Dramaturgu i dinastisë YuanKinës Guan Hanqing ka qenë një ndër shkrimtarët më të mëdhenj në historinë e letërsisë dhe të dramaturgjisë të Kinës. Tragjedia e krijuar prej tij: “Padrejtësia ndaj Dou Ë-së” ishte shfaqur dhe vazhdon të shfaqet me madhështi për 700 vjet me radhë dhe është përkthyer në shumë gjuhë, që përhapen gjerësisht në vende të ndryshme të botës.

Guan Hanqing jetoi në dinastinë Yuan të shekullit 13-të. Ai ishte i zgjuar dhe me humor, i pashëm, i ditur dhe i talentuar, ishte i aftë për recitimin e vjershave, për interpretimin e veglave muzikore, si të fryellit etj., dhe për valle, shah, gjueti etj. Guan Hanqing jetoi gjatë në kryeqytetin e dinastisë Yuan, kishte punuar në spitalin perandorak, por ai nuk kishte interes për mjekësinë, kurse për krijimin e skenarëve kishte plot entuziazëm. Asokohe përhapej në dinastinë Yuan një lloj gjinie dramatike si “estradë”, që duke pasuruar përmbajtjet e rapsodive, pasqyronte gjerësisht edhe realitetin shoqëror. Kështu si të pasurve e aristokratëve, ashtu edhe njerëzve të thjeshtë u pëlqente shumë kjo “estradë”. Por Guan Hanqing krijonte estradë jo për argëtim të aristokratëve, por kishte qëllim të tregonte vuajtjet e banorëve të thjeshtë.

Asokohe politika e dinastisë Yuan ishte e errët dhe e kalbur, shoqëria ndodhej në tronditje, kontradiktat klasore dhe kontradiktat nacionale ishin shumë të dukshme, çështjet e padrejta ishin të panumërta, banorët e kombësive të ndryshme kalonin një jetë shumë të mjeruar. Guan Hanqing ushqente simpati ndaj banorëve që jetonin në shtresën më të ulët të shoqërisë, ai dha dorëheqjen nga posti i funksionarit dhe thellohej në shtresën më të ulët të shoqërisë për t’u njohur me jetën e popullit. Me anën e estradës, kësaj forme artistike, ai kishte demaskuar errësinë e realitetit, duke shprehur edhe idealin e tij shoqëror.

Guan Hanqing i njihte mirë vuajtjen e popullit, i njihte mirë edhe gjuhën popullore, njëkohësisht kishte talentin e shquar artistik. Të gjitha këto i shërbyen atij si vitalitet i krijimtarisë. Asokohe rapsodët kishin pozitë shumë ulët në shoqëri, kurse Guan Hanqing shkonte shpesh me ta, bile i drejtonte personalisht vetë si regjisor shfaqet dhe luante edhe si aktor. Në një këngë të krijuar prej tij, ai vetëpërshkruhej kështu: “ Unë jam si një tas bizele të bronzta, që nuk avullohen dhe zihen në ujë, nuk piqen dhe shtyhen në zjarr.” Prandaj veprat e tij jo vetëm pasqyronin thellë realitetin shoqëror, por në to mbizotëronte edhe fryma e lartë luftarake. Nën pedën e tij, populli punonjës jo vetëm rënkonte në mes të vuajtjeve, por tregohej edhe fryma e tij e drejtë, e guximshëm e kundërshtimit. Vepra tragjedike e famshme e Guan Hanqingut : “Padrejtësia ndaj Dou Ë-së” ishte vepra reprezentative e tij e famshme.

Në estradën: “Padrejtësia ndaj Dou Ë-së” flitej historiku i hidhur i një vajze të re Dou Ë. Gjatë qindra vjetëve kjo dramë ka qenë e preferuar dhe mirëpritet ende edhe sot nga spektatorët, u përfshi në listën e 10 tragjedive klasike të Kinës, është përkthyer edhe në shumë gjuhë të huaja dhe është e përhapur gjerësisht në mbarë botën.

Guan Haqing kur ishte gjallë, ka qenë edhe udhëheqës i qarqeve operistike të Kinës. Estradat e krijuara prej tij jo vetëm kishin inkurajuar punonjësit të ngriheshin më këmbë për të luftuar kundër shtypjes, por kanë ushtruar edhe ndikime kolosale për krijimtarinë operistike të mëvonshme. Gjatë gjithë jetës së tij Guan Hanqing shkroi 67 estrada, por tani janë ruajtur vetëm 18 prej tyre. Guan Hanqing ishte shumë i aftë për të skulpturuar figura tipike të njerëzve, për të përshkruar mendimet psikologjike të ndërlikuara, ndër dramaturgët e operistikët klasikë kinezë nuk kishte asnjeri që dinte të krijonte kaq shumë figura të qarta të njerëzve.

Krijimtaria operistike e Guan Hanqingut zuri vendin e rëndësishëm në historinë e operave dhe në historinë e letërsisë kineze, duke u quajtur “paraardhësi i estradave të dinastisë Yuan” ; edhe në historinë e letërsisë e arteve botërore Guan Hanqing gëzonte famë të madhe, duke u quajtur “Shekspiri oriental”.