Hëna ka një fushë magnetike të jashtme që është shumë e dobët në krahasim me Tokën. Ndryshimet tjera janë që në Hënë nuk ka fushë magnetike dipolare (që do të gjenerohej nga një gjeodinamo në bërthamën e vet) dhe për shkak të polarizimit magnetik të ndryshueshëm që është present është thuajse plotësisht krustal në origjinë. Sipas një hipoteze thuhet se polarizimi magnetik është fituar herët në historinë e hënës kur gjeodinamo ishte akoma në operim. Madhësia e vogël e bërthamës së hënës, sidoqoftë, është një pengesë potenciale për ta promovuar këtë hipotezë në një teori. Alternativisht, është e mundur që në një trup pa ajër si Hëna, fusha magnetike e përkohshme mund të gjenerohet gjatë përplasjeve të mëdha. Në mbështetje të kësaj, është e njohur se polarizimi magnetik krustal më i madhi është paraqitur afër antipodeve të një pellgu të madh shpërthyes. Është propozuar se një fenomen i tillë mund të rezultojë me një zgjerim të një gjenerim-përplaseje të reve plazmatike rreth Hënës në prezencë të një ambienti me fushë magnetike.[1] Për shembull, anija Chandrayaan-1 hartoi një “mini-magnetosferë” në antipodin Crisium në anën e largët të Hënës, duke përdorur instrumentin Sub-keV Atom Reflecting Analyzer (SARA). Mini-magnetosfera është 360 km rreth sipërfaqes dhe është e rrethuar nga një regjion i fluksit plazmatik 300 km i trashë që rezulton nga era solare dhe rrjedh rreth mini-magnetisferës. [2]

Fortësia e përgjithshme e fushës magnetike në sipërfaqen e Hënës e derivuar nga eksperimenti i Lunar Prospector.

Është duke u rritur një evidencë që grimca të baltës hënore mund të pluskojnë, e shkaktuar prej sipërfaqes hënore nga ndotja elektrostatike. Kjo do të mund të krijonte një “atmosferë” nate kalimtare nga pluhuri. Balta hënore po ashtu mund ta grumbullojë vetveten brenda një erë e tejdukshme. Hartuar nga ndryshimet në akumulimin e ngarkesës globale, pluhuri mbledhës natyralisht do të fluturonte nga pjesa negative e fortë e natës te pjesa e dobët negative e ditës. Efekti i kësaj “stuhie pluhuri” mund të ishte më e fortë në terminatorin e Hënës. Shumica e këtyre detajeve janë ende speculative, por misioni i NASA-së Lunar Prospector vërejti ndryshme në tensionin e hënës në pjesën e natë gjatë kalimeve të bishtave magnetik, duke kërcyr nga -200 V në -1000 V. karakterizimi i mëtejshëm do të përfundohet nga Lunar Atmosphere and Dust Environment Explorer në fund të vitit 2013.[3][4] Fleta e plazmës ka një strukturë shumë dinamike, në një gjendje të vazhdueshme të lëvizjes, kështu që orbitat e Hënës rreth bishtave magnetik mund të përfshihen rreth saj disa herë me takime të qëndrueshme kudo nga minutat në orë ose në disa ditë. [5]

Në imagjinatë Redakto

Në seritë Space Odyssey nga Arthur C. Clarke, një lapifar është gjetur në Hënë afër kraterit Tycho nga fuqia jonatyrore e fushës magnetike dhe u emëru Tycho Magnetic Anomaly 1 (TMA-1).[6]

Referime Redakto

  1. ^ L. L. Hood; Z. Huang (1991). "Formation of magnetic anomalies antipodal to lunar impact basins: Two-dimensional model calculations". J. Geophys. Res. 96: 9837–9846. Bibcode:1991JGR....96.9837H. doi:10.1029/91JB00308. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ M. Wieser, et al. (2010), First observation of a mini‐magnetosphere above a lunar magnetic anomaly using energetic neutral atoms, Geophys. Res. Lett., 37, L05103, doi:10.1029/2009GL041721.
  3. ^ Graham, William (6 shtator 2013). "Orbital's Minotaur V launches LADEE mission to the Moon". NASAspaceflight.com. Marrë më 8 shtator 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ NASA, Dwayne Brown (gusht 2013). "Lunar Atmosphere and Dust Environment Explorer (LADEE) - Press Kit" (PDF). Marrë më 2013-09-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "NASA - The Moon and the Magnetotail". Arkivuar nga origjinali më 14 nëntor 2021. Marrë më 3 prill 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Nelson, Thomas Allen (2000). Kubrick : inside a film artist's maze (bot. New and expanded). Bloomington: Indiana University Press. fq. 107. ISBN 9780253213907. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)