Greva e urisë e ish të përndjekurve politikë (2012)

Greva e urisë e ish të përndjekurve politikë është një grevë që nisi më 21 shtator 2012Tiranë nga rreth 20 ish të përndjekur politikë gjatë viteve të komunizmit. Greva nisi vetëm për qëllime ekonomike, pasi kërkojnë që shteti shqiptar ti paguajë për vitet e vuajtjes në burg (2000 lekë për çdo ditë burgim).[nevojitet citimi]

Pamje nga grevistët

Gjatë grevës, dy grevistë Gjergj Ndreca (51 vjeçar) dhe Lirak Bejko (47 vjeçar) i vunë zjarrin vetes me benzinë në shenjë proteste për neglizhencën që po u bëjnë strukturat shtetërore. Greva u mbyll në ditën e saj të 31-të.

Greva u dënua pothuajse nga të gjitha degët e shoqatave të të përndjekurve politikë si një grevë politike e nxitur dhe organizuar nga Partia Socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama për të rrëzuar qeverinë.[1]

Ecuria e grevës Redakto

  • 21 shtator - nis greva e urisë nga rreth 20 ish të përndjekur politikë.
  • 8 tetor - vetëdigjet Gergj Ndreca.
  • 10 tetor - vetëdigjet Lirak Bejko[2].
  • 13 tetor - Forumi Shqiptar Amerikan për Demokraci organizoi një manifestim solidariteti në Nju Jork, në mbështetje të grevistëve të urisë. Ish-këshilltari i qytetit të Nju Jorkut dhe miku i "Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane" mbajti një fjalim që tregon solidaritetin me grevistët e urisë dhe u kërkoi pjesëmarrësve të mos heshtin në lidhje me kauzën e tyre[3].
  • 14 tetor - Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian tha në një intervistë "Unë e kuptoj se ata janë duke kërkuar kompensim për vuajtjet që kanë duruar në burgun e regjimit komunist. Unë shpresoj se qeveria do t'i ndjekë dhe do të përpiqet për të zgjidhur këtë situatë, sepse kur qeniet njerëzore vuajnë, atëherë është e nevojshme që situata të merret në mënyrë të qartë se me të gjithë seriozitetin.[4]"
  • 14 tetor - Lavdosh Beqo, 81 vjeçari me nënshtetësi franceze deklaroi: "Ne do të qëndrojmë deri në vdekje dhe nuk do ta lëmë sakrificën e dy miqvë tanë, që u vetëdogjën të kalojë kot".
  • 14 tetor - Vetëm tre gazetarë dhe një fotograf u lejuan të vizitojnë çadrat e grevistëve. Atë ditë, 50 gazetarë protestuan para zyrës së Kryeministrit, duke denoncuar mungesën e qasjes në grevë dhe refuzimin e qeverisë për të dëgjuar kërkesat e grevistëve[5].
  • 15 tetor - Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha deklaron se një ish trafikant drejton grevën e ish të përndjekurve dhe se Partia Socialiste kur ishte në pushtet dëmshpërbleu financiarisht Ramizin dhe Nexhmijen, por jo ish të dënuarit e regjimit [6][7], ai pretendoi se greva e tyre ishte politike dhe udhëhiqej nga një kriminel ordiner, i cili dikur drejtonte një shtëpi publike në Tiranë ku brutalisht shfrytëzoheshin gra dhe vajza.[8] Ai vazhdoi duke thënë se "për fat të keq, ky grup përfaqëson vetëm Skënder Tufën, Edi Ramën, Gramoz Ruçin dhe ish-Presidentin Bamir Topi"[9].
  • 2 nëntor - Ndërron jetë Lirak Bejko, protestuesi që u vetëdogj më 10 tetor.[10]

Rererenca Redakto

  1. ^ "Të përndjekurit: Distancohemi, greva është politike". Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2012. Marrë më 7 nëntor 2012.
  2. ^ "Second former political prisoner sets himself on fire in Albania" (në anglisht). Montreal Gazette. Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2013. Marrë më 2012-10-15.
  3. ^ "Shqiptarët e Amerikës, protestë para OKB-së pro grevistëve të urisë". Gazeta Tema. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2012. Marrë më 2012-10-15.
  4. ^ "Strike a tragic situation" (në anglisht). Top Channel. Arkivuar nga origjinali më 3 shkurt 2016. Marrë më 2012-10-15.
  5. ^ "Ex politican prisoners vow fast to death" (në anglisht). Balkan Insight. Marrë më 2012-10-15.
  6. ^ "Berisha: Një ish trafikant drejton grevën e ish të përndjekurve. PS dëmshpërbleu financiarisht Ramizin dhe Nexhmijen, por jo ish të dënuarit e regjimit". Gazeta55. Marrë më 2012-10-13.[lidhje e vdekur]
  7. ^ "berisha-greva-drejtohet-nga-pijanece-bixhozxhinj-e-kriminele-skender-tufa-ngriti-bordello-ne-mes-te-tiranes". Gazeta Tema. Arkivuar nga origjinali më 18 tetor 2012. Marrë më 2012-10-15.
  8. ^ "Greva ish-të burgosurve, Berisha: Është politike, udhëhiqet nga një kriminel ordiner". Gazeta Shekulli. Arkivuar nga origjinali më 17 tetor 2012. Marrë më 2012-10-15.
  9. ^ "Strike led by incriminated people". Top Channel. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2013. Marrë më 2012-10-15.
  10. ^ Ish-të përndjekurit, ndërron jetë Lirak Bejko, pamjet kur u vetëdogj Arkivuar 23 qershor 2013 tek Wayback Machine nga BaklanWeb.

Lidhje të jashtme Redakto