Gjuha kopte

faza e fundit e gjuhës egjyptiane

Koptishtja ose koptikja egjyptiane, është fazë e fundit e gjuhës egjiptiane, një gjuhë veriore afrikano-aziatike e folur në Egjipt të paktën deri në shekullin e XVII-të si gjuhë zyrtare.[1] Gjuha egjyptiane filloi të shkruhet në shekullin e I të e.sonë me alfabetin koptik, që ishte një adaptim i alfabetit grek, të cilit i ishin shtuar gjashtë ose shtatë shenja nga demotik-ja, që përfshinin tingujt e gjuhës egjyptiane që ajo greke i nuk kishte.[2]

Pllak me mbishkrim në koptisht

Koptishtja ka disa dialekte të dallueshme, ku më të shquar e të cilave janë Sahidik, me origjinë nga Egjypti i Epërm dhe Bohairik me origjinë nga delta perëndimore e Nilit në Egjyptin e Poshtëm.

Koptikja dhe Demotikja janë të lidhura ngushtë gramtikisht me gjuhën egjyptjane të vonë, e cila shkruhej me hieroglifet egjyptiane. Koptishtja lulëzoi si gjuhë letrare nga shekulli i II deri në të XIII-tin, ndërsa dialekti bohairik i saj vazhdon të jetë një gjuhë liturgjike për Kishën Ortodokse Koptike të Aleksandrisë.  Ajo u zëvendësua nga gjuha arbo-egjyptiane si një gjuhë e folur në fillim të periudhës moderne, por përpjektjet për ta rivitalizuar atë janë bërë që në shekullin e XIX-të. 

Mbishkrim i shekullit V-VI me liturgji në koptisht nga Egjypti i Epërm

Referimet Redakto

  1. ^ Coptic Encyclopedia; http://cdm15831.contentdm.oclc.org/cdm/ref/collection/cce/id/520
  2. ^ Reintges 2004.