Britania e Madhe ndodhet në pjesën perëndimore të Evropës, ishujt e saj në të cilët hynë dhe një e gjashta pjesë e ishullit të Irlandës shtrihen në mesë të Atlantikut veriorë dhe detit veriorë në veri të Francës.

Sipërfaqja e përgjithshme e Britanisë është 244,820 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 54 00 V, 2 00 L. 3,230 km2 të kësaj sipërfaqeje janë ujore ndërsa 241,590 km2 tokë me një vijë bregdetare prej 12,429 kilometrave.

Vija kufitare tokësore e Britanisë është vetëm 360 km dhe atë në ishullin irlandez me Irlandën.

Klima është e ndikuar nga rrymat e ajrit të shkaktuara në oqean dhe kryesisht mbizotëron një mot i vranët pothuajse gjatë gjithe vitit.

Relievi i Britanisë përbëhet kryesisht nga një terren malorë i ulët dhe nga rrafshi bregdetarë. Në pjesët lindore dhe juglindore terreni është më shkëmborë. Pika më e ultë e Britanisë gjendet nën nivelin e detit 4 metra në Fens (The Fens) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,343 metrave në Ben Nevis në pjesën perëndimore të vendit.

Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyr guri, nafta, gazi natyrorë, hekuri, lëkura, zinku, ari, kripa, kalku, gipsi, silici etj.