Guri i Bardhë është një fshat në Mat, Shqipëri.

Guri i Bardhë
Popullsia
 • Gjithsej700


Histori Redakto

Skeda:Guri b15 Guri i Bardhe.jpg
Guri i Bardhe

Guri i Bardhë është një fshat i vogël malor që shtrihet përmbi Luginën e Matit. Akoma nuk dihet ndonjë datë ekzakte që përkon me themelimin e këtij fshati, por nga ato të pakta gërmime dhe zbulime që janë bërë në këtë fshat, nxjerrin në pah ekzistencën e tij të hershme. Janë gjetur vegla pune prej guri që përkojnë me kohën e përdorimit të gurit. Gjithashtu janë zbuluar varreza shumë të vjetra me sende simbolike të ndryshme dhe me pllaka guri të gdhendura.

Në këtë fshat ndodhet një kala e quajtuar Kalaja e Petralbës. Kalaja gjendet poshtë në pjesën e poshtme të fshatit Guri Bardhe dhe përmbi fshatin Fshat. Është e ngritur në një kreshtë malore 778 m dhe nuk ndodhet larg nga Kalaja e Xibrit.

Sipas supozime të ndryshme dhe gojëdhënave, mendohet se kjo kala është ndërtuar pas shembjes (rrënimit) së asaj të Xibrit. Të dyja këto kala ndodheshin në rrëzë të rrugës kryesore, Dibër - Qafë Murrize - Durrës. Marin Barleti për këtë kala thotë: "Ky është një qytet i vogël në Mat, i ndërtuar në majë të një mali dhe që s'i trembet asnjë fuqie armike, përveç urisë".

Kjo kala sëbashku me Kalanë e Skënderbeut (e quajtur ndryshe Kalaja e Stelushit) në Varosh, kanë qenë dy qytetet kryesore të Gjon Kastriotit, të atit të Skënderbeut. Kalaja e Gurit Bardhë (Petralba), paraqiste një interes tepër të madh në kohën e principatës së Kastriotëve dhe për nga interesi vinte e dyta pas asaj të Stelushit.

Populli se në këtë qytezë mbante familjen Gjon Kastrioti dhe se këtu ka lindur edhe heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu). Sërish sipas Barletit : "Në këtë kala, kalonte verën dhe vjeshtën e shoqja e Skënderbeut".

Flitet se në fundin e shekullit të XV dhe në fillimin e shekullit të XVI, Guri Bardhë për numrin e shtëpive të banimit, renditej pas Shkodrës, e cila kishte 282 shtëpi. Prizreni kishte 557, Gjirokastra 302 dhe Kruja 128 shtëpi, ndërsa qytete më të zhvilluara, si Elbasani dhe Berati, nuk i kalonin 100 shtëpi.

Guri Bardhë më së shumti u bë i njohur nga fundii shekullit të XVI me shkrimtarin e madh të asaj kohe, Pjetër Budi, i cili lindi në vitin 1566, në këtë fshat. Mësimet e para i mori në fshatin ku lindi dhe mendohet se në Gur të Bardhë, qëndroi deri në moshën 21 vjeçare. Më pas bëhet prift dhe në vitin 1587 emërohet famullitar në Kosovë. Më vonë shërben për rreth 17 vite me radhe si zëvendës i përgjithshëm për dioqezat katolike të Serbisë. Në vitin 1604 kthehet përsëri në Shqipëri, ku emërohet si peshkop i Sapës dhe i Sardës. Ndërsa fundi i jetës së tij qe tragjik, pasi e mbytën pabesisht në lumin e Drinit.

Gjeografia Redakto

Guri Bardhë shtrihet në pjesën Juglindore të Luginës së Matit dhe në anën Verilindore te Republikës së Shqipërisë, në një lartësi mesatare 825 m mbi nivelin e detit.

Ky fshat ka një terren tepër të thyer.

Demografia Redakto

Guri Bardhë e ka po thuja se 700 banorë (në 2015) , por nuk dihet për siguri. Popullata ti ksaj fshati po shkon poshtë sepse te rinjt jan tu emigru ne per qytete te tjera ose shtete te tjera.

Ekonomia Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Shih dhe këte Redakto