Gjon Kastrioti (vdekur më 1437) ka qenë një fisnik arbër nga familja e Kastriotëve dhe babai i heroit të ardhshëm kombëtar shqiptar, Skënderbeut. Sundonte viset mes kepit të Rodonit dhe Krujës dhe arrinte të kishte deri në 2,000 kalorës në gatishmëri.

Emri Redakto

Në dokumentacionin e kohës së tij emri i figuron në trajta të ndryshme sipas gjuhëve në të cilat janë shkruar dokumentet. Ndër letërkëmbimet apo shkresat e tjera serbe emri i shkruhej në trajtat sllave Ivan ose Juvan, prej ku edhe turqishtja osmane e kohës përkufizonte territoret e tij Juvanli (viset e Juvanit). Kurse në dokumentet latine radhiten trajtat Juani, Juanus dhe së mbrami Joannus nga Barleti.[1]

Biografia Redakto

U lind në gjirin e një familjeje fisnike të Arbërisë kur politikat e brendshme të vendit ndikoheshin më së shumti nga Republika e Venedikut dhe Perandoria Osmane, e para kontrollonte shumicën e tregjeve të vendit, e dyta kishte bërë vasalë nën hyqmin e saj një nga një zotërit e vegjël dhe të pavarur të vendit. Zotërit e kohës duhet të drejtpeshoheshin mes këtyre dy fuqive të kohës dhe në mesin e tyre fërkoheshin për të ndikuar territorin. Së bashku me Koja Zaharinë, Dhimitër Jonimën dhe të tjerë vasalë arbërorë të Osmanllinjve, u prinë personalisht pasuesve të tyre në betejën e Ankarasë më 1402.[2] Rënia e Balshajve dhe Topiajve përkoi me zgjerimin dhe fuqizimin e shtetit të Gjonit, sidomos pas disfatës në Ankara. Në këtë kohë zotërimet e tij u shtrinë drejt detit. Në vitin 1406 ishte bërë partner i rëndësishëm i shteteve tjera si Raguza dhe Venediku me të cilët kishin shkëmbyer ambasadorë dhe të cilët i referoheshin si zot "shumë i fuqishëm". Për shkak të pushtetit të tij të fuqishëm shërbeu si garant i marrëveshjes së nënshkruar midis Venedikut dhe Balshajve më 1408.[3]

Gjatë luftës midis Venedikut dhe Balshës III, Gjoni mbajti anën e këtij të fundit. Në vitin 1420 ai nënshkroi një akt tregtar me Raguzën nëpërmjet të cilit u siguronte tregtarëve të saj lëvizje të sigurt nëpër territorin e tij. Pas vdekjes së Balshës ndërmori masa për të mbrojtur interesat e vendit. Pas rrethimit të Shkodrës nga ushtria e Stefan Llazareviqit, Gjoni dërgoi trupat te tij në rajonin e Shkodrës dhe siç tregon në një letër dërguar Venedikut e mbrojti qytetin e Lezhës nga pushtimi dhe ishte i gatshëm t'i ndihmonte venedikasit të dëbonin trupat serbe nga Shkodra.[4]

Siç ishte zakon ndër fisnikët shqiptarë, djemtë e tij iu morën peng nga oborri osman për tu siguruar që Gjon Kastrioti të mos i luftonte turqit dhe të ishte besnik ndaj Perandorisë osmane.

Në vitin 1430, Gjon Kastrioti udhëhoqi një kryengritje të pasuksesshme kundër osmanëve në qytetin e Krujës.

Vdekja e tij në vitin 1442 nxiti Sulltan Muratin e II të pushtonte shpejt zonën qëndrore të Shqipërisë, Krujën.

Gj. Kastrioti, sipas hetimeve historike, ndërroi jetë para vitit 1430. Sipas kësaj piste hetimesh, më nxjerë në rezultatin se Gj. Kastrioti nuk e lejoi Perandorinë që të i rrëmbente Katër djemtë e tij, por përkundrazi; Ai luftoi (ndoshta deri në frymën e fundit) për vehten dhe të tjerët në mbrojtje të Atëdheut dhe Familjes.

Mirpo ky fakt nuk rezultonë në asnjë Defterë (Dokumentë) që të ketë mbijetuarë deri në ditët e sotshme. Dhe kjo është diçka e natyrshme nga pikpamja historike, duke qënë se pala fituese (në këtë rastë Perandoria Osmane), nuk ka lejuarë që qëndresa mbrojtëse e Kastriotëve të shkruhej ndër dokumenta historiografike perandorake. Kjo ndodhëte shpesh në gjirin e palëve fituese të luftërave. Me fjalë të tjera si mund të lejonte Sulltani që të dukej i dobët para syve të Botës, që një Princë i thjeshtë Shqiptarë kishte guxuarë të e sfidonte pushtetin e tij.

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Vehbiu, Ardian (17 nëntor 2008). "Gjon apo Ivan". peizazhe.com. Marrë më 18 maj 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Fine 1994, p. 422.
  3. ^ Xhufi 2002, p. 316
  4. ^ Xhufi 2002, p. 320-321

Bibliografia Redakto

Literatura Redakto

Lidhje të jashtme Redakto