Gordon Tullock (13 shkurt 1922 - 3 nëntor 2014) ka qenë një ekonomist i famshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë profesor Ekonomie dhe Ligji në Universitetin George Mason në Virginia. Ai është i njohur për punën e vet mbi Teorinë e Public choice, aplikimin e mendimit ekonomik në çështjet politike - fushë në të cilën ai ka qenë një nga figurat kryesore.[1][2]

Gordon Tullock

Biografia Redakto

Gordon Tullock u lind në Rockford, Illinois.

Ai vdiq në 3 nëntor 2014 në moshën 92 vjeçare në Des Moines, Iowa, SHBA.[3]

Edukimi Redakto

Ka marrë një J.D. (Juris Doctor) nga Universiteti i Chicagos në vitin 1947 dhe një Ph.D. honoris causa po nga i njëjti universitet në vitin 1994. Është nominuar Distinguished Fellow i American Economic Association (1989).

Karriera Redakto

Tullock gjatë karrierës së vetë akademike ka botuar mbi 150 artikuj shkencorë dhe është autor i mbi 23 librash, mes të cilëve spikasin: The Politics of Bureaucracy (1965), Private Wants, Public Means (1970), The Logic of the Law (1971), The Vote Motive (1976; 2006), Autocracy (1987), Rent Seeking (1993), The Economics of Non-Human Societies (1994), On Voting: A Public Choice Approach (1998).

Tullock ndër të tjera është i famshëm për librin The Calculus of Consent: Logical Foundations of Constitutional Democracy (1962), shkruar së bashku me ekonomistin fitues të Çmimit Nobel në Ekonomi James M. Buchanan - që konsiderohet një nga veprat klasike që themeluan shkollën e Zgjedhjeve Publike (Public choice).

Hipotezat e Tullockut, Ligjet e Tullockut dhe Paradokset e Tullockut kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Teorisë së Zgjedhjes Publike dhe kanë hapur horizonte të reja për shkencën ekonomike dhe Sociobiologjinë.

Në vitin 1996, Gordon Tullock u bë redaktori i parë i revistës Non-Market Decision Making, e specializuar në botimet ekonomike. Më vonë revista u riemërtua Public Choice

Në vitin 1996 u zgjodh në Hall of Fame (Sallën e famës) të American Political science Review.

Botime të rëndësishme Redakto

  • James M. Buchanan & Gordon Tullock, The Calculus of Consent: Logical Foundations of Constitutional Democracy, 1962.
  • Gordon Tullock, Rent seeking, 1987.
  • Gordon Tullock, "The Welfare Costs of Tariffs, Monopolies and Theft", Western Economics Journal, 1967.
  • Gordon Tullock, Public Decisions and Public Goods, 1967.
  • Gordon Tullock, The General Irrelevance of the General Impossibility Theorem, 1967.

Shiko dhe Redakto

Referime dhe shënime Redakto

  1. ^ Public Choice, Vol. 71, 1991. 
  2. ^ Gordon Tullock Arkivuar 17 tetor 2011 tek Wayback Machine, Economics, About.com
  3. ^ Gordon Tullock (1922-2014), CafeHayek, 4 nëntor 2014

Lexime të mëtejshme Redakto