Getoar Aliu (lindi më 13 qershor 1991) i njohur si Getinjo ose Ghetto, është këngëtar dhe kompozitor shqiptar nga Kosova..

Biografia Redakto

Getinjo lindi në Ferizaj më 1991, por në vitin 1993 familja e tij emigroi në Gjermani në qytetin Bocholt. Atje u rrit në një frymë evropiane dhe përjetoi një jetë ndryshe prej të tjerëve. I dashuruar me muzikën, në vitin 2002 publikoi shkrime dhe poezi të ndryshme në festivale shkollore.

Në vitin 2004, Ghetto kthehet në Kosovë në vendlindjen e tij në Ferizaj dhe aty filloi të inspirohet për jetën dhe veprimtarinë e tij të ardhshme. Ai filloi të shkruante tekste të ndryshme mbi rrugën, pjesën e jetës që la pas dhe mbi çdo gjë që e rrethonte. Ai pati inçizimin e këngës së parë në vitin 2007 në një studio professionale në Prishtinë.

Diskografia Redakto

  • 2013: Kaos
  • 2013: Femna
  • 2014: NO
  • 2014: My Love
  • 2015: Lavire
  • 2015: Sjena mo (me Eva)
  • 2015: Kukllat (me Endri)
  • 2016: Njeri (me Nika)
  • 2016: O moj pare
  • 2016: Monster (me Baby G)
  • 2016: Tony Montana (me Mozzik)
  • 2016: Ku je (me Kida)
  • 2017: Helem
  • 2017: Sexy

Lidhje të jashtme Redakto