Gërmadhat e Kishës së Shën Varvarës

monument kulture në Kosovë

Gërmadhat e Kishës së Shën Varvarës është një monument i trashëgimisë kulturore në Kmetoc, Gjilan, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik", i miratuar me numër 02-369/63.Kisha e Shën Dhimitrit , e njohur si Kisha Varvara e Kmetocit , është datuar si e shek. XIII , në vitin 1963 , nga ish EMMK , kur edhe ësthë marrë në mbrojtje nga shteti . Ky objekt tashmë është nën përkujdesjen e Qëndresës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan për vlerat arkitetktonike që ka objekti , sikundër edhe për vjetërsinë e tij . Në të vërtetë për këtë kishë mungojnë shkrimet historike , po në këtë punim ne kryesisht do të trajtojmë aspektin arkitekturor të saj .

Gërmadhat e Kishës së Shën Varvarës
LlojiArkeologjike
VendndodhjaKmetoc, Gjilan, Kosovë
Koordinatat42°36′20.387″N 20°54′25.135″E / 42.60566306°N 20.90698194°E / 42.60566306; 20.90698194
NdërtuarMesjetë
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar02-369/63
Nr. i referencës61

Lokacioni , Shtrirja , Pozita , Sipërfaqja Redakto

Kisha Varvara ndodhet në verilindje të fshatit . Në të vërtetë , mbetjet dëshmojnë për një manastir . Thuhet se në fillim kisha e e manastirit i është përkushtuar Shën Dhimitrit e më vonë Shën Varvarës . Sipas koordinatave gjeografike , Shën Varvara shtrihet në Veri : 420^29'867 dhe në Jug : 210^32'183 . Lartësia Mbidetare e kësaj kishe është 573m , ndërsa sipas njësisë së kadastrave nr.809 dhe listë proceduese nr.207 , kisha ka një sipërfaqe prej 1639m. Kisha e Shën Varvarës në Kmetoc është me dimensione 6.50 cm x 10.70 cm , është njënefëshe. Aty pranë ndodhet edhe guri i altarit me lartlsi prej 0.60m , në të cilën ka qëndruar tryeza e altarit . Trashësia e mureve është 0.70m , e përbërë nga 2 lloj teknika të ndërtimit . Në pjesën e brendhsme të murve të kishës ka të vendosur hatulla druri në lartësi 2.20m nga niveli i dyshemesë , të cilat dallohen shumë lehtë pasi duken pjesët ku kanë qenë të vendosura , por edhe tani ka pjesë të hatullave. Muri jugor i kishës ka lartësi nga 1.28m deri në 3.95m , ndërsa muri verior i kishës ka lartësi që fillon nga ankesi 0.68m e duka vazhduar dei në 1.45m deri në lartësinë e 5.74m nga niveli i terrenit , pjesa lindore kishës në të cilën ndodhet edhe absida lartësia e mureve fillon nga 4.07m deri në 5.20m . Pjesa hyrëse e kishës ka dimensione 6.30m x 5.10m . Dritaret 0.70m x 1.20m , në lartësi 2.65m nga niveli i dyshemesë . Në pjesën tjetër ka të vendosura edhe tulla me dimensoine 5 cm x 24 cm .

Referime Redakto

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.

Lidhje të jashtme Redakto