Kosova
Kontinent Evropë
Rajoni Balkan
Sipërfaqe 10,887km²
Qyteti me popullsi më të madhe të Sipërfaqe Prishtina
Kufijtë 700.7 km
Vendet me të cilat kufizohet Shqipëria 111,8 km,
Maqedoni 158,7 km,
Malit të Zi 78,6 km,
Serbi Qendrore 351,6 km2
Pika më e lartë Gjeravica, 2,656 m
Pika më ulët Vermica, 275 m
Sipërfaqja më e madhe ujore Liqeni i Gazivodës 9.1 km²
Tokë: Malet, Kodrat, 2 madh Rrafshin

Kosova gjendet në Evropën juglindore, qendër të Gadishullit Ballkanik. Nëpër territorin e Kosovës kalojnë rrugët që lidhin detin Adriatik, detin Egje me brendinë e Gadishullit Ballkanik. Kosova në vijë ajrore më së afërmi e ka detin Adriatik vetëm rreth 100 km.

Pozita gjeografike Redakto

Prishtina është kryeqyteti i Kosovës nga qendrat e tjera të Gadishullit Ballkanik është 90 km nga Shkupi, 120 nga Nishi, mbi 200 nga Sofja rreth 300 km Tirana dhe Beogradi, rreth 350 Selaniku, pastaj me Podgoricën dhe Sarajevën diçka më larg. Edhe gjatë historisë nëpër Kosovë kalonin rrugë të rëndësishme, qoftë nga Adriatiku (Lezha), nga veriu (Evropa Qëndrore-Beogradi), nga lindja (Stambolli) ose nga jugu (Selaniku). Kosova ka formë shumë të përshtatshme. Në skajet e saj shtrihen malet e larta, të mesme dhe të ulëta, ndërsa në pjesët e brendshme janë fushat, luginat dhe malet e ulëta. Kosova ka një sipërfaqe prej 10.887 km2. me sipërfaqe është vend i vogël, më i vogël se Shqipëria për 2,6 herë.

Kosova kufizohet me Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi. Kufiri i Kosovës me vendet fqinje kryesisht kalon nëpër male dhe ka karakter natyror. Edhe pse është kufi natyror, ai nuk është etnik sepse rreth kufirit të Kosovës jetojnë shqiptarët në trojet e veta. Por në Shqipëri shqiptarët jetojnë edhe në krahinën e Plavës-Gusisë, Rozhajës dhe në Pështër, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanovcë në Karadakun e Kumanovës, Karadakun e Shkupit, në Fushën e Shkupit,në malet e Sharrit, në fushën e Pollogut. Kosova ka lidhje të shumta me shtetet fqinje, disa rrugë me Serbinë, dy me Maqedoninë, tri me Shqipërinë, nje me Malin e Zi. Përmes hekurudhës Kosova lidhet me Maqedoninë dhe Serbinë, kurse përmes aeroportit të Prishtinës lidhet me shumë vende të botës.

Tërësia tokësore Shqiptare Redakto

Popullit shqipatrë gjatë gjithë historisë i kushtoi shtrenjtë pozita e volitshme gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Si popujt e Lindjes ashtu edhe ata të Perëndimit tërësinë tokësore të shqiptarëve e kishin bërë udhëkryqin më të ngarkuar të planetit. Prandaj këtë truall vazhdimisht e kanë rrahur besime, ideologji dhe politika të ndryshme, që është pasuruar shpirtërisht nga kulturat e të dy anëve, por edhe është rrezikuar nga interesat e tyre të kundërta.

Ndërtimi gjeologjik Redakto

 
Malet e Sharrit
 
Prevalla

Kosova edhe pse ka një sipërfaqe të vogël ka përbërje të llojlljshme gjeologjike me shkëmbinjë prej kohërave më të vjetra e deri në epokën më të re gjeologjike. Hapësira e Kosovës në aspektin tektonik ndahet në disa zona:

  • Zona Dardane (Rodope) Kësaj zone i takon pjesa lindore e Kosovës. Në lindje hasen shkëmbinjtë metamorfik, serpentinorë, shtresa vullkanogjene e Trepçës, e cila përmbanë xehrore plumbi, zingu etj.
  • Zona e Vardarit, kësaj zone i takojn viset në anën e majt të lumit Vardar.
  • Zona Dinarite, kësaj zone u takon pjesa perëndimore e Kosovës.Dinaritet e brendshme – Mali Mokna, mali i Thatë dhe Bjeshkët e Nemuna janë të përbëra në pjësën më të madhe prej gëlqerorëve të mezozoikut. Përveç gëlqerorëve hasen edhe konglomeratet, kuarcitet, rënorët, argjilet, pastaj shtresat vullkanogjne etj.
  • Zona e Korabit në Kosovë i takon pjesës se Sharrit dhe pjesës jugore e basenit të Dukagjinit. Këtu shtresat e mezozoikut kanë përhapje të gjerë. Ato e përbëjnë Koritnikun, Cvilenin, Oshllakun etj.
  • Shkëmbinjtë më të vjetër të erës së kembriut në hapsirën e Kosovës janë shistet kristalore në pjesën më lindore të Kosovës.
  • Shesat paleozoike janë gjetur në Sharr, në Bjeshkët e Nemuna, në Mokan dhe në rrethinën e Trepçës.
  • Shkëmbinjtë magmatik të moshës së paleozoikut janë granitet e masivit të Bujanocit dhe të zonës së Sharrit. Shkëmbinjtë mezozoik në Kosovë kanë shtrirje të gjerë dhe paraqiten si shtresa gëlqerore.
  • Shtresat e terciarit në Kosovë gjenden në basenin e Kosovës, të Dukagjinit, të Drenicës, të Llabit dhe të Anamoravës. Të kohës së terciarit janë edhe derdhjet vullkanike të Stantërgut, Kishnicës, Janjevës, Strezocit, Novobërdës dhe Moravës së Binçës.
  • Formacionet neogjene janë zhvilluar liqenet me shtresa të thella të qymyrit dhe krijesat vullkanogjene. Shtresat e miocenit i kanë mbushur basenet e Dukagjinit, të Moravës së Binçës, të krivarekës. Këto shtresa janë të përbëra prej argjili, ranorëve, zhavorit, konglomerateve, gëlqerorëve, tufeve etj.
  • Shtresat e pliocenit i kanë mbushur basenet e liqeneve ujëëmbël të Kosovës, të Dukagjinit, të renicës, anën perëndimore të basenit të Anamoravës dhe bregoret e ulëta. Formacionet e pliocenit përbëhen prej zhavorit, argjileve ranore, më rrallë prej rënorëve, argjilit lapor dhe shtresave të thella të qymyrit.
  • Formacionet e kuaternarit në Kosovë i mbulojnë pjesët e rrafshta dhe shtretërit e lumenjëve, sidomos të Drinit të Bardhë, të Sitnicës, të Moravës së Binçës etj., pastaj terracat lumore, rrafshet aluiviale, shtresat deluviale, materialet morenore etj.

Relievi Redakto

Artikulli kryesor : Relievi i Kosovës

Relievi i Kosovës përbëhet prej vargmaleve, maleve, fushëgropave dhe luginave (të krijuara me lëvizje tektonike, forma erozive dhe akumulative) etj.

Malet përbëjnë rreth 63% të territorit dhe ndahen në disa grupe: malet periferike dhe qëndrore, të larta, të mesme dhe të ulëta.Malet periferike kanë pozitë skajore në formë vragmalesh,grupmalesh,dhe malesh të veçuara.

Klima Redakto

Artikulli kryesor : Klima e Kosovës

Klima e Kosovës ka lidhje me pozitën gjeografike të saj. Shtrirja në gjerësinë e mesme gjeografike, klima e Kosovës varet nga sasia e nxehtësisë që vjen nga Dielli, afërsia e detit Adriatik, lugina e Vardarit, hapja ndaj veriut, lartësia mbidetare mbi 400m, shtrirja e maleve të larta në perëndim, jug e veri dhe e maleve të ulëta e të mesme në lindje e juglindje.

Rrethanat e tilla gjeografike ndikojnë që klima e Kosovës të ketë tipare të veçanta në pjesën perëndimore e lindore, në fusha, kodrina e male. Pra, veçoritë klimatike ndryshojnë nga perëndimi në drejtim të lindjes dhe prej veriu kah jugu. Për të kuptuar më mirë veçoritë klimatike të Kosovës duhet njohur elementet e klimës si: diellosjen, temperaturën, reshjet, shtypjen atmosferike, erërat. Malet periferike kanë pozitë skajore në formë vargmalesh dhe malesh të veçuara. Malet qëndrore janë më të ulta , zënë më pak sipërfaqe dhe shtrihen në territorin e Kosovës . Ka klimë të ndyshueshme kontinentale.

Hidrografia Redakto

Artikulli kryesor : Hidrografia e Kosovës

Hidrografia është element i rëndësishëm natyror. Pasuria në ujërat sipërfaqësor dhe nëntokësore varet nga përbërja gjeologjike.(shtresat ujëmbajtëse e ujëlëshues), format e relievit, klima (temperatura, reshjet, erërat etj), mbulesa vegjetative dhe ndikimi i njeriut në rregullimin e shtretërve dhe shfrytëzimit të ujit për nevoja të ndryshme. Kosova ka rrjet mjaft të pasur të lumenjëve ku më të rendësishmit janë: Drini i bardhë,Ibri,Lepenci,Sitnica etj.Gjithashtu është e pasur edhe me liqene(artificiale)si :Liqeni i Batllavës,Liqeni i Badovcit,Liqeni i Ujëmanit etj.

Tokat Redakto

Artikulli kryesor : Tokat e Kosovës

Në territorin e Kosovës për shkak të llojllojshmërisë së relievit, përbërjes gjeologjike, kushteve klimatike, hidrografike, floristike dhe veprimit të njeriut për kohë të gjatë historike, janë formuar toka të ndryshme, e një pjesë e tyre edhe ka pësuar ndryshime. Mirëpo pjesa më e madhe e territorit ( 56%) është e mbuluar me toka të cilësisë së dobët, një pjesa tjetër e konsiderushme (29%) është me toka të cilësisë mesatare dhe pjesa më e vogël (15%) me toka të cilësisë së mirë. Tokat e cilësisë së mirë dhe mesatare zënë rreth 44% të fondit të tokës dhe ato përbëhen prej tokave humusore 11% (kryesisht në Rrafshin e Kosovës),tokave të murrme karborante 8.4%, aluviale 7.8%, smonicave,renzinave dhe tokave të zeza.

Bota bimore e shtazore Redakto

Artikulli kryesor : Bota bimore dhe shtazore e Kosovës

Relievi i llojllojshëm, përbërja e larmishme pedologjike, klima e llojllojshme dhe pasuria me ujëra , kanë ndikuar në llojllojshmërinë e botës bimore dhe shtazore të Kosovës. Hapja e sipërfaqeve nën pyje, kullosa e livadhe si dhe prerja e pandërprerë e pyjeve, dukshëm e kanë varfëruara pasurinë bimore dhe shtazore. Bashkësia e bimëve livadhore është mjaft e pasur, sidomos në pjesën perëndimore, ku ka më shumë livadhe e kullosa për shkak të reshjeve më të shumta dhe mundësisë së ujitjes së sipërfaqeve nën livadhe. Drunjtë endemik të vjetërsisë terciare janë disa: rrubulli, arneni, pisha e bardhë, pisha e zezë dhe selvia. Sipërfaqja e tokës së Kosovës është e ndarë në 2 pjesë, në pjesën e parë kemi tokë bujqësore e cila përmbush kriteret për bujqësi, ndërsa pjesa tjetër e tokës është e mbuluar me male, gjë qe mohon kushtet për zhvillimin e bujqësisë në ato pjesë. Sipërfaqja më e mirë për bujqësi është Rrafshi i Dukagjinit dhe Fusha e Kosovës, mirëpo këto sipërfaqe janë të zëvendësuara me rrugë, shtëepi,ndërtesa, kjo është arsyeja pse Kosova nuk mund t'i mbush nevojat e veta ushqimore.

Lidhje të jashtme Redakto