janar 2011. Marrë më 3 prill 2010.
  3. ^ a b c "Portrait de Frank Ribéry (équipe de France)" [Portreti i Frank Ribéry (ekipi i Francës)]. CoupeMonde.fr (në frëngjisht). Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2011. Marrë më 3 prill 2010.
  4. ^ a b "The enduring tale of Scarface" [Historia e vështirë e shenjës në fytyrë]. The Daily Star (në anglisht). Marrë më 3 prill 2010.
  5. ^ "Ribéry : "J'étais trop petit pour Lille"" [Ribéry: "Isha shum i vogël për Lille"] (në frëngjisht). RMC Sport. 22 tetor 2012. Marrë më 22 tetor 2012.
  6. ^ "BOULOGNE 2000/2001" (në frëngjisht). Stat 2 Foot. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2011. Marrë më 3 prill 2010.
  7. ^ "BOULOGNE 2001/2002" (në frëngjisht). Stat 2 Foot. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2011. Marrë më 3 prill 2010.
  8. ^ "ALES 2002/2003" (në frëngjisht). Stat 2 Foot. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2009. Marrë më 3 prill 2010.
  9. ^ "Alès mis en liquidation judiciaire" (në frëngjisht). Sport.fr. 4 qershor 2003. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2011. Marrë më 3 prill 2010.
  10. ^ "BREST 2003/2004" (në frëngjisht). Stat 2 Foot. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2011. Marrë më 3 prill 2010.
  11. ^ "Toulouse v. Metz Match Report" [Raporti ndeshjes Toulouse v. Metz] (në frëngjisht). lfp.fr. Marrë më 19 mars 2010.[lidhje e vdekur përfundimisht]
  12. ^ "Ribéry ripe for Galatasaray" (në anglisht). UEFA. 1 shkurt 2005. Marrë më 1 shkurt 2005.
  13. ^ "Convert to Islam changes French mindset: Rebel Ribéry strides from sink estate to brink of greatness" [Konvertimi në Islam ndryshon mentalitetin francez: Rebeli Ribery shkon nga pasuria e lavamanit në skajin e madhështisë] (në anglisht). UK: The Independent. 6 tetor 2006. Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2010. Marrë më 3 prill 2010.
  14. ^ "Chance for Bayern's maverick to shine" [Mundësia për yllin e Bayernit për të shkëlqyer] (në anglisht). UK: The Independent. 20 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2017. Marrë më 3 prill 2010.
  15. ^ "Franck Ribery profile: 10 things you need to know about the man bookies are linking with Liverpool" [Profili i Franck Ribéry: 10 gjërat që duhet të dini për lojtarin që bastet e lidhin me Liverpoolin]. The Mirror (në anglisht). 10 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2010. Marrë më 3 prill 2010.
  16. ^ "Franck Ribery profile: 10 things you need to know about the reported Manchester United target" [Franck Ribéry: 10 gjërat që duhet të dini për objektivin e Manchester United]. The Mirror (në anglisht). 5 maj 2009. Marrë më 8 prill 2010.
  17. ^ a b "Gala demand Ribery probe" [Gala kërkon hetim për Ribéry] (në anglisht). Sky Sports. 16 qershor 2005. Marrë më 3 prill 2010.
  18. ^ "Ribery explains French switch" [Ribery shpjegon kalimin në Francë] (në anglisht). Sky Sports. 22 qershor 2005. Marrë më 3 prill 2010.
  19. ^ "Gerets hits out at Ribery" [Gerets akuzon Ribéryn] (në anglisht). Sky Sports. 25 qershor 2005. Marrë më 3 prill 2010.
  20. ^ "Galatasaray Ribery claim rejected by court" [Pretendimi i Galatasarayt mbi Ribéry rrëzohet nga gjykata] (në anglisht). ESPN FC. 25 prill 2007. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2007. Marrë më 26 mars 2008.
  21. ^ "Marseille v. Bordeaux Match Report" [Raporti i ndeshjes Marseille vs. Bordeaux] (në frëngjisht). lfp.fr. Marrë më 21 mars 2010.[lidhje e vdekur përfundimisht]
  22. ^ "Marseille v. Troyes Match Report" [Raporti i ndeshjes Marseille v. Troyes] (në frëngjisht). lfp.fr. Marrë më 21 mars 2010.[lidhje e vdekur përfundimisht]
  23. ^ "Nice v. Marseille Match Report" [Raporti i ndeshjes Nice v. Marseille] (në frëngjisht). lfp.fr. Marrë më 21 mars 2010.[lidhje e vdekur përfundimisht]
  24. ^ "Marseille v. Metz Match Report" [Raporti i ndeshjes Marseille v. Metz] (në frëngjisht). lfp.fr. Marrë më 21 mars 2010.[lidhje e vdekur përfundimisht]
  25. ^ "Marseille v. Nantes Match Report" [Raporti i ndeshjes Marseille v. Nantes] (në frëngjisht). lfp.fr. Marrë më 21 mars 2010.[lidhje e vdekur përfundimisht]
  26. ^ "Amazing goal by Ribery (Marseille vs Nantes)" (në frëngjisht). Arkivuar nga origjinali më 2021-11-17. Marrë më 21 mars 2010 – nëpërmjet YouTube.
  27. ^ "Vaterfreuden bei Franck Ribéry" [Kënaqësia e të qënit baba për Franck Ribéry] (në gjermanisht). FC Bayern München. 16 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2010. Marrë më 4 qershor 2015. {{cite web}}: Mospërputhje stampash kohore te |archive-date= / |archive-url=; sugjerohet 23 shtator 2011 (Ndihmë!)
  28. ^ Lichfield, John (6 tetor 2006). "Convert to Islam changes French mindset: Rebel Ribéry strides from sink estate to brink of greatness" (në anglisht). UK: The Independent. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2009. Marrë më 11 mars 2009.
  29. ^ Pasquet, Yannick (19 shkurt 2008). "Ribery making his mark in Germany" (në anglisht). NewsBank. Agence France-Presse. Marrë më 11 mars 2009.
  30. ^ Allen, Peter (2 maj 2012). "'It hurt my family, above all those close to me': French football star Franck Ribery speaks of his affair with underage prostitute" (në anglisht). Daily Mail. Marrë më 27 mars 2015.
  31. ^ "Frank Bilal Ribéry se muestra orgulloso de sus creencias" (në anglisht). Web Islam. 18 prill 2009. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2011. Marrë më 30 prill 2010.
  32. ^ White, Duncan (4 prill 2009). "Franck Ribery the man to challenge Lionel Messi and Barcelona" (në anglisht). Londër, UK: The Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2010. Marrë më 30 prill 2010.