Gështenja e egër ose emri gjenerik Aesculus hippocastanum është dru gjethrënës nga familja Sapindaceae.

Gështenja e egër
Gështenja e egër në park
Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Division:
Klasa:
Rendi:
Familja:
Gjinia:
Emri binomial
Aesculus hippocastanum

Përshkrimi i bimës Redakto

"GËSHTENJA E KALIT" (Asceolus hypocastanum)në termin popullor thirret gështenja e egër .

Është dru me gjatësi deri në 30 metra me gjethe prej 5 deri në 7 rrema, me lule të bardha ndërsa fryti është i mbështjellur me një lëvore nga ana e jashtme me ferra në të cilat zakonisht ka nga dy kokrra fare të mëdha me një ngjyrë të ndritshme të gështenjës me një shije të idhët.

Vetitë shëruese Redakto

Korja në mjekësinë popullore përdoret për mjekimin e problemeve të tretjes, etheve dhe ftohjes. Ekstrakti nga fryti përmban escin i cili i tonifikon muret e venave dhe e zvogëlon ënjtjen e këmbëve, Lulja e gështenjës së egër përdoret si preparat kundër barkqitjes.

Vetitë e  shërimit të gështenjës së kalit .
 • Gështenja e kalit ,  gështenjë e egër, pemë e familjes (Hippocastanum), rritet deri në 30 m lartësi  , me një kurorë të dendur, me degë të zhvilluara , me trung të drejtë , në fazën e lulzimit  kurora e kësaj peme  mbulohet me një lule karakteristike dhe të veçantë që përveç hijeshisë dhe dekoracionit , është shumë produktive dhe e kërkuar nga bletët dhe ka vlera të pa zëvëndësuara terapeutike . Origjina e kësaj peme është jugu  i Gadishullit Ballkant  . Nga qytetrimet e  shekullit të - XVI -  kjo pemë është perdorur për qëllime terapeutike, duke përdorur fara pjekur (frutin e sajë ), lëvoren , lulen  dhe gjethet e  gështenjës .
 • Fruti i  gështenjës së  kalit , ngjason me gështenjën e butë ( castanea   sattiva ), piqet në vjeshtë dhe pasi bie nga pema përdoret e tharë , në ambiente të posaçme për 3 deri 4 javë  ,në  një temperaturë prej 40-60 °C . Afati i ruajtjes së frutave  të  thara  është  2 vjet. Fruti i papërpunuar ka  shije astringent , e hidhur dhe është helmuese .
  • Fruti një mishtak kotyledons , i pasur  me niseshte  , sheqerna  , përmbajnë yndyrë  , acide organike, vitamina  dhe enzima . Gështenjat e papjekura  janë të pasura me vitaminë C . Druri, lëvorja  dhe gjethet përmbajnë tannins 10-16 qind.  Për fat të keq, gjatë magazinimit, ato  nuk mundë të qëndrojnë gjatë , pasi gjëndja e tyre  përkeqësohet me shpejtësi. Zierje e frutave  të thata, dhe çaji i gjetheve rekomandohet në sëmundjet inflamatore të sipërme të traktit respirator, dhe gjethet e  freskëta - ilaç i përkryer për kollës së mirë .  Frytet dhe gjethet  e gështenjës  mund të përdoren në sëmundjet e traktit gastrointestinal, edemë e lidhur me sëmundje të veshkave, gjakderdhje të hundës .  Tretësira e  alkoolit nga lule të thata   është bërë obligim për dizenteri kronike dhe rrufë e fshikëzës .  Në mjekësinë popullore  , lulet  , gjethet dhe farat e gështenjës së kalit përdoren si një antipiretik dhe astringent, si dhe për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme reumatike.  

• Levorja mblidhet në pranverë, duke hequr atë nga degët 3-5-vjeçare pasi degët e pemëve krasiten me kujdes duke ruajtur formën e kurorës pa e dëmtuar . Thahen në hije në një ambient të ajrosur ose të ventiluar , amballazhohen mundësisht në qese letre ose pëlhure për tu mbrojtur nga lagështia , pluhuri dhe myku .

 • Gjethet gështenjës mund të vilen  nga fundi i majit deri në shtator , para rënies së gjetheve. Pemët e rinj  të gështenjës  2–3 m në lartësi , janë më të përshtatshme për mbledhjen e gjetheve . Mbledhja e gjetheve  nuk i shkakton pemës ndonjë dëm. Tharja e gjetheve bëhet në hije ,  nën strehën e çatisë, në tharëse ose në dhomat me ventilim të mirë, duke përhapur një shtresë jo më shumë se 10 cm të trasha. Në 2-3 ditët e para për të përshpejtuar e tharjen  rrotullohen  1-2 herë në ditë krejtësisht. Kur gjethet janë  tharë plotësisht , ruajnë  një ngjyrën e gjelbër dhe të zbehtë , kanë një erë të këndshme dhe shije subastringent  .  

 • Lulet e gështenjës së kalit , mbledhja e tyre bëhet pasi ato të jenë çelur plotësisht , duhet të thahet në hije në ambiente të pastra , të ajrosura ose të ventiluara , Pas tharjes amballazhohen me kujdes në qese letre os pëlhure , duke i mbrojtur nga pluhrat , lagështia  , insektet , mizat , merimangët dhe dëmtues  të tjerë .

Përdorimi Redakto

Ekstrakti nga fryti i gështenjës së egër në formë të zheles ose kremit përdoret për tonifikimin e venave të këmbës dhe trajtimin e hemoroideve.

Galeria Redakto

Lidhje të jashtme Redakto