41°29′N 20°33′E / 41.48°N 20.55°E / 41.48; 20.55

Gostivar
Гостивар
Qytet
Pamje nga bulevardi Meleardi
Pamje nga bulevardi Meleardi
Popullsia
 • Gjithsej35,847
Emri i banorëveGostivaras
{{{postal_code_type}}}
1230
TargatGV
Faqja zyrtaregostivari.gov.mk

Gostivar, (maqedonisht: Гостивар/ Gostivar) është qytet dhe qendër e komunës së GostivaritMaqedoninë e Veriut. Shqiptarët sot përbëjnë mbi 90% të popullatës së Gostivarit.

Sahat Kula

Pozita gjeografike

Një panoramë të Pollogut
Sahat Kula në Gostivar

Gjeografia Redakto

Natyra mahnitëse, toka, pozita e volitshme gjeografike, mbi 500 m lartësi mbidetare, me gurgullimën e burimit të lumit Vardar, aty në perëndim të Maqedonisë së Veriut, i rrethuar nga dy fortesa, Sharri dhe Mali i Thatë, dhe me shumë karakteristika të tjera, shtrihet i qetë me banorët e tij qyteti i shumë ngjarjeve gostivari.

Historia Redakto

 
Ditë pazari në prill të vitit 1911 në Gostivar

Rreth qytetit te Gostivarit dhe për Gostivarin janë thurrur shumë legjenda me versione të ndryshme bazuar nga pushtuesit e periudhave të ndryshme. Sipas dokumentit të vetëm nga epoka antike tek historiani Tit Livi (59 p.e.s – 17 p.e.s) thuhet se mbreti i fundit i Maqedonisë Pasai (179 – 163) me 10.000 ushtarë pas pushtimit të Uskanës (Kërçovës) pushton qytezën DrauDAK që më pas të pushtohej Oneji (Tetova). Nga këto të dhëna mund të kuptohet se qyteti i vjetër DrauDAK i cili ka pasur rëndësi të madhe, është gjendur në mes të Kërçovës dhe Tetovës, d.m.th. Gostivari i tanishëm.

 
Garat e pelivanave në qendrën e Gostivarit në vitin 1916

Në vitin 1850 gjeologu dhe ballkanologu Ami Beu në përshkrimet për Tetovën në mes tjerave në një pjesë thotë se në Pollog gjendet “fshati i madh” Gostivari.Gostivari gjatë periudhes së perandorisë osmane ka qenë pjesë e Sanxhakut të Prizrenit. Ndërsa si qytet Gostivari për herë të parë është përmendur në dy shkrimet e shekullit XIX. Sipas tyre ky vendbanim i Pollogut ka formuar çarshinë e vet (qendrën) kurse e marta ka qenë ditë pazari. Në vitin 1874 qyteti ka pasur 400 shtëpi, rreth 2000 banorë, ndërsa në fund të shekullit të njëjtë 3500 banorë.

 
Çarsija e Gostivarit në vitin 1920

Bazuar në shkrimet e Abdylhaqim Doganit, Gostivari merr emrin nga vajza e ardhur nga Tivari që për vendbanim ka zgjedhur këtë qytet. Në gjuhën lokale vajza është gocë edhe atë nga Tivari, prandaj del emri Gostivar nga goca e Tivarit.

Si dëshmi e emrit Gostivar origjinë sllave mund të marrë faktin që në Republikën Çeke në kuadër të Pragës kryeqytetin Pragë (zona 15) është e vendosur lagje dhe zonë të synuar që quhet Hostivarzh (Çeke: Hostivař), i cili në të kaluarën ka qenë një vendbanim i ndarë, dhe në regjistrat gjermane të shekullit të 12-të mund të gjenden edhe nën emrin Gostiwar [1]. Duke pasur parasysh se në gjuhën çeke zë të butë për zëvendësim x d (p.sh. Praha - Praga) emri i kësaj lagjeje të madhe në juglindje Pragë është në të vërtetë Gostivar, dhe njohja e fjalëve është pothuajse e njëjtë (maqedonisht: гости (gosti - guests), mysafirët e Çekisë: hoste) lirë për të konkludojmë se Gostivar emri që mund të gjendet edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Republikën Çeke është me origjinë sllave.

Demografia Redakto

  • Nacionaliteti Numri Përqindja
  • Shqiptar 54038 66.7%
  • Maqedonas 15877 19.6%
  • Turq 7991 9.8%
  • Rom 2237 3.8%
  • Vlleh 15 0.01%
  • Serb 160 0.19%
  • Boshnjakë 39 0.04%
  • Të tjerë 685 0.84%
  • Gjithsej 81042 100%

Kultura Redakto

 
Shtëpia e kultures në Gostivar

Gostivari është i njohur për kulturën e tij, duke marrë parasysh artistët e mëdhenj që kanë dal prej këtij qyteti, si ato të aktrimit, muzikës popullore e sidomos të asaj "Electronic" - (meqë janë të parët dhe të vetmit shqiptar në këtë drejtim.

Politika Redakto

  • Kryetar i Komunës së Gostivarit është Arben Taravari, kandidat i ASH-së i iniciativës qytetare. Kryesues i këshillit komunal është ..., nga lista e zgjedhësve, që edhe ka shumicë në këshillin komunal.

Gostivari në vitin 1997 Redakto

Ne vitin 1997 filloi nje konflikt mes qytetarve dhe policis maqedonase

Sporti Redakto

Shiko dhe këtu Redakto

Lidhje të jashtme Redakto