Gjimnazi është shkollë e mesme e tipit të përgjithshëm. Kohëzgjatja e mësimeve në gjimnaz ne shtetin shqiptar zakonisht zgjat 3 vite.Viti 10,11,12. Ne vitin e 12 kryhen provimet perfundimtare.Gjimnazi i përgatit nxënësit për studime universitare.

Gjimnazi Askola në Monninkylä, Askola, Finlandë

Historiku Redakto

Gjimnaz (gre. gymnasion) quhej shkolla e Athinës e shek. VI-IV p.e.s. Aty mësonin djemtë e familjeve të pasura të moshave 16 deri 18 vjeçare. Me kalimin e kohës ky term do të përhapet edhe në Evropë. Në Gjermani do të lind një lloj i gjimnazit i tipit të ri të reformuar. Ideator i tij do të jetë pedagogu gjerman Johannes Sturm (shih). Në Shqipëri dhe rreth saj, ky tip i shkollës do të duket vetëm në fillim të shek.XX.

Duke filluar nga shek. XIX në disa vende Evropiane për shkollat e mesme, krahas termit gjimnaz u përdorën edhe termat "lice" dhe "kolegj ".

Shih edhe Redakto