Habeas corpus është një normë/veprim ligjor që kërkon që një person nën arrest të dali para një jurie apo një gjyqtari, si një e drejtë themelore e individit për proces të drejtë gjyqësor[1][2]

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në paragrafin 4 ka dispozitën "habeas corpus", e cila i jep cdo personi të arrestuar ose të ndaluar të drejtën "të bëjë ankim në gjykatë me qëllim që kjo e fundit të vendosë, brenda një afati të shkurtër, për ligjshmërinë e ndalimit të tij dhe të urdhërojë lirimin, në qoftë se ndalimi është i paligjshëm". Procedura duhet të jetë e tillë që t’u japë mundësi të dyja palëve të shprehen, dhe të dyja palët duhet të kenë barazi armësh, çfarë do të thotë që personat e ndaluar dhe avokatët e tyre duhet të kenë akses në dokumentet bazë, mbështetur në të cilat është kërkuar ndalimi. "Brenda një afati të shkurtër" nënkupton që nuk duhet të ketë vonesa të pajustifikuara për ngritjen e procedruave para gjykatës (si për shembull, vonesa në përkthimin e dokumenteve të përdorura në proceset gjyqësore). Në rast se ndalimi urdhërohet nga një gjykatë, në përgjithësi kjo e përmbush këtë të drejtë. E drejta përfshin normalisht të drejtën periodike të hapjes së një procedure rishikimi për ligjshmërinë e ndalimit.[3]

Referime dhe shënime Redakto

  1. ^ "Habeas corpus". Merriam-webster.com. 2012-08-31. Marrë më 2017-05-23. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "What is Habeas Corpus". ExpertLaw. 2016-07-24. Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2019. Marrë më 2017-05-23. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "E drejta për liri dhe siguri - Toolkit - www.coe.int". Toolkit. Arkivuar nga origjinali më 14 prill 2023. Marrë më 2023-04-14.

Lidhje të jashtme Redakto