Gjeli i egër (Tetrao urogallus). Ben pjese ne familjen e Tetraonidae.

Gjeli i egër
Klasifikimi shkencor e
Unrecognized taxon (fix): [[Tetrao]]
Lloji:
[[Template:Taxonomy/Tetrao]][. T. urogallus
Emri binomial
T. urogallus
Linnaeus, 1758

Gjatësia Redakto

60-87 cm, krahët e hapur: 87-125 cm.

Përshkrimi Redakto

Shpend shumë të mëdhenj. Meshkujt janë me ngjyrë të errët dhe tre herë më të mëdhenj se femrat. Ngjiten në fluturim me zhurmë shumë të fortë të krahëve. Fluturimet janë të shkurta, të shpejta dhe në vijë të drejtë. Gjeli i egër është i famshëm për sjelljen e mahnitshme flirtuese të meshkujve, qafën e gjatë që e mban drejt dhe bishtin e ngritur kur krekoset. Mashkulli ka sqep të rëndë, të përkulur, me ngjyrë të verdhë. Femrat janë ngjyrë kafe me vija të zeza në kraharor.

Përhapja dhe habitati Redakto

Jetojnë në zona malore, në pyje halorë ose të përzier, zona me pisha të vjetra në vende shkëmbore, etj. Në fund të pranverës zbresin në livadhe ku meshkujt bëjnë paradat flirtuese.

Riprodhimi Redakto

Folezimi nis nga fundi i prillit. Femra lëshon 7-11 vezë, inkubacioni zgjat 24- 26 ditë dhe të vegjlit janë të aftë për fluturime të shkurtra kur mbushin moshën 2-3 javore. Janë të aftë të fluturojnë plotësisht pas 2-3 muajsh.

Ushqimi Redakto

Hanë hala pishe dhe bredhi, gjethe dhe gonxhe lulesh.

Zëri Redakto

Në mbrëmje dëgjohet kënga “ko-krekkorok”. Meshkujt kanë një kakarisje të ngadaltë e të përsëritur “grak”. Në agim, kënga përbëhet nga tinguj dysh kërcitës, që përshpejtohen në një tingull që dëgjohet si ”kork-pop”, të shoqëruara menjëherë nga fërshëllima të mprehta dhe rrahje të zhurmshme të krahëve. E gjithë kënga zgjat 5-7 sekonda. Mund të dëgjohet deri në 200-300 m largësi.