Garbhagriha ose Garbha gruha (garbha gṛha) (në sanstritisht: गर्भगॄह) është sanctum sanctorumi, shenjtërorja më e brendshme e një Tempulli hindu ku qëndron murti (ikona ose statuja) e hyjnisë kryesore të tempullit. Fjalë për fjalë fjala do të thotë "dhoma mitër", nga fjalët sanktritisht garbha që do të thotë mitër dhe griha që do të thotë shtëpi. Në këtë dhomë lejohet të hyjë vetëm priftërinjtë (pujarit).[1][2] Megjithëse termi është i lidhur shpesh me tempujt hindu, gjendet gjithashtu në tempujt xhainistë dhe Budistë.

Besimtarë duke u lutur në Garbhagrihan e Tempulli Chennakesava në Belur, që bartë ikonën e hyjnisë hindu Vishnu

Arkitektura Redakto

 
Garbhagriha në Pattadakal me ikonën Lingam të hyjnisë Shiva

Në tempujt me një kullë ose Vimana, kjo dhomë është e vendosur drejtpërdrejtë nën të dhe dy prej tyre formojnë aksin kryesor vertikal të tempullit. Së bashku këto mund të kuptohen si përfaqësime të aksit të botës nëpër Malin Meru. Garbhagriha është zakonisht edhe në aksin kryesor horizontal të tempullit që përgjithësisht është një aks lindje-perëndim. Në këta tempuj ku është edhe një aksi i kryqëzuar, garbhagṛha është përgjithësisht në pikëprerjen e tyre. Përgjithësisht garbhagriha është një dhomë pa dritare pothuajse në errësirë, e krijuar posaçërisht kështu për ti fokusuar mendjet e besimtarëve mbi format e prekshme të hyjnisë brenda saj. Hyrja e garbhagrihas mund të jetë e kufizuar vetëm për priftërinjtë që kryejnë shërbimet aty.

Hinduizmi Redakto

Arkitekturën Dravidiane, garbhagriha mer formën e një vimane miniaturë me veçori të tjerë vetëm të arkitekturës tempullore të Indisë Jugore si muri i brendshëm bashkë me murin e jashtëm që krijojnë një pradakshina (korridor për ecje rituale rreth shenjtërores) përreth garbhagrihas. Hyrja është tepër e dekoruar. Garbhagriha e brendshme u bë një strukturë e veçuar, më e zbukuruar në mënyrë të rafinuar përgjatë kohës.[3] Më shpesh garbhagriha është katrore dhe qëndron mbi një plintë, vendndodhja e të cilës llogaritet të jetë në pikën e baraspeshës dhe harmonisë tërësore pasi ajo është një paraqitje në miniaturë Universit. Në qendër vendoset imazhi i hyjnisë.[4] Girbhagriha në gjuhën tamile quhet Karuvarai që do të thotë brendësia e shenjtërores. Fjala karuarai do të thotë 'dhoma mitër’. Fjala 'karu' do të thotë mitër ndërsa ‘arai’ do të thotë dhomë. Në këtë dhomë lejohen të hyjnë vetëm priftërinjtë. Por ndonjëherë, për tempujt e hyjneshave femërore, garbagriha është drejtkëndore. Për shembull në tempullin Varahi Deula në Chaurasi. Struktura e tanishme e shumicës së këtyre tempujve është një vimana me dy kate me një garbhagriha katrore dhe një korridor për ecjen rituale, një ardha-mandapa dhe një maha-mandapa më të ngushtë.[3]

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ "Architecture of the Indian Subcontinent - Glossary". Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2012. Marrë më 24 janar 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Templenet - Glossary". Marrë më 29 janar 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b "Temple Architecture". Marrë më 24 janar 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Thapar, Binda (2004). Introduction to Indian Architecture. Singapore: Periplus Editions. fq. 43. ISBN 0-7946-0011-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia Redakto

  • George Michell: Monuments of India; Penguin Guides, Vol. 1, 1989.
  • Thapar, Binda (2004). Introduction to Indian Architecture. Singapore: Periplus Editions. fq. 43. ISBN 0-7946-0011-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto