Guljejmi i Adamit (frëngjishte mesjetare: Guillaume Adae; anglisht: William Adam; 1270 - ~ 1341) ka qenë misionar i urdhërit domenikan, shkrimtar dhe arqipeshkv katolik frëng.

Jeta Redakto

Guljelmi i Adamit lindi rreth vitit 1270 në jug të Francës, studjoi në Condom deri më 1302.

Në vitin 1307 u gjend në Konstandinopojë. Nga viti 1314 deri më 1317 është njëri prej gjashtë domenikanëve të dërguar nga Papa Gjoni XXII për në Persi. Megjithatë, mendohet se Guljelmi ka qenë në Persi edhe para vitit 1314, gjatë pontifikatit të Klementit V.

U transferua në Smirna më 1318, ku shërbeu si ipeshkëv. Më 1322, me ngritje, u emërua arqipeshkëv i Soltanijes në Persi.[1]

Më 26 tetor 1324 u emërua arqipeshkëv i Tivarit në Diokle. Pas një mospajtimi me Papën, hoqi dorë nga pozita e arqipeshkvit. Në këto vise shkroi për Shestanin dhe katarët.

Mendohet se është autori i një dokumenti të 1332 (për të cilin mendohet se mund ta ketë shkruar edhe murgu Brokard) që dëshmon shkrimin e gjuhës shqipe. Megjithëse referenca ndaj shkrimit është e qartë, është e vagullt nëse teksti mëton shkrimin e gjuhës shqipe me shkronja latine apo thjesht libra të shkruar në latinisht.[2]

Referime Redakto

  1. ^ "Kërkim "ADAM, GUILLAUME" në Encyclopaedia Iranica". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Elsie, Robert (2003). Early Albania: a reader of historical texts, 11th-17th centuries. Harrassowitz. fq. 28–30. ISBN 978-3-447-04783-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)